Dienstag, 25. Juni 2013

Agim Ramadani

Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicërr tre fëmijë dhe gruan.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Libri "Një jetë tjetër" iu botua në vitin 2002 pas vdekjës së autorit./ Burimi: Wikipedia


Poezi nga Agim RAMADANI

LIRIA

Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
mallkue qoftë gjaku im
nëse m'vrasin pa luftue


QENTË LEHIN NË DIELL

Vdekja përgjon në korridor
Para murit të djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut

Era thyente trandofile
Një nënë ia fshin lotët

Korridorit të zi njeriu i blertë
E qentë lehin në diell


A MJAFTON PRITJA

A mjafton
Të presim vetëm
E të shikojmë
Duke larguar perdën
Për të parë si na vjen liria


DIÇKA E NEMUR PARA BJESHKËVE

Le të shkrihet terri kur marshojmë drejtë majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera e djegur zgjohet në vargun e Nëntorit të tretë
Me plumb filluam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrët e mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kohën e Skenderbeut e shuajmë etjen
Trimëria në kulnin e ëndrrave hëna u flakron
Lartësia e mendimit tejkalon breshërit e plumbave
Kokrrat e mëdyshjës kaherë u bluan
Ndërmjet shtëpive të kallura të Dukagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije brrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhoja e lëbyrur e mendimit
Para bjeshkëve të bekuara diçka e nemur po fshihej.


ZHGËNJIMI

Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzëqeshje të humbur
Binarve të largimit
Andej nga të kërkova
Nuk ishe
Në stacionin e fundit
Të zhgënjimit
Zbres


IDRIZ SEFERI

Oshëtima ende është gjallë
Damar i tokës vetë
Ai


PIKTURALE

Trëndafili i tharë
Në kornizë te dritares
Dhe një cep pëlhure
Që njomet
Në të paavulluarën
E gotës se kujtimeve
Në horizontalen
E matur të penelit
Më shteren ngjyrat
Në kavaletin
E së kaluarës


KUR TË KTHEHEM

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë

Kur të kthehem
Sa do të jem i vetes
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’do të më njohë askushë
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehen
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.

FTESË PËR EKSPOZITË

Unë i robëruari
Ju ftoj
Në ekspozitën time
Të pavarur!

NË MUNGESËN TIME

Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kerkojnë pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam treutur

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen