Avdush Canaj |
Avdush Canaj, u lind në fshatin Koretin të Kamenicës (Dardanës së sotme) më 12 qershor të vitit 1955. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Gjilan ndërsa studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Prishtinë.
Me shkrime filloi të merret që nga klasa e shtatë.ishte vëllai i Alush Canaj, që përvijoi shtigjeve të gjurmëve të tij. Nga viti 1977 punoi në Televizionin e Prishtinës, gazetar në programin për fëmijë.
Në vitin 1983 “si intelektual i rrezikshëm” u nxor para gjyqit ushtarak në Sarajevë dhe u dënua me 5 vjet burgim. Që nga viti 2007 kthehet në RTK, respektivisht në Programin për fëmijë ku edhe udhëheq emsionet artistike.
Është shpërblyer disa herë në konkurset tona letrare.
Në vitin 1998, disa reportazhe të tij për luftën në Drenicë, janë botuar edhe në të përditshmen autoritaive gjermane “Frankfukter Rundschau”. Avdush Canaj është i përfshihet në Antologjinë e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj “Me xhaketën kuq e zi”, botuar në Tiranë nga Odhise Grillo. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Gjilan.
Veprat:
Poezi nga Avdush Canaj
LULET E KLASËS
– Çfarë është klasa yte?
– Livadh.
– E ke përnjëmend?
– Për kokë të mamit po.
– Si ashtu?
– Ja kështu. Ka lule plot
– Ç`lule?
– Me parfum,
me fustana,
kordele,
gërsheta,
farmere,
atlete..
– E cila është më e mira?
– Vetëm njëra. VJOLLCA. Është si dielli,
si liria.
Hënë e yje ka në xhaketë.
– Do të thotë ti atë e …
– E dua shuuuuuuuuuumë. E kam shpirt, zemër. Krejt
Loçkë.
– Tashti po e di:
pas mësimit
të pret
çdo ditë
të shkoni në shtëpi dorë për dore.
– Kush të tregoi?!
– Zogu i vogël. Ai i di të gjitha.
MENDJEMËDHATË
Me të vërtetë
Me të vërtetë
Ato
Janë bërë tepër mendjemëdha
E nuk na shohin shpesh
Kur kalojnë para nesh
Me kokën te retë!
Vajzat e klasës së tetë
Sikur kanë zbritur
Nga të tejrat planetë!
Harrojnë flokëgjatat
Fjalëçokollatat
Mbushur me hare
Se edhe ato dikur
Ishin në klasë të pestë
Kështu sikur ne,
Kështu sikur ne.
I kuptojmë
Dhe nuk gabojmë,
Gjithmonë ngutën
Diku shkojnw,
Fluturojnë
Si pipiruqe,
I presin përqafimet
Nën qershitë
Këmishkuqe .
– Ç`po thua ?!
– Dielli i ka parë
Me zogjtë me kitarë
Më ka treguar ai mua
Por të të tregoj nuk dua
As nën ftua
tek ai krua .
E dinë edhe lulet
në livadh:
Ky është sekret
i madh,
shumë i madh!
PRAPA HEKURAVE
Ti sot e ke
ditëlindjen e dytë
po unë jam larg
shumë larg
s` mund ta uroj
as të të puth
sytë
po të mundesha
do të bëhesha zog
të fluturoj ka ti
me një thes dhurata
e përqafime njëmijë
s`më prangat
në të errtën
qeli
sigurisht tash je rritur
vishesh vetë
mbase ke mësuar
edhe vargje për lirinë…
unë ta kam harruar
hijen
trëndëlinë
dikur të merrja për dore
dhe dilnim në sheti
ti s` ecje
ti fluturoje si dallëndyshe
hareje
lëpije akullore dëshire
të bleja një
e ti kërkoje tri
thoshe
një për dacin
një për macen
që rreziten në çati
s`ta prishja qejfin fare
të kisha këngë që rritet
këngë kitare
çdo ditë në dritarëzen
time të hekurt
guguron një lumbardhë
më ngjan në zërin tënd
krejtësisht pranverë
dua ta përgëdhel
të shuaj mallin për ty
po ajo ka frikë
ikën te mami i vet
më flatrat në erë
meqë s` mund të vijë
këto vargje zemre
pas erës në këtë natë
po t`i çoj dhuratë
ti mos u mërzit
rritu
unë prangat do t`i thyej
një ditë
do të vij me diellin në duar
që ti të jesh gjithmonë
e qeshur
gjithmonë
e gëzuar,
NENES S’IA KTHEJ SHPINEN
Ne rruge me gjakosin,
M’i vejne prangat, me burgosin,
nenes s’ia kthej shpinen.
Ma mbyllin edhe Driten,
Ma ndalin edhe Rriten.
Nenes s’ia kthej shpinen.
Ma thejne lapsin, vizoren…
Ma djegin abetaren, fletoren…
Nenes s’ia kthej shpinen.
Ma rrenojne oxhakun,
ne fyt ma lidh lakun,
S’ia kthej shpinen nenes.
E ngre zerin deri te rete
tjeter nene nuk kam ne jete.
Per te ne flake digjem-kallem,
si feniksi perseri ngjallem
NJË LOT NË QEPALLË
Atë natë,
kur u prish moti,
e pashë Gani Xhafollin,
fluturoi te Zoti.
E luta nëpër erë:
M`i bëj të fala
tim vëlla, Alushit
e shokëve të tjerë.
Më tha në stilin e vjetër:
Patjëtër, o mik i rrallë ,
patjetër,
e një lot të vakët
ia pashë në qepallë.
Mes yjesh
ndritë buzëqeshja e tij
e një zë më vjen
si bari kur fëshfërinë:
E kreva porosinë,
porosinë,
porosinë...
21 qershor 2015
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen