Fatime Rr. (Musliu) Ahmeti u lind në Marec, më 2 gusht 1947. Shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur. Është marrë edhe me mbledhjen e folklorit. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Republikës së Kosovës dhe jeton në Prishtinë.
Librat e botuara:
Librat e botuara:
“Ishuj e brigje”, “Rilindja”, Prishtinë, 2001,
“Bekimi i virgjër”, SHSHK “Anton Pashku, Prishtinë, 2004,
“Unaza e lindjes”, SHSHK “Anton Pashku”, Prishtinë, 2008
ENGJËLLI I ULPIANËS
Të gdhendur në gur
e me xixa nuri
nga qielli i shekujve
mes epokave
Flori e Lauri
Në Ulpianë e në Justinianë
Flori e Lauri
përsëri kthehen në mur
me shenjtërinë e tyre ilire
për t’i shkruar me penë
faqet e historisë së re dardane
që pikojnë purpur
Në Ulpianë
derdhen ngjyrat dardane
MUZA IME
Zgjohu nga ëndrra
muza ime
në pëlhurë të shiut
vargun qëndise
Mbi letër
e shoh vetveten
dhe fytyrën e Eurodikës
që aq shumë ngjanë në mua
Muza ime
pse heshtë
brenda baladës së pashkruar
POETIT
- Ali Podrimjes-
Deri më sot
asnjë fytyrë e poetit
të vdekur
nuk më shfaqet
çuditërisht
Në letrën time
edhe pse nuk kam hequr dorë
nga mendimet e trishta
Unë e di se vetëm njerëzit
lindin dhe vdesin një herë
E ti
o miku im poet
sillesh vërdallë
rreth botës
e parakalon nga koha në kohë
me penën e shastisur
në adresën e Lum Lumit
EMBLEMATIKA E DIELLIT
Pothuajse çdo natë
shfletoj ditarin tim
kur më zë malli
ta kujtoj
rininë e ardhur
nga vetë nusëria
Duke e kërkuar
emblemën e Diellit
në adresë të vazhdimësisë
flaka shikimin
Krijova më shumë vargje
para se Dielli
të dashurohet në mua
NË PERËNDIM LIND DIELLI IM
Historia ime
po luhatet në udhëkryq
atje ku kapen fajet e ligësisë
Në kërkim të vetvetes
kurrë nuk jam mposhtë nga ligësia
sepse asnjëherë
nuk e kam dashtë lindjen
e as anën e majtë të tradhëtisë
Në të djathtën
e udhës sime
jam takuar me shekujt
dhe n’udhëtim kah perëndimi
kam takuar Diellin tim
ENIGMA E PAZGJIDHUR
Enigma e pazgjidhur
shkon përtej harrimit
Le të mallkojë bota
enigmën e harrimit
a të kujtimit
që rri varë mbi urë
Pranë meje nuk dua
të jesh enigmë
e goditur nga rrufeja e gurit
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen