Mittwoch, 5. Juni 2013

Ragip Dragusha

Ragip Dragusha ka lindur në Shkodër në vitin 1953 . Rrjedh nga një familje tregtare qytetare shkodrane, ku regjimi komunist keqpërdori origjinën dhe kontributin e sajë, sidomos në çështjen kombëtare dhe atë të shtresës së lartë në ekonominë e fituar me punë dhe përpjekje nga të parët e tij.
Më 1972 kreu maturën duke patur fatin të ndihmohet nga njerëz me përvojë në art si të ndjerët Serafin Fanku dhe m...
ë vonë Lluk Kaçej, që i dhanë mundësinë të konkurojë në Institutin e Larte të Arteve në Tiranë - dega Kanto te cilën e fitoi, por rrethanat politike ia mohuan këtë përpjekje e cila ishte e fundit për moshën në të cilën do të mundte të përpunonte më gjatë aftësitë e tij. Megjithatë ai vazhdoi të shkruaj dhe në periudha të ndryshme të dobsimit të luftës së klasave, arriti të aktivizohej në teatrin“Migjeni“në Shkodër dhe koncerte të ndryshme.
Fundi i viteve 90-ta do të ishte si për të gjithë shqiptaret vitet e shpresës, ndaj edhe atij iu dha e drejta e studimit në degën Juridik nga ku pas dy viteve largohet nga atdheu, duke lënë pas një dëshirë të pa realizuar . Në mërgim ka vazhduar të shkruaj, ku tashmë tema e atdhedashurisë zë vendin kryesor. Në shkurt të vitit 2013 doli nga botimi përmbledhja e tij e parë me poezi "Andrra e lumturueme", ndërsa në maj 2013 edhe përmbledhja e tij e dytë "Forca e fatit dhe dashurisë".
 
 
Ragim DRAGUSHA
 
GJUHA
 
Proverb te gjeta ndaj per ty po shkruaj
kur bota vec nga nji fjale e jotja rendi
pas betejash te ashpra, njezimin la te vuaj
"Se gjuha shkon atje ku dhem dhembi."
 
Ne proesi mishi yt kocka te thyej
dhe ngandonjiher, si heshte te shpon
Dhe kur me mjalte, majen tende e lyen
trupin ta renqeth, zemren ta pushton.
 
Perse ngandonjihere flet e pamenduar
si mish i ngrire fjalen e vdes
Bej me mir rruge boshe, duke u rrotulluar,
sepse mallin ne treg,dy her s'mund ta shes.
 
Ki meshir per mua, se jeta nji here vjen
Ti me ke ne dore te me besh krenar
Ti po te duash, vete fjalen e gjen
Te me besh te lig ose bujar
 
Une e di qe ti nuk punon me para
Por shtepiza jote me gardhin e fildishte
Ka bere ne gjunj te ulen e te bejne temena
Faraone te paskrupullt qe ti i le ne bisht.
 
Wien,  09/04/11
 
 
 
LAMTUMIRË

Lamtumirë, o moj pranverë,
N’lule tokën ke mbulue,
Tash po vjen e bardha verë,
Kem mjaft kohë për me pushue.

Tana dit i kam lidhë n’varg,
N’tufa lulesh i kam mbledhë,
N’mbarë Shqipninë, edhe ma larg,
Për ditëlindje i kam përcjellë.

N’treten javë t’luleve t’Majit,
Dymbëdhjet yje na janë shue,
I tanë Kombi ligshtue vajit,
Kjo pranverë s’ka mu harrue.

Prap lulet kanë me çelë,
Tanë këte verë kam m’i ujitë,
Der në vjeshtë kam mi mbledhë
Nektarin që kanë me qitë.

Per Ju miq që m’keni ardhë,
Sa herë n’sofër ju kam ftue,
Ju uroj: Verë të bardhë,
N’zemër qofshi lumtunue.

N’dalun t’verës prap takojmë,
Kem shumë gjana me diftue,
Shoqi-shoqin s’e harrojmë,
Malli ka ma na bashkue.

Kem me shtrue sofër t’madhe,
N’përvjetor të pavarsisë,
Do t’këndojmë, do hedhim valle,
Në ç’do skaj të Ilirisë.

Lamtumirë, Ju mike t’vlera,
Miqëve t’mi iu qofsha falë,
Me gazmend kaloftë dhe vera,
Prap do t’jeni n’sofer t’parë.



Mos u tut Kosove Kreshnike.

Per njate Zot qe s’ka t’marue
Per njat zjarr qe m’djege ne gji
Per n’kjofte puna me luftue
Per ty Kosove, bahem fli.

Se kur besen e pat dhane
Shqiptari nje fis ka shue
Per n’kjofte puna t’desim tane
Nuk lam’ kend’, ty me t’pushtue.

Sot o kur na zot me t’dalun
Hapni syte! Ju, paria
Kush tradheton Ahtisarin
Nuk ka vorr per eshtnat tia.

Kujt‘ n’bes nuk i kam shkelun
Por kend’ s’la per me m’sundue
Qyshe prej sot, Kosove jam veshun
N’krahin tand’ per me luftue.

Une e dij se ujku I vjeter
N’grahma t’fundit ulerine
Sot ka ndrue l’kure tjeter
Tuj perdore diplomacine.

Here me dhune e her’ me fjale
Porsi dhelpra edhe rrusht’e
Tash qi boja I ka dale
Don me vesh, pallto n’Gusht’e

Bini pra ju trima t’sodit
Per njat’ toke qe kem gjakue
Mitrovica qysh prej motit
Vec shqiptart’ e kan sundue.

Bini pra ujkut te vjeter
Kend’ mos t’lame me na perzi
Kush mendon n’doj zgjidhje tjeter……
E ka emnin vec tradh’ti.



 ETNA

Ne afshin e and’rave te mia
Mahniteshem une digjem ne ajri
Kur shpirtin jetim e zen vetmia
Nga une do te marre ngrohtesi.

Ne zjarr une miellin e bluej,
Gjithçka brenda tokes e shkrij,
Qe ari te mbetet i zbulue
Bota me shume nesër të ndrijë.

Shikoni sa minerale kam djegë,
Që arit une te ja la ndriçimin,
Prita shume të shoh çfarë ngjet,
Por ju perseri , sollët mjerimin.

Kur zemra gjoksin tim ma pervelon
Toka me gjakun e t‘pafajshmit ngine
Ngrehuni! me mua sa nuk asht vone
Zemrat e akullta ma shpejt ti shkrijme.

Mbushun une ne afshin e shpirtit
Pafajsi n’shekuj brezash kerkoj
Nese toka tenton ti ik ekuilibrit,
Atëherë dhe unë do ta mallkoj.

Vullkan gjithmonë i trazuem,
Unë Etna për ju do te zgjohem,
Se kur bota e humbë toruan,
Themele te reja te ndërtohen.


  Wiene, Qershore 2012.
 
 
 
 
TOKË E BEKUAR
 
Të desha ty o diell kur lot prej syve thave,
Pa ty kjo botë e mjerë s'do  kishte dot shpetim
Kur toka më dha jetën që ti mes shekujsh ndave,
Nga vetë planetët fqinj nuk kishe krahasim!
 
Eh trup i sakatosur,i ngrirë prej acarit,
Nën rreze të përflakura me zemrat kuvendon,
Dhe befas ngrihet shpirti këlthitur mes të vrarit,
Sikur të shuajë etjen e mundit që lëngon!
 
E unë biri i këtij dheu që ti vetë ke bekuar,
Mes mrekullive ndjenja që enden pambarim,
Nën rreze shoh të ngrohen të pasur,të mjeruar,
Ku pashë dhe vetë trishtimin të merrte gjallërim!



BRESHKA

Pash njat Zot breshke due me m'thane
Pse gjithmon ti rrin ngarkue
Shkon e vjen gjithkund ne kame
E shtpin tande z'din m'i l'shue.
 
Ah moj breshke sa t' kam lakmie
Sa mire sh'tpin ti din me e rujte
Rand shetit si Sulltanie
E n'shtpi t'huej s'tkande me bujte.
 
Nan e babe , vella e moter
n'tana g'zimet ti i thret
hane e pine e knaqen n'sofer
e madej gjithkush n'shtpi t'vet.
 
Kaq shum mall paske ti breshke
Per sh'tpin tande ku ke lind
Edhe un kishe me deshte
Me e majtun njiher n'shpind.
 
Shi e bore jashte tuj ramun
Same shpejt ti n'shtpi je fut
Kurse mue m'asht dasht m'u lagun
E me ju lut dikujt m'u struk.
 
Tash sa vjet un jam largue
Oh..sa sh'tpija un kam ndrrue
T'bukra t'lyeme e t'rregullueme
Por asnjena s'asht per mue
 
Kishe dashte njiher me e marre
N'kyt vend t'huej ku jam tuj rrnue
E me i ftue tan miqte me rradhe
Me sh'tpi teme me u krenue.
 
M'fal moj breshke se jam marrue
Vetem shtpia s'ma s'ma hjek mallin
Mue tan Shkodra m'ka mungue
Vec Shqipnia ma qan hallin.
 
Paske kenun ti fatlume
Perendia e paska da
Ti n'shtpi tande me ken e g'zume
E na si qiftja me u shpernda.
 
Dit per dit kam m'e t'kujtue
Se ti mallin mue ma hjek
Tuj ndej bashke e kam kuptue
"Guri rand ne (shtpi) vend t'vet.
 
Shkoder,  24 .04.11
 

Keine Kommentare:

Kommentar posten