"Pegasi" ne sherbimin tuaj!
Redaksia e Revistës Letrare dhe Artistike “Pegasi” njofton lexuesit, dashamirësit dhe të gjithë krijuesit, në Greqi, në Diasporë dhe në Atdhe, se pas gjashtë vitesh qarkullimi si organ ekskluzivisht në lëmin e letërsisë dhe arteve, krahas perfeksionimit të punës sonë me përgatitjen dhe botimin e Revistës, marim përsipër, në ambjentet e reja të Redaksisë, krijimin dhe funksionimin e ENTIT TË SPECIALIZUAR PËR BOTIME.
Një ekip i specializuar dhe i kualifikuar në çështjet e botimit është gati t’ju ofrojë ndihmesën në të gjithë procesin e botimit të një libri:
1) Kompjuterizim.
2) Redaktim letrar.
3) Korrektim gjuhësor.
4) Ilustrime.
5) Faqosje.
6) Recensionim dhe publicitet në media.
7) Botim.
Të gjitha shërbimet në procesin botues do të vlerësohen sipas katalogut zyrtar, shpallur nga Këshilli i Ministrave, që do të publikohet dukshëm në ambjentet tona.
Redaksia dhe Ekipi i Entit të Botimit “Pegasi”, të ndërgjegjshëm për misionin që kanë marrë përsipër, shpreson se edhe kjo nismë e re e “pegasiotëve” do të përqafohet dhe do të përkrahet nga njerëzit e kudondodhur të letërsisë dhe arteve, për t’u shndërruar Redaksia jonë e re në një vatër të ngrohtë arti, ku ata që duan të shtegtojnë me veprat e tyre në këto qiej, ta konsiderojnë “Pegasin” kalin e tyre fluturues.
Ju mirëpresim, qoftë edhe për një kafe dhe për të biseduar rreth këtyre problemeve!
REDAKSIA:
“Pegasi”
3 Septemvriu 18, kati i 3-të, zyra 8, t.k.10432, Athinë.
Do t’iu përgjigjemi:
Tel. 2112140938
Cel. 6980801136
e mail: pegasimagazine@hotmail.com
Drejtori i “Pegasit”
GRIGOR JOVANI
Athinë, më 29.6.2013
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen