Aktualisht vazhdon studimet Master Shkencor, dega “Komunikim Politik”.
Vendbanimi aktual - Fier.
KARRIERA
Ka punuar si Kryeadministratore e Shërbimit Social për Ndihmat Ekonomike dhe Paaftësinë në Komunën Krahës, rrethi Tepelenë. Ka punuar më vonë si mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nw rrethin e Fierit. Prej disa vitesh jep kontributin e vet në mediat pamore dhe ato të shkruara. Ka punuar si Drejtore Informacioni në TV Rajonal “Apollon” në Fier. Ka punuar si gazetare e TV “Ora News”, Tiranë. Është autore, skenariste, dhe drejtuese e qindra emisioneve sociale, kulturore dhe politike në TV “Apollon”.
Aktualisht punon si Drejtore e Informacionit dhe Promocionit në Bashkinë Fier.
Është botuese e gazetës “Ora Juaj”, Fier
Punon si gazetare e gazetës “Panorama”, Tiranë.
KRIJIMTARIA LETRARE
Ka botuar vëllimet poetike:
1-“Merrma lotin peng”,(poezi, 2004)
2-“Hënë e qiellit tim” ,(poezi, 2006)
3- “…por gjyqi vazhdon…”,(prozë, 2007)
Ka në proces:
1-“Yasmina”, (roman)
2-“Kritikë”, ( kritika, ese, recensione, studime, publicistikë).
TË TJERA:
* Është përfshirë në 2 Antologji Poetike me autorë nga vendi e bota.
*Majlinda është anëtare e W.P.S. (Lidhje e poetëve bashkëkohorë të botës).
*Eshtë redaktore e librave të autorëve të ndryshëm në prozë dhe poezi.
VLERËSIME:
*Është fituese e Cmimit Special Letrar në Konkursin Ndërkombëtar “Muza Poetike 2012”.
* Ka marrë Certifikatë Mirënjohjeje nga Unioni i Gazetarëve.
*Ka marrë Titullin e Lartë Nderi i Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegas”.
POEZI
XXX
Sa më rëndojnë këto ditë të mbrapështa,
si listë borxhesh mbi supe,
si fyerje,
si kalimtar pa ngjyrë,
si vdekje të hazdisura ,
si kuaj pa fre …..
më duket kjo natyrë, e shkretë postmoderne
…liritë e burgosura,
na përvidhen edhe ato si një jehonë e munguar.
Bota, në mesnatë ngre kurthin e vetvetes…
Gjëmimtare, e përcudnuar, shkretë.
Sa vonë…
Si fjalë e trishtë prej gjoksit të maleve blu…
Ty
po të pres
…Në gjurmë të rumunit Mihail Eminesku…
Ja ylli zgjoi dhe dita ra,
për ty po pres, si ty nuk ka,do vish, a jo, unë po të pres,
të përqafoj dhe le të vdes.
Të pata thënë mbi njëmijë herë:
“Në ty do dehem, shend e verë”. Ti më lajthit me zërin tënd,
se ti më vdes, se ti më cmend.
Ti më tërheq e më kthjellon,
më le pa mend, e më largon.
A thua, dreq je më pastaj?më le pa mend, e më largon.
S’di si të mbaj, po si të mbaj?
Ti dashuri që vjen nga larg,
afrohesh pak e ikën prapë,ti burrë i cmendur në det e lot,
më dehe sot, më vdiqe sot.
Ti lozonjar në ashtin tim,
i miri im, i shtrenjti im, ti mbi çdo stinë je dashuri,
i dashur ti, i ëmbli ti.
Se bashkë u deshëm, e bashkë vrapuam,
u dashuruam…u dashuruam,ty zemër burri vazhdoj të pres,
të përqafoj pa le të vdes…
Ndajnate
Trojë e djegur,
këngë e gjallë Ilioni!
Turren drejt teje
si venduza oktapodësh,
indogjenë të pangjyrë.
Si të jem shtyllë harrese,
rrjedh fytyra prej lëndine e,
sërish mbetem
në parmak të pikut të natës.
Shtergu,
në zgjim të ditës,
në ëndrra të tejdukshme
më çon.
Qyteti
im
Si akrep i ngecur ore -
- qyteti im.
Me sytë e thinjur
kërkon shpëtim.
Teh i ndryshkur, mbetesh pa lëvizur,
fllad, erë, shkulm Tepelene,
që si silueta më shfaqen rrugës sime.
Braktisur kjo pranverë tek ti.
Pse qan?
Ke dhimbje?
Plagë të pashëruara?
Qyteti im!
Pikëlluar në çdo qelizë
nga grahma acari
Që të gërryejnë e të rrudhin mushkëritë…
Si akrep i ngecur ore -
- qyteti im.
Me sytë e thinjur
kërkon shpëtim.
Teh i ndryshkur, mbetesh pa lëvizur,
fllad, erë, shkulm Tepelene,
që si silueta më shfaqen rrugës sime.
Braktisur kjo pranverë tek ti.
Pse qan?
Ke dhimbje?
Plagë të pashëruara?
Qyteti im!
Pikëlluar në çdo qelizë
nga grahma acari
Që të gërryejnë e të rrudhin mushkëritë…
Rendje për vetënjohje (Pasqyrë e thyer)
Natyrat – rrudha lakuriqe,
ti – flokë livadhesh kreh,
përtej teje dëgjohen thirrje.
Pasmesnate.
Kuaj me flatra brenda
ujit të thyer,
mes zemërimit të ëndrrës
me urrejtjen e zgjimit -
- ti ecën,
edhe pse të trembin.
Lutje të bardha.
Qiejt t’i vodhën në petale
të thërrmuara, si tym vranësie…
Ti ecje.
Mjaftoheshe me atë ishull,
ndërtuar vite më parë.
Ishull i lashtë,
rrethuar me akuj vetëtimash,
me gënjeshtra qesharake…
Vazhdo të rendësh,
edhe pse është hidhur.
Ti, pikëllimtar
në mozaikët e ajrit.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen