Mittwoch, 5. Juni 2013

Shaban Caklolli - Ora shqiptare, ora jonë e re

Editorial

Shkruan SHABAN CAKOLLI
 

      E ka thënë bukur themeluesi i kësaj faqeje z.Haxhi Muhaxheri, "Ora ka qenë krijesa mitologjike më e përhapur tek shqiptarët. Ajo besohej se u sillte fat njerëzve të vullnetit të mirë dhe i ndihmonte ata që punonin për të mirat e njerëzimit dhe ndëshkonte të këqinjtë. Po ashtu, jo rrallë, edhe bekimi dhe mallkimi bëhej nëpërmjet Orës.
   

Edhe ne kishim Orën tonë, Ora e Shtëpisë, Ora e Mirë, Ora e Maleve. Kurse, të Lahuta e Malëcisë së Gjergj Fishtës na paraqitet „Ora e Shqipnisë“ që i shfaqet Ali Pashë Gucisë dhe e ndihmon atë në mbrojtjën e tokave shqiptare. Edhe ne kishim Orën tonë, Ora e Shtëpisë, Ora e Mirë, Ora e Maleve. Kurse, të Lahuta e Malëcisë së Gjergj Fishtës na paraqitet „Ora e Shqipnisë“ që i shfaqet Ali Pashë Gucisë dhe e ndihmon atë në mbrojtjën e tokave shqiptare.

      Ndaj, pse të mos besojmë se Ora ishte ajo që ndihmoj edhe Ismil Qemajlin më 1912 në bërjën e Shqipërisë! Se Ora ishte ajo që ndihmoj Ibrahim Rugovën në internacionalizimin e së vërtetës për Kosovën! Se Ora ishte ajo që e ndihmoj atë poashtu edhe në bashkimin e gjithe krerve të politikës rreth një tryeze për të vepruar së bashku e njëzëri për të mirën e Kosovës! Se Ora ishte ajo që e ndihmoj atë edhe ne vënien e themeleve për krijimin e shtetit të dytë shqiptarë-Kosovës! Se Ora ishte ajo që ndihmoj
Adem Jasharin të ngjallte shpirtin e rezistencës për liri! Dhe,së fundmi, pse jo, Ora e meriton të besojmë se ndihmoj edhe në realizimin e aspiratave tona të kahmotshme, Shpalljën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008!

Qoftë e respektuar gjithmonë Ora e jonë!"
 

Çkado që do të hiqnim nga thënja e Haxhi Muhaxherit,do të ishte e pavend. Ate çka e thotë Haxhi Muhaxheri, e thotë bindshëm dhe fuqishëm,fundja ky krijues intelektual largpamës, ka një vizion të qartë kulturoro-kombëtarë,iu është përkushtuar mishërisht punës kulturoro-kombëtare,ku na ka ofruar shumë mundësi të shprehim lirshëm bindjet tona, duke hapur një numër të madh faqesh të letërsisë e kulturës.
      Ndoshta më e mira do të ishte, që këto vlera të mirëfillta të letërsisë e kulturës sonë kombëtare të i botonim në formë të shkruar, si nëpër gazeta e revista,por kjo është mundësia, Jo gjithkush do të na ofronte edhe këtë mundësi,që mes shumë faqeve të internetit ne të kënaqemi me kërkesat tona, të shfrytëzojmë hapësirën tonë në pavarësinë tonë krijuese. Kjo vërtetë është një sfidë,kërkon kohë dhe mundi,andaj ky njeri me zemër të madhe bëri krejt çka mund të bëhet për një hapësirë tonë krijuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos nëpërkëmbim punën dhe mundin e tij. Të gjithë jemi dëshmitarë të kohës, të vetëdijshëm se roli i mjeteve të njoftimit sa po vjen e po bëhet më i madh,më i fuqishëm në jetën shoqërore dhe politike të një vendi, po mund të themi përgjithësisht për shoqërinë njerëzore. Rol të veçantë këto mjete luajnë në lëvizjet kulturoro-kombëtare e shoqërore, të cilat përfaqësojnë nderin,qëndresën në kulturën kombëtare të një kombi.Për këtë qëllim të shenjët,hartuesi i kësaj faqeje me të drejtë e titulloj "Ora Shqiptare", por një orë shqiptare e cila do të troket ndryshe nga ora jonë e vonuar shekullore,kur na mohohej e drejta të rronim në tokën tonë shekullore, të flisnim e shkruanim lirisht shqip, na mohohej administrata, zgjedhja e lirë, përhapja e kulturës sonë kombëtare, gazetat e revistat, radiot e televizionet!!!

 Fatbardhësisht sot jetojmë në një kohë tjetër,ku frymojmë lirshëm, shkruajmë e flasim lirshëm, kjo duhet të jetë ora e cila duhet të punoj për shqiptarët,vetëm na duhen hapa të shpejtë të hapërojmë me kohën,si dhe mendime dhe veprime të ndritshme. Të gjithë ata që shkruajnë, lexojnë duhet kuptuar drejt ky qëllim i shenjët,të cilin e mori miku ynë i paepur Haxhi Muhaxheri. Qëllimi dihet mirëfilli se nuk është fitimi, këtë e din çdo njeri i mirëfilltë. Qëllimi është: Nëse shkrimet të cilat botojmë këtu, sadopak ndriçojnë të vërtetën tek masa e lexuesëve shqiptarë për rrugën të cilën duhet ndjekur në çastet historike që po kalojmë si komb, ky është fitimi për gjithë ne. Nëse shkrimet tona bëjnë forcimin dhe ngritëjen e krenarisë kombëtare, kultivimin e ndjenjës kombëtare, kultivimin e ndjenjave shpirtërore, kemi fituar të gjithë. Po si bëhet kjo? Padyshim arti është shpirti dhe pasqyra e një kombi,dhe për të arritur këto duhet të fitoj arti.Arti është arma më e fortë në duart e lexuesit, ai na përfaqëson kullturën kombëtare, historinë kombëtare,tradita e zakone, si dhe na jep pasqyrë të mirë kombëtare para popujve të botës. Për faktin se gjeografia e artistëve të diasporës sonë shqiptare përfshinë shumë vende të botës,ku shqiptarët me krijimtarinë e tyre kanë bërë vepra të bukura arti, bota i ka njohur artist të mëdhenjë, e ne na e kanë shtuar krenarinë kombëtare. Po, edhe diaspora jonë e re shqiptare ka nxjerrur figura të shquara të cilat vlerësohen koleksionistë të veprave të mëdha të artit. Çdo krijuesi yni, i cili bënë publike krijimtarinë e tij,në faqe interneti, gazetë apo revistë,radio apo televizion, duhet të jetë i vetdijshëm,se krijimtarinë e tij e përcjell veq lexuesit tanë edhe bota,nga se kurrë më shumë, kurnjëherë më parë bota nuk ka pasur më shumë shqipfolës se sot, të cilët ndjekin rryma të ndryshme të artit tonë,andaj sot arti ynë duhet të jetë i mirëfilltë dhe i fuqishëm gjatë prezantimit publik, pamarrë parasyshë cilës rrymë të artit i takon. Si për këtë Ora Shqiptare, ka një thirrëje të fuqishme dhe qëllimmirë: Secili nga ne,kur të marrim laps e letër për të shkruar këtë gjuhë, duhet të thellohemi në kërkimin e vlerave, e mendimeve të ndritura,në kërkimin e fjalëve shqipe,shmangëjen e barbarizmave të huaj,kur janë më se të panevojshme, në rastet kur kemi fjalët e gjuhës sonë të ëmbël amtare    

Sot shqiptarët janë me fat, ora shqiptare po punon për ta, jemi zhvilluar nga ngritja arsimore dhe kulturore,veprat e krijuesëve janë në rritëje me bollëk,madje edhe kritika letrare nuk ka mundur të u përballoi prurëjeve në masë të krijuesëve në letrat tona, edhe po të mundej të u përballoi, kjo nuk mund të bëhej thjesht falas, e ata që mbajnë institucionet nuk u ofrojnë mjete. Ajo çka sot duhet të bëhet te ne,duhet që çdo krijues të punoj sa më shumë dhe më me shpirt. Ne nuk mund të përcaktojmë vlerësime për krijimtarinë tonë, lexuesit janë ata që përcaktojnë shijen e tyre çka duan të lexojnë. Ndodhë jo rrallë, kur vlerësues kuturu shkelin kompetencat e kritikëve, duke mbiçmuar krijimtarinë e tyre, për të përulur veprën e mirë të tjetrit, dukuri këto të cilat asesi nuk do i pranoj Ora shqiptare, nga se mendimet centraliste, etja për të u dukur mbi të tjerët, nuk qon gjëkundi, nuk i duhet dhe as nuk i bënë mirë Orës shqiptare,përkundrazi e dëmton.E kuptojmë se çështja jonë kombëtare ka ende shumë gjëra për të plotësuar, andaj sot e kemi të vështirë edhe kur ushtrojmë krijimtarinë tonë,të gjindemi jashtë rrjedhave politike,të cilat ndodhin te ne. Nëse letërsia duhet të i shërbej dikuj,mendoj se duhet të i shërbej atdheut dhe kombit.
      Nëse letërsia vihet në shërbim politik,ky virus do të shkaktoj ndarëje në shoqëri pa lënë anash as letrarët, këtë në asnjë mënyrë nuk e dëshiron Ora Shqiptare. Ora Shqiptare iu është ofruar krijuesëve tanë të mirëfilltë, ku secili prej tyre mund të ndërtoi hapësirën e vet krijuese,me një vizion të gjërë, nëse krijuesi vërtetë don që veprimtaria e tij krijuese të ruaj pavarësinë dhe përjetësinë. Andaj Ora shqiptare, e din se krijuesit nuk mund të jenë të gjithë të fuqishëm njësoj, nga se nga krijimi i faktorit njeri,njerëzit nuk kanë pas asnjëherë mendime të njejta,por pavarësinë krijuese mund të e ruajnë edhe krijuesit me më pak vlerë se ata të fuqishmit, ate çka nuk e don"Ora Shqiptare", është se si faqe e letërsisë dhe kulturës nuk ka vend për krijimtari me parime të sëmura, qofshin ato individuale, grupore apo klanore.
      "Ora Shqiptare", i fton të gjithë krijuesit me pastërti shpirtërore, kjo është faktori kyq që ndërton personalitetin e një krijuesi."Ora Shqiptare" i fton dhe u jep hapësirë të gjërë dhe të pavarur, të gjithë atyre që punojnë e ofrojnë shpirtërisht vlera në të cilat fiton arti. I ftojmë të gjithë krijuesit padallim,të japin nga vetja art të mirëfilltë kombëtarë,të ruajmë, kultivojmë dhe pasurojmë gjuhën e shejtë amtare, për të cilën kanë flijuar qindra mendimtarë e atdhetarë, në përkushtim të pashembulltë në rrethana e kushte dramatike. Kjo ishte Ora Shqiptare, kur mendimtarët mundën të e mbronin në kushte dramatike, sot ne mundemi të e mbrojmë më me përkushtim, të ecim me kohën, koha të jetoj e hapëroj me ne, kjo është Ora jonë e re shqiptare, qoftë e pashmangur dhe e bekuar.

Keine Kommentare:

Kommentar posten