Samstag, 15. Juni 2013
Profili krijues i Ramadan Mehmetit
Shumëdimensionaliteti
i një krijuesi letrar
(Duke dhënë kontribut për njohjen e artit letrar të krijuesit Ramadan Mehmeti, me rastin e nominimit për Çmimin letrar “Beqir Musliu”)
Shkruan Rrahim SADIKU
Shkrimtar dhe pronar i SHB “Zgjimi”, Ferizaj
Krijuesi dhe krijimet
Ka kohë qëkur nga mendjet më të njohura të fushës së studimeve, për letërsinë dhe rrjedhat e saj, shtrohet problematika e lidhshmërisë krijues-vepër letrare. Debatohet rreth lidhjes së ngushtë ose moslidhjes fare ndërmjet artit letrar dhe krijuesit të tij. Mendimet janë të ndyshme dhe të arsyetuara me shumë argumete e kundërargumente, po dilema mbetet e shpesh madje edhe thellohet. Megjithatë, janë më të shumtë ata që këtë lidhje e shohin të vazhdueshme dhe të pandashme.
Se jeta dhe vepra e krijuesit lidhen ngusht dhe pandashëm midis tyre e vërteton edhe jeta dhe vepra e krijuesit nga Livoҫi i Gjilanit, Ramadan Mehmeti i cili tashmë për lexuesin tonë dhe studimet tona të letërsisë ka ofruar e botuar një vistër veprash letrare, gjinish, zhanresh e ҫasjesh e stilesh të ndryshme, të cilat nxjerrin në dukje një krijues të përkushtuar, me dhunti interesimesh shumëdimensionale de me vokacion prej modernisti e risimtari.
Këto të gjitha i ndjejmë, i dallojmë dhe i shohim praktikisht derisa lexojmë, përjetojmë ose analizojmë veprën letrare të Ramadan Mehmetit. Dhe, përsëri, vepra artistike e këtij krijuesi na shtyn të thellohemi te dilema tjetër, te nevoja ose mosnevoja për të ndjerë kufirin ndarës midis të zakonshmës jetësore dhe të pazakontës artistike. Kjo nevojë shpesh na shpie në mundësinë për të ndjerë hyjnoren brenda krijimit. Dhe ajo shtohet edhe më kur takohemi me tema nga më të ndryshmet, që nga rutina e të jetuarit e deri te pafundësia e të përjetuarit e të ndijimit artistik, si vlim shpirtëror e thellësi mendore.
I them këto, duke mbajtur para vetes veprat e Ramadan Mehmetit, i cili ka treguar se ka frymëzim të thellë, të vazhdueshëm, të rrallë dhe të gjithanshëm. Kjo ka dalë në sipërfaqe dhe është bërë e dukshme për secilin lexues, sidomos kur nga ku krijues takohemi me zhanre e forma të krijimit letrar, që shrihen bindshëm ne arealin e krijimit shqip, fuzionohen natyrshëm me të e megjithatë, Ramadani mbetet gjithnjë vetja. Konstatojmë këtë, pasi ai tashmë ka gjetur vendin e tij meritor në letrat tona dhe është bërë pjesë e komunikimit letrar në përmasa kombëtare e më gjërë. Duke qenë pjesë e pandalshme e krijimtarisë letrare ndër ne, disa dekada me radhë, ai ka lënë gjurmët e veta në këtë shtrirje dhe ka ngulitur rrënjë arti, mendimi e kërkmi artistik edhe për të ardhmen. Se është kështu na flasin krijimet brenda veprave “Loja e ruletit”, “Ringjallja”, “Brigje shpirti”, “Mëkate të zgjuara”, “Bekimi i gjurmëve” e të tjera, për të kulmuar me vëllimet poetike ku bashkëbisedojmë, bashkëjetojmë dhe bashkëndjejmë dimensionin e të jetuarit real e të jetuarit artistik; ku dehemi me jetën e ku as edhe një moment nuk lirohemi dot nga vdekja, ndoshta mu pse kështu edhe ishin e u trasuan aspektet krijuese të këtyre dy krijuesve të mëdhenj, që tashmë kanë shkuar në amshim e sikur kanë mbetur fuqishëm këndej, pjesë të kësaj bote, të cilës asnjëherë nuk i është caktuar dot kufiri midis reales e artistikes: Mirko Gashin e Beqir Musliun. Kështu, krijimet e krijuesi lidhen pazgjithshmërisht.
Vendlindja dhe universalja
Dhe poeti Ramadan Mehmeti shkon tutje, duke ndërtuar godinën e tij imagjinative, të krijimit letrar, e cila ngulitet ndjeshmërive të lexuesvëe e mendjeve kritike, që analizojnë dhe vlerësojnë atë. Ndjeshmëria lidhet ngusht me vendlindjen, burimin e frymëzimit e dhembjen që nuk pushon së therruri asnjëherë. Dimesioni vendlindje e frymëzim shtyjnë përpara ndjenjën lirike dhe e mbështjellin atë me një vello epike, që vjen si rezultat i pësimeve shpirtërore e historike të popullit të cilit i përket autori e që bëhen pjesë e mendimit, dhembjes e kërkimit të autorit. Kjo më së miri shihet në krijimet ku autori i këndon Urës së Maskatarit, atij vendi real e mitik, ku vdekja mbillet nga njeriu e ku njerëzorja kërkon njeriun më fuqishëm se kurrë. Këtë dimension dhembjeje, shtazërie e njerëzie e shohim edhe në dramat e këtij autori. Kjo dhembje, ky krim e kjo shtazëri dhe etje për njerëzoren është edhe temë universale, sepse me këtë janë marrë të gjithë krijuesit e vërtetë, që nga koha më e lashtë e deri sot.
Konkretja dhe abstrakja
Ramadan Mehmeti, në pothuaj të gjitha krijimet e veta, na del krijues që përvetëson, sublimon dhe gërsheton bindshëm konkreten dhe abstrakten, momente krijimi këto që atij i japin fuqi krijuese e lidhje të ngushtë me lexuesin e me realitetin, qoftë ai jetësor ose artistik.
Në këtë lidhje të konkretes me abstrakten, te ky krijues bëhen edhe më të dukshme fati dhe fatkeqësia e pandalshme e Kosovës, rrugë krijuese kjo që na lidh me tragjedinë, dhembjen, frymëzimin e parealizuar, brezat e martirizuar. I këtillë është edhe Gjilani, vendlindja e poetit Ramadan Mehmeti, i cili gjithë këtë e përjeton thellë, e ndjen artistikisht dhe e vë në jetë përmes vargjeve, dramave, prozave poetike, tregimeve e zhanreve të tjera, që i ka si mundësi për të jetësuar ndjenjat e preokupimet krijuese që ka. Ai ka arritur që nga vepra në vepër të ngjallë kujtesën tonë historike, duke ia dhënë asaj dimensionet e pafundëta, duke e shndërruar në kujtesë artistike. Duke i parë me sytë e mendjes varganet e atyre që të lidhur, të dërrmuar e të humbur, që edhe momentet e fundit të jetës i lidhin me më njerëzoren, etjen për jetë, liri dhe vazhdimësi gjeneratash.
Forma dhe përmbajtja
Duke qenë njohës i rrjedhave krijuese, kombëtare e universale, Ramadan Mehmeti luan, eksperimenton dhe realizon vlera artistike edhe me formën e përmbajtjen e shkrimeve të tij. Kjo shihet në prozën dhe poezinë e tij, në krijimet dedikuar të rriturëve e fëmijëve. Si shembull të veҫantive të formës dhe përmbajtjes së krijimeve të Ramadanit mund të merren libri i tij me tregime “Fusha e korbave”, vëllimet poetike “Loja e ruletit” e “Reuqiem për Mirko Gashin”, vëllimi me proza poetike “Hëna mbi tavernë” e vepra të tjera. Ky kujdes i vazhdueshëm që ka autori për formën e përmbajtjen, si veҫanti artistike, e bënë atë kërkues të vazhdueshëm, të kursyer në shkrime e të thellë në ndijime. Ky angazhim artistik e shpëton këtë autor nga rutina, nga skemat krijuese e i jep mundësi shprehjesh e kuptimesh të caktuara, të cilat e funksionalijnë dhe stabilizojnë veprën e tij në aspektin artistik.
Krijimtari e ndërtimit të veҫantë
Krijimtaria e Ramadan Mehmetit sjell realitet të ri e të rrallë ndjenjor. Ky realitet shpesh del si rezultat i përvojës së tij jetësore, i përgatitjes shpirtërore e intelektuale që ka dhe i vizioneve që manifestohen përmes abstrakcionit poetik. Të gjitha këto dalin e marrin formë përmes ndërtimit të veҫantë të vargut, të tekstit prozaik e të nëntekstit të thellë të të gjitha krijimeve të tij. Shkrimtari, duke dalë nga një mjedis që vuajti shumë e që deshi shumë ndryshimin, bëhet pjesë e ndryshimeve të vazhdueshme artistike. Por, mu nga kjo ndeshen mes vete e marrin rrugë së bashku realiteti i zymtë jetësor dhe madhështia e tragjikës dhe heroikës që përshkohet nëpër to.
Në krijimet e hershme të Ramadanit dominon ndjenja rinore dhe vrulli i një nisme premtuese. Kjo nismë vjen duke u bërë pjesë e pandashme e jetës dhe e mendimit, e ëndrrës dhe pritjes, brenda së cilës vend me rëndësi zë vendlindja, si bazë frymëzimi e si vatër ku jetësohet ndjenja poetike. Prandaj ai, me të drejtë, mund të quhet poet i tabanit të fuqishëm, që e ka rritur dhe që i ka ndihmuar të ketë univers të gjërë krijues. Ky taban atdheu dhe ky universalitet i kanë dhënë mundësinë e fuqizimit artistik të shikimeve aq të gjëra mbi botën e dukuritë e saj.
Historia dhe e sotmja ndeshen kudo në vargjet e Ramadanit, ashtu si takojmë edhe njerëzit që ishin me të, në shumë faza të jetës e që patën ndikim reciprok krijues me të cilin është brumosur vazhdimisht. Dhe, nga përmbledhja në përmbledhje ai vjen duke e tipizuar e thelluar stilin e shprehjes, figuracionin e larmishëm dhe duke e gërshetuar lirikën me një sfond të vazhdueshëm epik, ku dalin në shesh dhembja e kërkimi, shpresa e shqetësimi, etja për idealën dhe shpesh edhe humbja e dashurisë, miqëve, asaj që mund të ishte ideale. Te “Testament letrar” Ramadani sikur ka arritur iddealen e dëshiruar dhe artistiken e tij të adhuruar.
Ferizaj, qershor 2013
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
AntwortenLöschenAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë