Dienstag, 25. Juni 2013

Piktura nga piktori Idriz Berisha

 
Idriz Berisha, u lind në Doberdol të Klinës me 1953. Shkollën e mesme të artit e kreu në Pejë (1972), ndërsa Akademinë e Arteve në Prishtinë 1982. Nga vitet e 80-ta përfshihet në rrjedhat e artit figurativ të Kosovës si anëtar i SHAFAK, ku rregullisht merr pjesë në të gjitha ekspozitat që organizon ky asociacion brenda dhe jashtë vendi. Rreth 30 vjet ka punuar prof. i artit në disa shkolla të Malishevës (Dragobil, Astrazup) si dhe në shkollat e Klinësë, si në Sverkë, Grabanicë dhe në shkollen’’Motrat Qiriazi ‘’ne Klinë. Në vitet 1997-98 punoj në Këshillin Komunal të Arsimit ndërsa gjatë luftës ishte i angazhuar në UÇK me punë profesionale. Nga qershori 1999 punon në Drejtorinë e kulturës në Klinë. Gjatë karrierës u angazhua me mjaft sukses ne rrjedhat e kulturës në Klinë, në hapësirat shqiptare dhe në shumë qytete te Evropës përmes ekspozitave dhe Manifestimeve tjera letrare. Pos pikturës, merret edhe me poezi (ka te botuar nje përmbledhje poetike), ka bëre shume ilustrime librash dhe me dhjetëra skenografi dramash, festivalesh e koncertesh.
Jeton ne vendlindje.

 Ekspozitat personale:
 
- Klinë-1976,’80,’83,’85,’87,’99,’2003,
-GA’’ Evergreen,Pejë,
- GA ‘’Europa’’,Pejë
- Foajeu i SHK.’’Juauf Gërvalla’’,Pejë
- GA’’Vatra’’,GA’’Rada’’, Prizren, 1994-95,
- Prishtinë GA’’Koha’’-1996,
- QK.’’Hasan Prishtina’’, Skeneraj, 1999,
- Bazel (Zvicer),Qendra Spitalore- 1994,
- Prishtinë Galeria e.Ministrisë së Kulturës-2002,
- Galeri e Arteve, Lezhe,  2002,
- Kushnacht,  Zvicer-‘’Roseitha Benkert Galery’’,
- Curih, -Qenra e Kultures së Kosovës,
- GA’’Robas’’-Zvicër,2009,
- GA ‘’Ambylli, Francë, 2011,
- Galeria e qytetit –Sigen, Gjermani, 2007,
- Galeria e Kalasë, Gjirokaster, 2010,
- Qendra e kultures, Rozhaje,  2012
- Qendra e kultures’’Rexhep Mitrovica’’, Mitrovice 2012

Ndërsa në ekspozita kolektive ,përmes SHAFAK,GA-Prishtine  merr pjese rregullisht, si:
Salloni i Nentorit, Bijenali i vizatimit e ngjarje tjera artistike qe nga 1980. Poashtu, ka marre pjese edhe ne veprimtarit e SHAF të regjionit të Pejës.

 Është laruat i disa shpërblimeve:
- Flaka e janarit -2004 Gjilan,
- Shpërblimi i Nëntorit –Galeria e arteve Pejë 2005,
- Shpërblimi ,,Agim Ramadani’’-Zurich, Zvicer
- Shpërblimi i NËNTORIT qe ndanë SHAFK-Prishtinë,2011
- Shpërblimi në Manifestimin kulturor tradicional mbarëkombëtarë’’Ora e  Maleve’’ Rozhajë, prill 2012 etj.
- Kolonit e piktorëve:
- Rugovë-Bogë 2011
- Mitrovicë, 2012
- Prishtinë 2013 – Plejada nderkombëtare e artistëve.
 


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen