Shkruan: Shaban CAKOLLI
Siç dihet kombi shqiptar i ndarë në disa shtete në Ballkan,i
përket popujve që kanë diasporë të madhe e cila sidomos në dhjetëvjeçarët e
fundit ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm me kapitalin e vet financiar të
gjithë hapësirës shqiptare,edhe pse asnjëherë nuk ka gëzuar përkujdesjen e
shtetit të vet në masën e merituar. Diaspora shqiptare mund të loz një rol të
madh për ofrimin e shtetit shqiptar me botën e qytetëruar perendimore në
ofrimin politik, kulturor dhe ekonomik.
Ndoshta një kohë
këndi nga shikoheshin shqiptarët në diasporë ishte i errët, por për të dalur
nga ky kënd errësire mërgimtarët intelektual kanë derdhur mund,për të ndriquar
anën e tyre, dhe deri aty u desh një kohë që Evropianët të kuptonin se
shqiptarët ishin në anën e lirisë, kurse në anën e robërisë ishte ish-mikja e
tyre që nuk po lente gur pa lëvizur, për të mbajtur popuj të robëruar. Para
syve të botës sot mërgimtarët tanë shihen në rrafshin pozitiv, me një imazh të
cilin ua ofruan njerëz të profesionalizuar që gjetën mekanizma të i bashkojnë
shqiptarët ngado që ishin të shkapërderdhur dhe rreth çështjes kombëtare ishin
këmbëngulës, të bashkuar në një gjuhë dhe një qëndrim… Qëllimi i tyre ishte i
qartë, fillimisht kryerja e detyrimeve kombëtare dhe më pas integrimi i tyre me
kulturën e shteteve ku ishin strehuar. Dhuna
e egër serbe, që u ushtrua mbi shqiptarët sidomos gjatë dekadës së fundit,që
synim kishte lëkundjen respektivisht dëbimin e sa më shumë shqiptarëve nga
trojet etyre, i detyroi shumë shqiptarë të braktisin trojet e veta, duke u
detyrua të kërkojnë strehim në shumë vende të Evropës.
Shqiptarët ngado që mërguan, veq obligimeve të tyre
familjare dhe kombëtare shfrytëzuan rrugë dhe mjete, mes të cilave tërheqnin vemendjen tek popujt
mikpritës për problemin e tyre kombëtar. Atë botë shqiptarët do të jenë strehuar në
disa vende Evropiane që vërtetë kanë mundur të jenë djepe të demokracisë. Këto
vende të demokracisë që u treguan vende të hapura emigrimi dhe integrimi ua
mundësuan shqiptarëve që të integrohen në shoqërinë e tyre, të
profesionalizohen në shumë fusha, të fitojnë eksperienca nga më të ndryshmet, eksperienca
këto që sot është shumë e rëndësishme të barten në atdheun tonë, por këto
eksperienca në atdhe do të i bartin vetëm ata që janë të nxitur nga dashuria
për atdheun, kurse ata që në rend të parë kanë fitimin material, duhet të
vazhdojnë edhe më tej veprimtarinë e tyre në mërgim.
Ndër vendet e hapura për qytetarët e huaj ishte
edhe Gjermania,e cila u hapi portën dhe i strehoj shqiptarët në ato kohë të
vështira dhe u la rrugë të hapur për integrim në shoqërinë gjermane. Gjermania
e hapur për të huajt sot ka 7,3 milion qytetarë të huaj nga Evropa e më gjërë, edhe
pse për shqiptarët nuk ka statistika reale, por fjala është për disa
qindra-mijëra mërgimtarë shqiptarë, që këtu jetojnë me statuse të ndryshme. Shqiptarët e interesuar e kanë gjetur vetën në
integrimin e kulturës gjermane, nga se qdo vend mikpritës është i hapur për të
huajt në integrim me shoqërinë e tyre, vetëm për ata që ofrojnë interesim e
kushte për integrim. Do të ishte në interes të të gjithë shqiptarëve që jetojnë
në Gjermani, të gjejnë vendin e tyre në integrim me shoqërinë gjermane. Letërsia, kultura, tradita, kënga e
vallja jonë popullore, janë dokumentet e gjalla, që në thellësinë e shekujve
kanë bërë lidhjen e urave të miqësisë ndërmjet popujve,njohjen dhe shkëmbimin e
kulturave të ndryshme popullore. Takimet epërbashkëta, aktivitetet e
përbashkëta të shoqatave të ndryshme shqiptare, me organizata të ndryshme
gjermane janë shumë të nevojshme,sepse kështu dëshirat e shqiptarëve,do të
bëheshin pjesë e dëshirave gjermane, dhe anasjelltas. Kjo mund të arrihet në
Gjermani, në këtë qendër të madhe të kulturës, e një kulture të lartë moderne
që i ka dhënë botës: Bethovenin, Gëten, Schilerin e figura të tjera të shquara
të kulturës. Takime të tilla kulturore shqiptaro-gjermane janë zhvilluar të
cilat i kam ndjekur vet nga Bisdorfi i Berlinit deri te Landi i Westfahlenit. Zatëm
pikërisht njerëz të kulturës ishin ata që njihnin kulturën shqiptare dhe
ngritnin zërin kundër dhunës serbe mbi shqiptarët, ishin këta Bodo Gudjons, Hans-Joachim Lanksch,
Silke Blumbach, e shumë të tjerë emrat e të cilëve tani nuk po më kujtohen. Sot
kur Kosova është e lirë,mërgimtari ynë duhet të kenë rrugë të hapur që
aktivitetin e tij të e përqëndroj Kosovë - Evropë, por për këtë i duhet mbështetje nga
atdheu, kështu ata do të ofronin kontribut të vyer në atdheun e tyre, por edhe
me ofrimin e atdheut me botën e qytetëruar perëndimore.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen