Samstag, 29. Juni 2013

Lumturi Plaku

Lumturi Plaku eshte indur me 28 nentor ne Konispol , Sarande. nga ku jemi larguar. Gjimnazin e pergjithshem e ka mbaruar ne Kavaje.Qe nga viti 1991 jeton ne Itali. Ka frekuentuar shume kurse per kualifikime dhe me 2005 u diplomua  MEDIATORE INTERKULTURALE. Kontribon ne shume fusha te emigracionit e sidomos per prezantimin e kultures sone, shqipetare ne Itali. Ne nje program televiziv lokal  per emigracionin, prezanton  rubriken; KULUTRA, KOSTUME E TRADICIONE, ku perveç intervistave per te huaj te nacioneve te tjera, pati mundesine qe te bej te njofur kulturen tone ne disa fusha.

Librat e botuara:
"BRIGJET E MIA",  Globus R, Tirane, 2008.
"SYRI I BOTES TIME", Globus R, Tirane, 2009.
"FLORIRI NE FJALE", Globus R, Tirane, 2010.
"VALORI COME ORO"- "VLERE FLORIRI", Ada", Tirane, 2011.


Poezi nga Lumturi Plaku

VLERE

Në një vënd, ku ligësija nuk myket
dhe turpi bashkë me bukën hahet
mbaj vete vlerë, atje mos bjerë
të shkatërrojnë, s’të kanë njofur asnjëherë…


MOS MIRENJOHES

Mos e kafsho, se të ushqeu ajo dorë
gotën, pjatën, që hëngre, mos përmbys
si zvarranik do përfundosh, shpejt a vonë
të puthësh këmbët e atij, që do të godis



KUJDES!

Dimri të tkurr trupin e bën të fortë si veten,
vera të ngroh kockat, ti pregatit për vjeshtë,
kujdes pranverën, kur muskujt jasht i nxjerr,
se është stinë e bukur, por dhe pak e pabesë


VETMIA

Vetmia, ogurzezë më përzien mendimet,
që vërdallë si flutra më vinë nga larg
hapin krahët si fletë ditari me kujtime
e me to flas, me to qesh, me to qaj…

EKSTREME

Kur i dituri insiston me këmbëngulje
e me ambicje të arri
atje, ku mëson e shfrytëzon gjithë diturinë,
është mënçuri…
Por kur vrapon si gomari i padituri
me ambicje plotë ligësi
drejtë majave, që ku s’arrihet të arri,
është marrëzi…


NEQOFTESE

Kur vëndin e vlerat e tua nuk njef
e fut hundët, atje ku s’duhen futur,
mos u mërzit, kur të përdoresh nga të tjerët,
si leckë çimentoje e të të fryn si pluhur.
 
 


MERREM O HESHTJE

Merrëm o heshtje dhe largomë
prej këmbanave mashtruese në goditje
në një vënd, ku ç’thuhet - bëhet, lëshomë
shëromë lodhjen e zgjatjes në pa ndreqje

Largomë prej fjalëve,që s’dua ti ndëgjoj
brënda gjithësisë,që pëllitet në gënjeshtër
të fortë më bëj o heshtje,ngushëllomë
për dhimbjen e humbjes,së të vërtetës.

 

SHENJA

Thonë,që fjala e burrit
është si gozhdë, që i ngulet murit
dhëmb, por është kollaj të shkulet
ndërsa fjala e djalit
është gozhdë e ngulur trarit
me dhimbje thellë në zemër ngulet.

Por shpirti i nënës dalngadalë
heq gozhdën e fëmijve të sajë
ndal gjakun, që pika, pika kullon
mundohet dhimbjen të lehtësojë
e plagët të shërojë
edhe pse shejnat ngelen në zemër përgjithëmonë…


MIQESIJA

Ti i sigurt e thërret në ndihmë,
ai të mçifet e të bën bisht
hiqe nga lista, kaloj një rrigë
s’e vlen, s’është mik!

S’ka radhë e trune në miqësi
peshë, sa bëj unë ,o sa bën ti
kur njëri qan, tjetri është pranë
edhe pse koha, o distanca i ndan.

Miku nuk zgjidhet si derr ne thes
që pret mometin të hy në pjesë
ai s’vlen vëndin, është i pabese,
mardhënja mik është lidhje e shenjtë.


MENDOJ

Miqësia nuk ka moshë, vënd e orare kur fillon
nuk është flutur, që nga një lule tek tjetra shkon
nuk është pranver, që vjen vetëm me një dallandyshe
s’është as një veshje, që e ndrron, e shqep, e bën ndryshe

Nje mik nuk ben zik-zake, nuk hesht,kur folur duhet
sqaron çdo keqkuptim sado i rënde të duket
një mik të vërtetë me vlera, të nderuar
e fal se e do si veten, kur thotë, që kam gabuar.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen