Dienstag, 25. Juni 2013

Dhimitër Xhuvani

Dhimitër Xhuvani lindi më 23 maj 1934 në Pogradec. Studioi letërsi në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës. Vdiq në Tiranë më 19 tetor 2009. Ishte djali i mësuesit të nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit.
Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga qyteti, kur ushtria gjermane vjen në Pogradec dhe ikën muhaxhir në Mokër, ku qëndron deri në çlirimin e vendit, dhe kthehet në Elbasan.
Dhimitri pas shkollës së mesme mjekësore punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit. Shkëputet nga mjekësia dhe vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas studion në Institutin "Gorki" të Moskës. Krahas punës së shkrimtarit, ushtroi edhe profesionin e mësuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektricistit, saldatorit.
Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laureat i "Çmimit të Republikës", proza e tij është përkthyer në disa gjuhë si në italisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, në gjuhën kineze dhe japoneze.


Tituj të veprave:

  • Kambanat e fundit (1958)
  • Midis dy netëve (1962)
  • Tuneli (1966)
  • Përsëri në këmbë (1970)
  • Fan Smajli (1971)
  • Zgjimi i Nebi Surrelit (1976)
  • Do të jetojmë ndryshe (1979)
  • Vdekja e zotit Kaloti (1981)
  • Bota ime (1984)
  • Dashuri e harruar, 2007


  • Skenare filmash

    2004 - I dashur armik
    1999 - Funeral Business
    1995 - Dashuria e fundit
    1994 - Një ditë nga një jetë
    1988 - Shpresa
    1986 - Bardhësi
    1986 - Kronikë e atyre netëve
    1985 - Melodi e pandërprerë
    1983 - Koha nuk pret
    1979 - Përtej mureve të gurta
    1975 - Rrugicat që kërkonin diell
    1973 - Brazdat
    1971 - Mëngjeze lufte
    1970 - Montatorja


    Burimi: Wikipedia

    Keine Kommentare:

    Kommentar posten