Para disa ditësh mendova që ta ribëj anketën me po atë pyetje për faqën elektronike "Ora shqiptare". Pyetjen ua dergova rreth tridhjetë krijuesve të artit dhe brenda javës më arritën mbi njëmbdhjetë përgjigje. Publikimet e pëgjigjeve të anketës do të bëhën pa kurrfarë ndërhyrjësh. Titujt janë marrë nga nga përgjigjet. Që nga dita e sotme 13 qershor 2013, për çdo ditë do të publikojmë nga një pëgjigje./ Haxhi MUHAXHERI/
Anastas NIKA: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati ?
E menjëhere
të vjen në mëndje pergjigjja, "Jo!". Po pyetja pasardhëse :”Cili ART” …? Mandej të buron si mjalt nga shpirti
pergjigjja “PO ARTI I VERTETE, I
MIRFILLTE, ME VLERA NJEREZORE NE KUFIJ HYJNORE - e shpeton shpirtin!". Ndesa arti “i keq “,
arti i sjelljes, i
evidentimit, përshkrimit e pasqyrimit te
antivlerave, si sjellja e pasqyrimi i dhunes, i krimit, i prostitucionit,
i shkaterrimit të vlerave të mbartura në shekuj, si ai i shkatërrimit të
familjes, i devijimit e
shkatërrimit të personalitetit, i evidentimit te antivlerave të shoqerise si
vlera të reja bashkëkohore moderne. Këto e të tjera te pasqyruara në art në
të gjitha gjinite e llojet e dëmtojne në
ind shpirtin e personalitetin njerëzor, e mekati rritet në shkallën e tij më të
lartë, e shoqeria bëhet më e
papërgjegjeshm, e për mua papërgjegjshmëria njerëzore është Fund i Botës.
Ashtu siç njeriu ka e duhet të ketë shtyllë kurrizore, duhet të ketë dhe shtyllë personaliteti (kupto vlera themel). Veç kështu është në harmoni trupi dhe shpirti dhe mendja. Kur kollonën në karakterin tënd përpiqesh jo ta mbrosh por ta shkatërrosh nga themelet, me siguri që çatia do të zejë brënda… Siç flitet për rrezik e shkatërrim të shtresave te ozonit, le të mendojmë se çfarë ndodh në shtresat e shpirtit njerëzor duke ngritur në art gjërat më të fëlliqura të shoqërisë si vlera. Papërgjegjshmëri - do të thote jo sens masë të gjërave, e jo sens mase dihet që është shkatërrim pa kthim …
Ka njerëz që janë kundër mitit, dhe fillojnë e çmitizojne gjërat, ku vetë çmitizimi kthehet në një tjetër mit …Nuk jam kundër asaj te flitet e shkruhet kur ato janë në zenith të mitizimit, (por dhe ashtu kanë bukurine e vet e njeriu i shikon si maja që nuk i arrin dot) por ti hedhësh nga themelet e të mos lejosh asnjë lloj miti, kjo më duket shumë e rrezikshme…Edhe mitizimi edhe çmitizimi duhet bërë kujdes.
Unë e njoha Penelopën një grua që ruajti me dinjitet nderin e Odiseut, por më vonë do të lexoja një Penelopë tjetër nga Varnalis (une sjellë ndër mend shume gra ne Shqipëri e gjetkë, kur burrat shkonin në kurbet, e ato rrisnin femijen si fryt i nates se martesës, me sytë nga deti e në fund te fshatit mos çfaqej silueta e babait dhe burrit të saj qe me shpirt e deshte…)
Ndoshta ja vlen të jetosh dhe duke pritur një gjë…Kush e di pse ka ardhur në këtë botë..? Besoj asnjë s’mund të japë përgjigjen e saktë, ai di vetem nga erdhi e ku do të shkojë në fund të jetës, por përse jetoi …Ndaj më kujtohet Aleksander Dyma ku thotë se “’ nëse nuk do të ekzistonte Zoti, unë do ta krijoja atë’’…
Ku ka më bukur kur lexon legjendën e Kostandinit e Doruntinës, e përpiqesh të ndërtosh tek vetja vyrtytin e mbajtjes së fjalës…ashtu si një makinë ka frena, tregues shpejtësie e tabela orientimi, edhe njeriu duhet të ketë “frena” dhe tregues të shpejtësisë edhe tabela …e keto ‘’frena’’ të personalitetit njerëzor duhen evidentuar në art dhe jo ti mëshojme prishjes se tyre, ku makina njerëzore do të ike rrugë e pa rrugë, e dihen dëmet e pallogaritshme …
Ndërsa nëse do të jete një art ku pasqyrohet fjala e mendimi me progresiv në shekuj, sigurisht që arti e shpëton shpirtin nga mëkati…në artin ku unë shërbej i qëndroj besnik idesë time se që të jesh një aktor me vlera duhet të jesh edhe më ‘’i shenjte’’ se vetë njerëzit e shenjtë që shërbejnë në tempujt e besimit...
Nëse të krishterët shkojnë në kishë, myslimanët në xhami , budistët në tempujt e tyre, bektashinjtë në teqe - duhet të dijmë se në teatër vijnë të gjithë, e madje dhe ateistët…e kupto sa i veshtirë është misioni artistik. Dihet që qëllimi kryesor i artit nuk është të sjellë vetëm kënaqësi, por së pari ‘’katharsis’’nje spastrim te shpirtit nga pluhuri i perditshëm i jetës e kjo nëpërmjet argëtimit….por si mund të pastrojë një art i bërë vetë pis, si mund te sjelle vlera morale nje artist imoral, që është në kundërshti me atë qe ben e jeton, vepron e mendon…
Si mund te ngre lart vlerat e atdheut një njeri kur se don atdheun e vet, nënën që e lindi, kur se don nënën e vet, birin qe solli në jetë... Si mund te ngre ne art vlerat familjare nje art e artist që nuk e don, e madje e lufton familjen si institucion…
Artisti për mua është sakrificë, është një qiri që përditë digjet për të ndriçuar njerëzimin me vlerat e vërteta të sjella e mbartura qysh në zanafillë të gjërave.
Pra kthehem tek pyetja e juaj duke dhënë përgjigjen : Po, një Art i vërtetë ku shkrihet njerezorja e hyjnorja, e shpëton shpirtin nga mëkati. Por qe të ndodh kjo, duhet që ata që vetë që bëjnë art, të kenë nje ‘’antivirus’’ ashtu siç e ka kompjuteri…Une e kam nje te tille qe është Besimi te Zoti. Lum ai qe e kupton në themel, thellësi, lartësi e gjërësi dhe e përjeton këtë Kryefjali të jetës sime, e shumë të tjerëve.

Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
AntwortenLöschenAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë