Montag, 10. Juni 2013

Ramiz Kuqi

Ramiz Kuqi u lind më 2.9.1948 në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, ku ka mbaruar katër klasë të shkollës fillore, për ti vazhduar mëpastaj edhe katër klasë tjera në Kaçanik. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Ferizaj. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Degën Gjuhë e Letërsi Shqipe. Ka punuar mësimdhënës i kësaj lënde në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. Nga viti 2006-2010 ka udhëhequr Kolegjin “Aga Xhite “ në Ferizaj.
Ka magjishtruar në temën “ Aspekte të krijimtarisë letrare të Ndre Mjedjes”.Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Norvegjisë.
Nga viti 201o jeton në Oslo të Norvegjisë.
Belbëzimet e para poetike i a bërë si student. Poezinë e pare “ Një natë” e ka botuar në revistën letrare “Jeta e re” në vitin 1977. Ka bashkëpunuar me shumë revista letrare në Kosovë. Me nga një cikël poezish është prezantuar në panorama poetike “ Goca e Kaçanikut”,1980 dhe “ N’ Kaçanik”,1992,grup autorësh.

Ka botuar këto vëllimet me poezi:
“Degë e ndarë”, 1977,”Rilindja”,Prishtinë,
“Asnjë zog”, 2000,” Rozafa”,Prishtinë,
“Një cope diell”, 2oo6, Rozafa,Prishtinë,
“Atdheu, metaforë e dhembjes”,Prihtinë,
“Heshtje biblike”(Tacere biblica”,shqip-rumanisht,2012,Bukuresht të Rumanisë,
“Biblisk Tysland”,vëlllim në gjuhën suedeze,2012,Bukuresht të Rumanisë
“Biblical silence”,vëllim në anglisht, Amanda Adit,Bukuresht 2013
“Virgjil I kryqëzuar”, 2013, “Dea”, Tiranë,
Disa aspekte të krijimtarisë letrare të Ndre Mjedjes(monografi), 2012,Tiranë,
Është prezantuar edhe në dy antologji:
“Foc Nestins” (Zjarr i pashuar”,”Amanda Edit”,grup autorësh,shqip-rumanisht, 2012,Bukuresht
“Varg në përjetësi”, “Amanda Edit”, 2012, Bukuresht,
Në botim e sipër është vëllimi “Virgjil i kryqëzuar”, në gjuhën italiane.
Shkruan herë pas herë vështrime edhe kritike mbi vepra dhe autorë shqiptarë.



ATDHEU
 
Ka sytë e shqiponjave
Zgjuar rri
Mbi heshtje fjalësh
E rritet
Ndër breza
Atdheu
Shkronjë e përplasur
Mes oqeanësh
Rri zgjuar sot
Dallëndyshe qielli
Mbi lirinë e brishtë
Foshnjë e posalindur?!
Ngritu mbi veten tënde
Kosovë!
Për hir të nënave
Që ta falen lirinë!
Atdheu...

5.2.2013





NË ÇAMËRI

Do zbresim
Voglushi im
Me kalë të bardhë

Në arat
Kur gjyshi dikur
Mbillte misër grurë
E këndonte mbi flamur

Kur gjyshja
Në tëbane
Milte bagëtinë
Me shtrungë

Do shëtisim maleve
E te deti
Të na presëTeuta
Pa Dhimitër Farin

Ta ndezim një zjarr
Në mesnatë
Bubullimë

Kthehemi
Vogëlushi im
Me kalë të bardhë
Në Çamëri

8.2.2008



BIRI IM

Të kërkova stinë me stinë
As eshtrat nuk t'i gjeta
As varr askund
Vjen pranvera e mugullojnë lulet
E (s)' rritet liria
Dëgjoj cicërimat e zogjve
Dhe shpendët shtegtarë
E sërish kthehem në dhembjen time
Biri im
Të kërkoj edhe sonte
Buzë oxhakut shkrehem në vaj
Marr në dorë një fotografi
Tek lozja dikur me Ty
...të shtrëngoja fort në grykë
Sikur donte dikush të të rrëmbente
Larg vatrës sime
Babai nuk rron më
Ka vdekur nga malli yt
Që nuk të gjeti kurrë!
Sa stinë sa herë bie shi
E qielli bubullon
Më duket se dëgjoj një zë
Këtu jam nënë
Në tokën e Kosovës
Po s'mund të dalë
Kam shumë plagë në trup
Në Preshëvë e Veri
Plagë kam nëna ime
Plagë shekujsh rënduar mbi supe
Do vij një ditë do vij
T'i puth sytë tu nënë
Dhe sërish do ik në luftë
Liria s'ka arritur ende nënë
Po zihet kjo ëndrra ime
Si valë mes detit lundron!
Të kërkova stinë me stinë
Biri im!

28.1.2o13




DESHTA

Edhe sot ta puth ditën në qerpik syri
Të mos trembet nga kjo stuhi malli
Dhe erërat që fryjnë mbi detin e tërbuar

Zot sa rëndë kur ora nuk rrah si do ti
Gjunjas eca nëpër stinë rrahur nga shiu
Të arrij atje majë malesh ta vë një flamur
Me puthje të re ta zgjoj këtë ditë të urtë
Në gjumë po rrinte mejtuar të një krua
Pinte ujin me vashat e trembura nga sytë
Që qiellin vështronin si me buzë zot sa keq
Kur bota s'ta njeh shpirtin e dëlirë as strallin
Kur zjarre ndez endrrat flejnë në krah të djathtë
Deshta sot ta puth ditën në qerpik syri miku im
Mikja ka lëshuar kokën mbi shkronja harrimi
E grimcon fjalën e djeg udhën me heshtje?!

27.1.2013




THANE SE BINTE SHI


Me lindi nena ne stine vjeshte
Me 2 shtator
Pa prerje cezarike
Ne aren me kallinj
Mes penenash leshi me mbeshtolli
Thane se binte shi
Me shtrengoi fort ne gjoksin e saj
Me uroi
Te kem atdhe
E dashuri
Vajin e kujen nuk e deshti
Me tha koken lart mbaje
Shikoje diellin pa syza
E henen e plote me yje zjarr
Kurre mos the bese e fjales
Beri vend ne sofer e varg
Dashurise

Thane se binte shi...
 
1.9.2011
 
 
 
ME DOGJI FJALA

Ti dole nga foleja e stines
Me vetetime ne dore

Me bere laure
Ne ballin e fjales

Cuditerisht si veshe
Lekure ulkonje

Toke e palevruar
Qenka njeriu!

Sa me thelle ta germosh
Ia njeh shkronjen e alfabetit

Ti dole nga foleja e stines
Me fytyren e nates

Me dogji fjala...

Oslo,28.1.2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen