Montag, 24. Juni 2013

Iljaz Prokshi

Iljaz Prokshi

Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.
Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues. Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete. Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj.


Poezi:


  • Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983
  • Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992
  • Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995
  • Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998
  • Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003


  • Tregime:


  • Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987
  • Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990
  • Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996
  • Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997
  • Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002
  • Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003
  • Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.

    Romane:


  • Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
  • Dashuri në labirint, 2001



  • Poezi nga Iljaz Prokshi


    LIBRI PA TITULL

    I zhvendos dollapët e librave 
    Të thyej vrazhdësinë si etikë
    A s’është kjo gjëmë e të pafatëve

    Vetëm pranë unit tim e mallkimit
    Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era
    Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë

    Para marrëzisë qyteti hesht as di përse
    Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem
    Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme
    Nga ata që shkruakan natën pakuptim 

    Më infekton një hije para pasqyrës
    Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë
    As këmbë botës më kot nuk i sillem 

    Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit
    Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre
    Kurrë më të mos jem robër në flakë

    Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës
    Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë
    Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit

    I radhis sërish ato të pakta hieroglife
    Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit
    Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat

    Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë



    QIELL I DASHURISË 

    Në qoftë se më puth
    do m’i fshish lotët kristal 
    do e ndiej aromën e një princeshe 
    mund te them se qenka "E shkruar" 
    sepse gjithçka ndodh këtu 
    veç dëborë sa nuk bie 
    Unë shëtis rrugëve 
    dhe një shi i bukur më lag 
    shikoj orën 
    akrepat kane kaluar 24-shin 
    të vetmuar kemi mbetur
    duke u larguar si tej reve
    ku mua me mbulojnë kujtimet 
    yjet dhe krahët e tu 
    Por bota si gjithherë e gjerë 
    mbetet shpesh pa fjalë 
    si pa fjalë një erë fryn 
    dhe shkund fletët e blirëve në qytet 
    kërkoj dikush të më flasë 
    një shpresë e çuditshme 
    shpërthen si llavë 
    tani i llaftaruar fshihem diku 
    duke u munduar te vij tek ty 
    e ti ik e ik si pa kokë a e di 
    apo gjen strehë
    në qiellin e dashurisë sonë blu 



    SHËN VALENTINI I VETMUAR 
    ( Rinës) 

    Si te therras moj Rine 
    kuptohet s'di cfare te them 
    mendova se ke ikur 
    dhe me kot ia them sages sime 

    S'do flas shume per Shen Valentinin 
    per mua s'pat dite te tille 
    sikur te dy e ndjenim veten te vetmuar 
    si ne nje ishull te humbur 
    ne detin e paane 

    Karafili i djeshëm 
    ka nisur te vyshket mbase 
    ben nje te mire ndac moj engjell 
    me duaj si une ty 
    le te shpetojne buzet pa u ngrire 

    I lene si nje beduine 
    skaj botes ne ekzaltim 
    i lenduar shpirterisht si Shen Valentini 
    pres nje fjale 
    oh nje fjale te kendshme 
    qe te ma thuash 

    Mbase tretesh ne mendime dhe ti 
    e une rri i shqetesuar 
    duke kenduar e dashur 

    Kujtoj ata sy si deti 
    e dua te lahem me permallim 
    kujtoj shikimet e buzqeshura 
    buzet tua dhe floket 
    kujtoj hapat e tu te ngadalte 
    ne kete qytet te cuditshem 

    Oh nuk eshte cudi qe nje dite 
    duke te puthur te digjem i teri 
    e te falenderoj zotin 
    qe te zbulova ne kete shekull

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen