Organizuar nga Liga shqiptare e futbollit ne Austri dhe me pelqimin e shume Shoqatave dhe subjekteve shqiptare qe veprojne ne Austri u mbajte takimi konsultativ per shqyrtimin e mundesise se krijimit te nje keshilli koordinativ qe ne te ardhmen do te permiresonte bashkepunimin dhe veprimin e diaspores shqipetare ne Austri . Vete pjesemarrja e shume shoqatave ( 13 soshe) ne takimin e ftuar nga LSHFA ishte tregues i mire se ne mesin e Shoqatave shqipetare dominon bindja se diq duhet ndryshuar ne menyre qe aktiviteti te mberrije premisat e deshiruara.
Takimi u be i hapur nga sekretari dhe menaxheri i LSHFA z. Januz Saliuka i cili i prezentoi dhe pershendeti te pranishmit duke u uruar mireseradhje dhe pune te mbare ne takimin qe per teme kishte : shqyrtimin e mundesise per krijimin e nje trupe koordinative te shqipetareve ne Austri. Ne vazhdim kryetari i LSHFA-s z. Qani Sylejmani me nje rezyme te shkurter njoftoi te pranishmit per rendesine e organizimit te ketij takimi dhe per elaborimin e idese se krijimit te „ Keshillit Koordinativ te shoqatave shqiptare „ ja dha fjalen z. Abdullah Abdullahu ( ekonomist)( qe edhe eshte iniciatori i kesaj ideje ne kuvendin e fundit te lSHFA-se mbajtur ne Shkurt 2013).
Te pranishmit kishin rastin qe nga z.Abdullahu te njihen me permbajtjen e idese per krijimin e nje trupe koordinative qe si synim te vetem ka avancimin dhe persosjen e organizimit te aktiviteteve te diaspores Shqipetare ne Austri. Thjeshtesia dhe bashkepunimi do te jene moto e kesaj trupe koordinative qe do te perbehet nga te gjitha shoqatat dhe subjektet e mundshme shqipetare ne Austri , te cilat do te perfaqesohen ne keshillin koordinativ pa e humbur autonomine e vete oragnizative dhe strukturore. Hapesira per te bashkepunuar eshte mjaft e gjere , veshtiresite me te cilat ballafaqohen Shoqatat shqipetare si nag aspekti financiar dhe ai kadrovik gjithashtu jane evidente prandaj edhe ideja per koordinimin e veprimtarise vjene ne momentin kur organizimi i Diaspores Shqipetare ne Austri ka shenuar nje renje rapide !- eshte koha e ringjalljes dhe e bashkimit te forcave per te parandaluar renjen e me tutjeshme dhe daljen nga kjo agoni .
Ne debatin per krijimin e keshillit koordinativ u kyqen te gjitha Shoqatat prezente,
Z. Dr. Ilir Qaushi drejtues i Institutit kulturore Aleksander Moisi me seli ne Vjene ishte po ashtu shume i brengosur per poziten dhe nivelin e organizimit te Shqipetareve ne Austri dhe shprehu bindjen se krijimi i nje keshilli koordinativ ne mase te madhe do te permiresonte orgnizimin e Shoqatave shqipetare ne Austri, te njejtin mendim e ndau edhe z.Petrit Begati ( nga Qameria) me theks te posaqem permendi problematiken e prezentimit te shqipetareve ne Austri.
Z. Osman Ademi ( Mesues)nga Shoqata e mesuesve dhe prinderve ne Austri „ VALE“ ishte i mendimit se eshte koha e fundit qe nje gje e tille te konkretizohet dhe te fillohet me veprime konkrete. Ne vazhdim z. Dr,Sabri Osmani me profesion Mjek ( nga Ulqini) po ashtu ishte i bindur se krijimi i keshillit koordinativ eshte mese i domosdoshem per arritjen e nje niveli me te mire te organizimit te shqipetareve ne Austri, po ashtu ai propozoi qe edhe afaristet shqipetare te involvohen ne kete veprimtari me se te qelluar.
Nga shoqata „ 17 Shkurti“-Baden te pranishmit i pershendeti
z.Agim Gashi me porosine qe kjo iniciativ duhet sam e shpejte te jetesohet dhe
te konkretizohet me vepra konkrete, z. Mexhit Bislimi sote ishte ne funksion te
perfaqesimit te shoqates humanitare per ndertimin e shtepive ne Luginen e
Presheves konkretisht ne Medvexhe dhe si perfaqesues i FC Timi- qfare do
prisnim nga ai pos mbeshtetjes dhe aprovimit te iniciatives- ashtu edhe
ndodhi.Ne rradhen e prezentimit i para fundit fjalen e morri z- Luan Kreka nga FC Shqiponja i cili po ashtu u shpreh pro
iniciatives dhe krejt ne funde takimin e pershendeti edhe z. Halil Jashari i
cili me pak fjale pershkroi aktivitetin dhe rendesine e egzistimit te LSHFA-se
ne organizimin e rinise shqipetare ne
Austri si dhe rendesine e krijimit te nje keshilli koordinativ te shoqatave
shqipetare ne Austri.
Ne funde pas diskutimeve dhe sygjerimeve nga te gjitha
shoqatat e pranishme u vendos qe te
krijohet „ Keshilli Koordinativ i Shoqatave Shqiptare ne Austri“ qe do te
koordinoj veprimtarine e Shoqatave ne te ardhmen, po ashtu u caktua edhe takimi
i radhes qe do te mbahet ne muajin Shtator (09.09.2013). Po ashtu u vendos qe
ne kete keshil koordinativ ne vazhdimesi do te kooptohen te gjithe te
interesuarit pa perjashtim.
LSHFA
Nga FUTBOLLISHQIPTAR.EU
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen