Kolë Jakova lindi në vitin 1916 në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në këtë qytet, Kola mbaroi shkollën fillore dhe u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këto vite, kur i riu nisi të shkruajë vjershat e para.
"Kënga e tre heronjëve" dhe
"Shqiponjat partizane" shumë shpejt nisën të këndoheshin si këngë. Pas çlirimit, në vitin 1953, Kola shkroi veprën
"Heronjtë e vigut". Fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1954 shkruan dramën
"Toka jonë",
"Përkolgjinajt" në vitin 1965,
"Lulet e shegës" në vitin 1970,
"Bashkë me agimin" në vitin 1975 dhe dramën
"Lugajanet" në vitin 1997. Këto i dhanë një ndihmesë të konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjisë. Njëkohësisht, Kolë Jakova është autor i disa romaneve si,
"Fshati midis ujërave",
"Përballë hekurave të kryqëzuara" dhe
"Kulla buzë liqenit".
Tituj të veprave
Bashkë me agimin (1975)
Fshati midis ujërave (roman satirik, 1986)
Halili dhe Hajrija
Heronjtë e vigut
Kulla buzë liqenit (roman)
Lugajanet (dramë, 1997)
Lulet e shegës (1970)
Përballë hekurave të kryqëzuara (roman)
Përkolgjinajt (1965)
Toka jonë (dramë, 1954)
_______________
Burimi: Wikipedia
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen