Sonntag, 21. Juli 2013

Përparim Hysi

Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. /Wikipedia/


Poezi nga Përparim Hysi

Dua të shkruaj një poezi

(elegji)

Dua të shkruaj një poezi
Dua të shkruaj po dora s’bën
Më pushton ai çast i zi
Çast i zi,që u kthye gjëmë.


Dua tëshkruaj një poezi
Për të gjitha kumuritë
Dua,po s’kam se si
Se me lot më mbushen sytë.


Dua të shkruaj një poezi
Që të jetë homazh si këngë
Dua,po ja që s’kam se si
Se dhe zëmra mua më dhëmb.


Dua të shkruaj një poezi
Për atë gjëmë në Qafë të Vishës
Po si mundem? Kam se si?!
Një mandatë në mes të ditës.


Ja e shkrova,mes mundimesh
Siç e shihni,hodha vargje
Lot lëshoj prej mallëngjmesh
Për ato si zogj ballade.


Bashkë  me to,shkuan dy pëllumba
Njëri “krushk” e tjetri “dhëndërr”
Tek po shkruaj,në trup kam lunga
Dhe po them:-Pse mos jetë ëndërr???


Por mjerisht,nuk ishte ëndërr
E vërtetë që  s’e luan topi
I plagosur nga kjo zhgjëndërr
Vargun tim e mbulon loti.


Loti im është veçse një pikë
Mu në det të pikëllimit
Seç i qau kushdo flet ship
Qarja erdh prej rruzullimit.


Tash e shkrova vjershën time
Le të jetë qiri mbi varr
Kumurive ndër”shtegëtime”
Dua  t’u them se janë gjallë.


Janë gjallë dhe s’i harrojmë
Nuk vdesin,janë në këngë
Dhe gjithmonë do t’i kujtojmë
Se për to zëmra na dhëmb.


-Për 21 majin 2012 në Qafë të Vishës ku humbën jetën 13 jetë.
25 maj 2012


Hojëza jote-mjaltë
 
Hojëzën tënde mjaltë
Gati me lugë hëngra
Sikur më zunë djajtë
Ding e dang u dënda.
 
Dinga e dang u dënda
Dhe,më pas,u shëmba
Sado që u "shëmba"
Pse prapë ma ka ënda?!...
 

Rrënjët
 
Kur rrënjët i shkula,i lashë në Shqipëri
E si mos më thahen degët,mua,tani?!
Po vyshken,po thahen,të gjitha,pak nga pak
Se rrënjët i shkula; i lashë andej,larg...
M'u prish gjumi në mesnatë
 
M'u prish gjumi në mesnatë;më s'u mbyll syri im
Dhe u nisa nëpër natë,rrugë të gjatë e në shtegëtim
Shkoj në vënde ku kam shkelur,nëpër miq e nëpër shokë
Ca prej miqëve s'i kam gjetur,edhe tak më bien lotë
 
Kaq mjaftoi që mos mbyll sy dhe më mbetën sytë kllap
Ah,ç 'më gjeti miqtë e mi;nga njeri u kthyesh luvgat
Mëndja shkon e bredh azat nëpër vënde ku kam shkelur
Unë mbeta me sytë kllap dhe nga malli krejt jam shkrehur.
 

Shpirti im
 
Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Nëse pak unë u mbollisa,qe një kohë e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,- thonë,- në vreshtë
Epo s'isha Don Kishoti që atë kohë ta zija-heshtë
 
Prandaj heshta,edhe heshta;të rrah gjoksin krejt e kotë
Nuk guxoja të shkruaj vjersha;qe një kohë,aman o Zot!
Sepse shkrimi ish dëshmi;s'ka seç duhej dëshmitari
Shkurt e shkurt,lexues të mi,drejt për drejt tek Haznedari *
 
Ky për ditë lëpinte kosën;s'ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën,më mirë vdekur se i gjallë
Ndaj buisa pak si vonë;kështu vonohet Agavita**
Më mirë kurrë a më mirë vonë;edhe heshtjes iu vu pika.
 
*kirminel sadist i regjimit të Enver Hoxhës
** bimë që rritet në vise të thata çel pas
 
 
Obsesion
 
Malli i beftë më pushtoi;më pushtoi e nuk më lë
Një copë plak të dashuroj?As mos pyesin si a hë?
Si,padashje,vjen më kap;vjen më kap e s'më lëshon
Dhe ma bëri mëndja"fap",se dhe mëndja fluturon.
 
Fluturon si të jetë zog;është bërë zog dhe ka vënë krahë
Vjen aty ku s'jemi tok;vjen aty se kam sevda.
Kam sevda e ma do zëmra:ma do zëmra ta kem vet
Por dëshirat mbetën ëndra;ah,moj ëndrra,më bëtë petë!
 
Më bëtë petë e po hollohem;jam tamam si fije bari
Si qiriri po kullohem;po kullohem veç nga malli
Malli i beftë më pushtoi,mua,tani,në pleqëri
Ju them trroç:ju dashuroj edhe dua t'u marrë në gji!
 
Nuk është trill i një të marri,por buron thellë nga zëmra
Aq i madh më është malli,sa mua ding ma bën zëmra
Dua të marrë në gjirin tim që nga malli po pëllcet
Ah,ta dish,o shpirti im,s'vlen pa ty kjo imja jetë


Mos më bëj karshillëk!

Më thuaj që di shumë gjuhë: je poliglot?!
Gjasme qe i zoti dhe kokën ma ke plot!
Se,kur të pillte ty kau, mua më ngordhte lopa
Lufta e kllasës më "vrau", ti bridhje nga Evropa.

Prandaj, të lutem,mos më bëj karshillëk
Se e ke pak që të them: jazëk!

4 shkurt 2003


Një poeti modern

Kur lexoj poezi, unë nuk dua të kërkoj "fillin e Arjanës"
Në labirinthe e fjalëkryqe, nuk dua të kaloj
Në poezinë tënde, të vjenë mëndja anës
Dhe të gjithë atë poezi, dua ta harroj.

Futem në hamëndësira apo racionale
(Ç'është ky aluzion me kaq kode të fshehta?!)
Pse,i dashur poet, jeta s'është kaq barbare
Që vargjet t'm'i ndërtosh si të jenë teorema?!...

6 shkurt 2003


Dhe më thonë...

Dhe më thonë që mirë je
(rri se je mirë e bukur dhe paske fat?!)
Po mua dhimbja e të tjerëve më është ise
Dhe "që qenkam mirë", e kam shpirtin plagë

As ndjej gëzim që qenkam mirë
Dhe të tjerët: të mrrolur, të uritur!
Po të ndjehesha mirë, do të isha i pështirë?!
Sikur veçmas unë qenkam "kokë e ndritur?"

S'jam hiç mirë. Ja, troç po ju them!
Se më dhëmb plagë e tjetrit si ta kem vet!
Që s'është mirë, Shqipëria, unë bëhem ujem
Mallkoj faqenxirët që janë në pushtet.

6 shkurt 2003



Gjithmonë më rrahin

Gjithmonë më rrahin, se them të drejtën
Kështu më kanë rrahur, pothuaj tërë jetën
Të vogël, më rrihnin se qeshë trazovaç
Dhe tash që u "rrita": i njëjti vaz.

Se të zezës kurrë nuk i thashë e bardhë
Kurrizin me xhunga, po ballin të bardhë.

18 korrik 2007



Dhëmb plaga e Brutit

E kini vënë re? Nga gjithë plagët që mori Cezari,
I dhëmbi, mbi të tjera, veç plaga e Brutit!
Ta dini: edhe unë jam pak si Cezari
Më dhëmb, mbi të gjitha, plaga e turpit.

Ja, kështu, bërita; njëlloj si Cezari
Nga brutët që me kazma iu lëshuan lapidarit
Mjerisht,i rivranë Kristaq e Margarita Tutulanin
Nga mendjekaptuar që, pak, dallojnë prej djallit.

Dhe kjo ndodhi në Gosë
Nga një tufë me "balozë..."

15 shkurt 2003

Të vërteta të hidhura
Ka të vërteta që janë të hidhura,
Por duhen thënë që mos harrohen.
Se, ndryshe, mandej hasë në të papritura
Të papriturat, një nga një dhe shtohen.

P.sh., politikanët janë ca arlekinë
Që luajnë si aktorë në parlament.
Këta e morën në qafë Shqipërinë
Sa Shipëria nuk ecë në këmbë vetë!

P.sh., prona nuk shkoi tek i zoti
(se ligji s'qe i mirë dhe qe i nxituar!)
Ndaj qetësi nuk gjen atje robi
Ndaj gjendja është e turbulluar.

P.sh., jeta nuk është e siguruar
(se mungon qetësia dhe ka korrupsion)
Se sa njerëz jetojnë, ende, të ngujuar
Se kanuni si në mesjetë vepron.

P.sh., pushtetarët bëjnë ortakëri me krimin
Dhe drejtësia sikur mbyllë njërin sy!
Mos bëni me faj, ju, Përparimin
Që të thoni: - Ore, po këto, gjithkush i di.

Por duhen thënë që të mos harrohen
Se, ndryshe, është rrezik që shumohen.

15 prill 2004

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen