Që nga viti 1967 ishte korrespondent i ’Rilindjes” i Radio Prishtinës dhe i TVP. Nga nëntori i vitit 1990 kur u instaluan masat e dhunshme të Serbisë ishte i papunë deri në përfundimin e Luftës kur u punësua në MPMS.
Krijimin e parë letrar e botoi në revistën “Zëri i Rinisë” në vitin 1966. Është fitues i disa çmimeve letrare. Poezitë e tij janë përkthyer ne gjuhën Rumune anglisht. Poezitë e tij janë përfshi në disa antologji në Kosovë e Shqipëri. Është Botues në SHB “MESHARI” Prishtinë dhe anëtarë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës
Librat e botuara:
- "Luadhi Kohës", (1973),
- “Kohë Idhnake” (1987),
- “Shi me Diell” (1997),
- “Sheshi i Shpëtimit” (2007),
- “Lulet e Kosovës” (2010),
- “Qiejt Ilirianë” (2011),
- “Mbretëria e Ëndrrave” në gjuhën Rumune në 2o11,
- “Me Flamur në zemër” (2012) dhe
- “Gjysh – Dielli a ka Sy” (2012).
- “Mbijetesa e popullit të Drenicës më rrethinë) (2007), ditar lufte, botoi të Radio Kosova e Lirë
- “Baca Dinë - dritë i shtigjeve të djemve të Lirisë” monografi SHBP - Kosovës.
Poezi nga Nezir Prokshi
MBRETËRIA E SHPRESËS
Çuditërisht pa hile
E donte Shpresën
U dashurua sa ishte i ri
Edhe babë e babagjysh
Jetua kishin me te
Ajo kishte gjithë fuqinë magjike
E binte shiun, pranverën, verën
Kapërcente muzgun
Në agullimë vinte me diellin
Kur e kundërshtonin kopilët
Thoshte
Botën ta jap Shpresën jo
Me te ecte, me te ëndërronte
Me te bënte gjumë
Si Mbret
Vitet i kalëronte
Anë e kënd botës
II
Kur kapërcente ndonjë rrebesh
Kohë idhnake,
Orëliga kur trokiste në dyer të hapura
Para se të këndonte këndesi
Ai ia thoshte këngës majë krahu
Ndalonte kur tretej në meditime
Mërmëriste:
Botën ta jap Shpresën jo
Koha s’ndalon
Shpresa ecte para tij
Te nesërmën
Jetonte në të veten kohë
Besonte në të magjishmen fjalë
Kurriz e kishte Lirin
Nga Homeri mësoj poemën me mija vargje
Siç mësoi të shoh përtej errësirës
Përtej bjeshkëve, përtej fjalëve...
Një ditë,
Dimër i acartë
E arrestuan
E shpallën “Rebel”,
Luftën për Liri pa Liri
E bënte nëpër qelitë e errëta
Kur e kërrusën stinët dhe e zbardhen motet
I thanë; Je i Lirë, pa L i r i
III
Ai vërtetë mbeti i pathyeshëm
I palëkundur nga Shpresa për Ëndrrën
Besonte
Kërkonte liri
Edhe sot e donë drejtësinë
Kurrë se di pse
I besonte bestytshëm Trimit
Se do e sjell Lirinë
Me gjenin pellazg pranverën e priste
Në toka buke në Fushëkohën dardane
Dëgjonte tinguj në Harpën e Arbrit
Si hante palla për Shtat mbretëritë
Paj,
Mbret ishte
Kaluar mbretërive tërë botës.
MOMENTE POETIKE
Gjithë këta qiej
Mbi këtë vend krejt të sheshtë
Në qiellin e parë fluturojnë Mjellmat
Edhe ndonjë lejlek i harruar
Në të dytin pluskim bore
Retë që zihen e dalin nga dielli
I treti një Zot e di, pak më lart një avion
Udhë të bardha bën në qiej Ilirianë mbi liqe
Matanë bjeshke në brezare ndrit një Yll
Mbi Gjole flutura botë e rrallë bimore, lule
Duken barka të vjetruara mbetur brigjeve
Enkelana fle në çatinë e bjeshkës
Mbi liqe Nositët nuk duken, kanë ikur qëmoti
Thonë sa herë Lasgushi e këqyrë Mitrushin
E herë hëna zbret e plotë, e Yjet
Kur yjet prushojnë lind dielli n’Enkelanë
E kur të zdirgjem në rrafshin e Dushemishtës
E po u zhvesha lakuriq i çmendur do me thonë
Të gjitha fyerjet e tundimit do i marr në kraharor
Se më kanë dehur erërat me aromë Liqeni
Se më ka mplakur e Premtja kur u poqa me Zanafillën
E te plakëm në mes kësaj bardhësie o Zot
MBRETËRIA MAGJIKE E HIJES
Kur vjen nata
Poema e hapur në tryezë
Grindet me metafora
Mbi mua kalërojnë
Shkëmbinjtë të mbërthyer
Majave të thepisura
Zbehen bardhësitë
Luadhet me këmisha të përhitura
Lakuriqët që donë t’ia ndalin
Bubullimën qiellit
Ofshame te bezdisura
Labirinteve përrallore
Shenja të orëve të liga
Po ikin
Thanë po i përpinë errësira
Ka rënë një sëmurje e keqe
Në një lugajë që ka marr zjarr
Trishtimi do të përvidhet
Në mbretërinë magjike te hijes
Fatziu unë që nuk mu takuam
Në stinën e përtëritjes
Imazhe rastësore përshkonin qiellin
Ngadalë në duart e Lirisë
RENKIMI I ESHTRAVE
Rënkime vaje gjemë
Palca shpirtrash
Të shqiptarëve të vrarë
Të mbuluar nën ritmin
E krakëllimave të sorrave
Në errësirën e natës
Kur lakuriqet fluturojnë
Pa hënë
Të fshehur në brendësin
E muzgut
Sa larg ndihet rënkimi
Gjema, fjala hidhërimi
Flakë digjet
Me vargun tim kryeneç
Numërojnë ditët vitet
Epokat të mbuluara
Me pëlhurë të përhitur
Se koha erdhi për të rrëfyer
Për shekujt e dhunuar
Në një botë mbërthyer
Në ethe plagë e dhembje
Të shpërndara qençe
Pa u shënuar emër varri
Le të rendon dheu mbi kokë
Ndritur nga drita e mëngjeseve
Me plot Diell Lirie
Në qiejt Ilirian
MOLLË E KUQE TRUNG I NDARË
Dhe një varg seç lindi sonté si një Yll që muzgun ndritë
Dhe një këngë që mori përrenjve puthi Majat
Në Diell u ngjit
Dhe u gëzua shumë
U gëzua posa preku në gur e cung
Metaforë s’është Mollë e Kuqe patëm emër edhe trung
Trung e fruta, degë e Mollës, lule e pemës mbeten të tharë
Seç nis udhë Syri Vargut, mbushur mall si mërgimtar
I përlotur syri nënës loton nën qepallë
Shihte ëndrra për mote kthimi, në kraharor digjej, kishte mall
Dhe një ditë një Fundprilli, thane në Kosovë e ke një Varr
Është mbushur gonxhe aromë Prilli, Trungjet Sythe, Fushat bar
________
Përgatiti: Adem Zaplluzha
________
Përgatiti: Adem Zaplluzha
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen