Dienstag, 25. Juni 2013

Filip Shiroka

Filip Shiroka lindi më 1859 në Shkodër, Shqipëri dhe vdiq më 1935 në Bejrut, Liban - shkrimtar, rilindas, shqiptar.
Filipi përfundoi shkollen françeskane të Shkodrës. Më vonë punoi si libralidhës. Njëri nga mësuesit e tij ishte poeti arbëresh Leonardo De Martino (1830-1923), ndikimi i të cilit ndjehet në vargjet e Shirokës. Poema e parë e botuar ishte All’Albania all’armi, all’armi ! (Në Shqipëri, në armë, në armë !), një poezi me theks luftarak kombëtar kushtuar mbrojtjes së Ulqinit kur fuqitë e mëdha, pasi dështuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Grudën, vendosën t'ia kompensojnë me Ulqinin e Tivarin, pa vlera të veçanta letrare, e cila u shkrua në Italisht dhe u publikua në Obsservatore Cattolico të Milanos më 1878; ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Si shumë intelektualë shqiptarë të shekullit të 19-të, Filip Shiroka e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë Shqipërisë.
Më 1880, pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai u vendos në Egjipt dhe Liban ku punoi si inxhinier në konstruksionin e hekurudhave. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903 u botuan në gazetat shqiptare të kohës, kryesisht në 'Albania' të drejtuar nga Faik Konica. Ato u përmblodhën më vonë nga historiani i njohur Dom Ndoc Nikaj dhe u botuan në vëllimin me titullin Zani i zemrës, Tiranë 1933. Shiroka, i cili po ashtu përdori pseudonimet Gegë Postriba dhe Ulqinaku, është autor i së paku 60 poemave, tri tregimeve të shkurta, artikujve dhe disa përkthimeve, veçanërisht të veprave për liturgjinë katolike. Pseudonimi i tij letrar do te ishte Geg Postriba, preferuar kjo përkundër përzgjedhjes që kishte bërë Luigj Gurakuqi, i cili në poezitë e tij nënshkruante Leke Gruda.
Tema në veprën e poetit Filip Shiroka ishte ajo e atdhedashurisë, krenarisë kombëtare për të kaluarën dhe shpirtin liridashës të shqiptarëve. Në poezitë "Burri", "Gjergj Kastrioti", "Shypnia", Shiroka bëri thirrje hapur për çlirimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Në poezitë e tij më të mira, që i kushtohen mallit për atdhe, Shiroka mediton mbi fatin e tij dhe atë të atdheut. Melankolia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Poezitë më të njohura janë Shko dallëndyshe dhe Dallëndyshe eja. Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935 me mall e dashuri per atdheun, me deshiren qe te varroset ne Varrezat e Rrmajit ku kishte varrin e babes e nenes se dashtun.
Filip Shiroka ishte poet me ndjenja te holla, nje krijues lirik i lindur e krejt i natyrshem, nje mjështër i gjuhes, i shprehjeve te embla dhe te pastra si kristali, e per kete ai ze nje vend te nderuar ne historine e Letersise Shqipe. Eshtrat e Filip Shirokes, u sollen nga Libani ne Atdhe dhe u rivarrosen ne qytetin e Shkodres rreth nje cerek shekulli pas vdekjes se poetit ne nje ceremoni ku moren pjese mijra e mijra qytetare shkodrane admirues te poetit zeembel te "Dallendyshes".

Krijimtaria letrare

  • 1878 All’Albania all’armi, all’armi!
  • 1933 Zani i zemrës. Autor Filip Shiroka.; Përmbedhur nga Ndoc Nikaj, 1933, Tiranë.
  • 19?? Shko dallëndyshe! Poezi.
  • 19?? Dallëndyshe eja! Poezi.

  • Burimi: Wikipedia


    Poezi nga Filip Shiroka

    SHKO DALLËNDYSHE

    Udha e mbarë, se erdh prendvera,
    shko dallendyshe tue fluturue,
    prej Misirit n’dhena tjera
    fusha e male tue kërkue;
    n’Shqypni shko, pra, fluturim,
    shko në Shkodër, n’gjytet tim!

    Shndet prej mejet të m’i falesh
    saj’ shpis’ vjetër ku jam le,
    me ato vende rreth t’përfalesh
    ku kam shkue kohën e re;
    atje shko, pra, fluturim,
    fal me shndet gjytetit tim!


    Shko n’at shkollën ku jam msue
    me shokë t’mi, shokt e fmnisë,
    shko n’at Kishë ku kam urue
    t’parën Uratë Perendisë,
    atje shko, pra, fluturim,
    fal me shndet gjytetit tim!

    Me ato male, me ato kodra,
    me ato prronje rreth t’përfalesh;
    n’ato fusha qi m’ka Shkodra,
    të lulzueme, aty t’ndalesh,
    tue këndue me ambëlcim:
    fal me shndet gjytetit tim!

    T’mujshe edh’ un me fluturue,
    dojsh’ edhe un me u nisë me ty,
    dojshe n’Shkodër me kalue,
    m’e pa prap at vend me sy!…
    Por… ti shko atje flutrim;
    e ti qajma fatin tim!…

    Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rmajit,
    dallendyshe ulu me pushue;
    kam dy vorre n’at vend t’vajit,
    t’nans e t’babs qi m’kan mjerue:
    qaj me za t’përmallshëm shqim
    nji kangë tanden gjith vajtim!…

    Ka shum kohë qi s’jam n’Shqypni
    n’ato vorre me vajtue,
    ti dallendyshe, veshun në zi,
    ti aty pra qaj për mue,
    me nj’at za t’përmallshëm shqim,
    kangën tande për vajtim!

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen