Donnerstag, 23. Mai 2013

Anekdota popullore shqiptare (5)

Nga librat: “Anekdota 1 dhe 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës.



DREQ N'KRYE, DREQ N'FUND
 
            Ishte një njeri dhe ishte nisur për rrugë; kishte për të shkuar në një fshat për të marr diçka. Duke shkuar rrugës e gjen një dreq. I thotë:
            - A po vje' me mue?
            -Po - i thit dreqi.
            -Hajde se po t'shti në thes.
            -S'mun me m'shti mue, se unë i kam edhe shokët 'tjerë.
            -Të tanë i zen ky thes.
            E kishte pas mbushur thesin plot me dreqër. Duke ecur rrugës takohem me një pylltar.
            -Si je, bre burrë?
            -Mirë, si je ti?
            -Mirë.
            -Çka ke aty qi e ke kaq ranë? - i tha pylltari.
            -Po, i kam do tesha.
            -Çka ke bre?
            -I kam do dreqen.
            -Ani a po ma falë nja, bre burrë?
            -Hajt se po ta fali, se tek kam boll edhe unë për veti; m'besin boll mua.
            E ulë thesin në tokë. Ky tjetri e fut dorën dhe fillon me shpalos. Ai, i zoti i thesit, po i thotë:
            -More burrë, çka po shpalon aty? Dreq n'krye e dreq  n'fund; tanë janë njësoj, veç merre nja e hajt t'koft rruga e marë!
 
 

            NDËRMJET TË LAGTIT E TË THATIT

            -Ishte një dembel. Kijet i kishte, gjërat për punë po, plugun po, edhe kishte pas mbetur pa mbjellë. E pyesin miqtë:
            -Pse s'molle sivjet?
            -Vallahi, ni herë ke lagtë e dikur u tha.
            -Ani, ku ke ti nërmje' t'lagtit e t'thatit?
            Puntori, mos m'e ruejtë kohën nërmjet' t'lagtit e t'thatit me mjellë, ai s'un mjellë kurr.
 
 
 
            M'KA DAL SI DASHI SHYT
 
            Një padalishtas ishte kapur me mesele me një llapushnikas.  E pyetën të padalishtasin:
            -Qysh u dave me t'llapushnikasin?
            -I llapushnikasi m'ka dalë si dashi shyt. Dashi shyt doket si s'ka brina hiç, po i ka do brina n'lesh si, bani e t'solli, t'le n'vend!


 

            S'TA LEN AS MRENË E LE MA N'HAMAR

            Njëri, duke shkuar rrugës, e sheh tjetrin duke lëvruar. Lavërtari  bënte trapa të parregullt. Udhëtari po i thotë:
            -Puna e marë!
            -Marë paç!
            -Keq paske punue.
            Lavërtari i tha:
            -N'hamar t'zotit!
            -Vallahi - i tha udhëtari - s'ta le as mrenë e le ma n'hamar.
 


 
            MOS E MSHEL BUNARIN E VJETËR
 
            Na ishe një dijetar që  kishe shtypur shumë libra. Dikur u plakë dhe u sëmurë për vdekje. Po i thotë djali i vet:
            -Babë, me ma lanë naj fjalë.
            -Bir, - tha baba tuj dek - t'kam lanë boll t'shkrueme; bibliotekën ta kam lanë.
            -Jo, babë, me m'thanë  dishka me gojë, shka se ke shkrue.
            Kujtohet plaku çfarë t'i thotë  që nuk e kishte shkruar. Dikur po i thotë:
            -Bir, due ma ta lanë amanet: edhe nëse çel bunar t'ri, rueje t'vjetrin, mos e mshel, mos pshytj n'të e mos flliq.
 
 

            ASNI PUNË NUK T'THRRET...

            Një të dërvarsi i shkon një mysafir. E priti mirë e i bëni fort muhabet i zoti i shtëpisë.
            Të nesërmen mysafiri po lyp leje për t'u çuar e shkuar në shtëp.
            I dërvarsi po i thotë:
            -Rrimë, bre mik, se ty tash nuk t'thrret kurrfarë pune! Shyqyr, djem e nipa t'u kanë ba boll!
            -E bre mik - po i thotë mysafiri - asni punë nuk e hap gojën e me britë: "O hajde punom!", po vetë duhet m'e marrë me men se puna thrret.


 

            UNË SE KAM MJELLË ARËN HALA

            Një i zllakuçanas i ngjet kijet për të lëvruar ditën e diel. Prifti kapërcen atypari edhe, në vend që t'i thotë "Puna e mbar!", po i thotë:
            -A s'po t'vjen marrë si i ki ngjitë kijet t'diellen? A e di ti që Zoti, kur e ka jaratisë dynjanë për gjashtë ditë, t'shtatën ditë, t'diellen, ka pushue!?
            -Paj, Zoti e ka krye punën edhe ka mujtë me pushue, a unë, si p'i sheh ti, lum urata, s'e kam mjellë arën hala, - i tha i zllakuçanasi.
 


 
            BUKA JEME PO M'VRET
 
            Ishte një zotëri. Hip një ditë në kali të shalës dhe shkon në një qytet. I kryen disa punë dhe duke dalë në rrugë jashtë qytetit e gjen një qen të lodhur duke cof. Zbret nga kali. E shikon qenin që ishte i lodhur. Hip sërish mbi kalë dhe shkon tek një bukëpjekës. I thotë.
            -Shko n'filan ven e merre ni qen. Ish i lodhun e bjere k'tu. Jepi bukë t'han sa të don. N'fund t'muajit une vi e t'paguaj.
            Shkon bukëpjekësi, e merr qenin dhe e sjell aty. I jepte bukë sa donte qeni. E kështu për një muaj rresht qeni hëngri bukë sa deshi, dhe u majmë. Në fund të muajit u kthye zotëria për ta paguar bukëpjekësin për shërbimin që i kishte bërë. Kur bënë të futet në oborr të furrës, i turret qeni dhe e rrëzon nga kali. Vrapon bukëpjekësi me e pritë dhe fillon t'i bie qenit me shtagë. Zotëria i shtrirë për tokë,  po i thotë.
            -Lene, lene se buka e jeme po m'vret mue, se unë e kam ba n'këtë ditë.
 
 

            KALLAMOQI S'KA SABËR

            Një hoxhë, me njëfarë tubimi, kishte pas thënë se veç me sabër u bahet ballë të tana punëve. Njëri po i thotë:
            -Veç ni punë, hoxhë efeni nuk ka sabër.
            -Cila?
            -Kallamoqi, kur t'bahet m'u prashitë, s'ka sabër.
 
 

            RRETHOJE QERIM

            Kishte pas shkuar njëfarë Tafa me prashitë misër bashkë me djalin e vetë, Qerimin.
            Prashitën gjithë ditën e u lodhën deri aty. Asnjëri nuk ishin të punës. U mërzitën boll. Iu bë ara fushë; nuk ua marrte mendja me i dalë në skaj kurrë. Po ngadalë-dalë e me gajret e afruan arën. Me prashitë nuk kish më shumë - veç edhe pak.
            Kur e pa Tafa që gati u prashit ara, u këndell e u gëzua shumë edhe bërtiti sa mundi:
            -Rrethoje, Qerim, rrethoje, se s'ka ku shkon ma!
 
 
 
 
            FAJTOR ASHT DERSI  I  PARADARKËS
 
            Një hoxhë shkon mysafirë në Hade dhe për darkë kërkon t'ia qesin një fli. Pak pa ardhur darka, hoxha nxehet tepër në fjalë. Duke dhënë ders, po thotë.
            -E kam pa n'Kuran si gruaja nuk a njeri, po njerit i duhet.
            Baçica e dëgjon dhe, në inat, e derdh flinë prej tepsisë, kinse i pshtoj prej dore.
            Kur u kthye sofra me bukë e lëng, hoxha duke shikuar mbi sofër, po i thotë konakxhiut:
            -Flija s'na paska ardhë, po s'pe di a je ti fajtor e baçica?
            -Besa more hoxhë, as unë e as baçica, po "dersi" yt i paradarkës!
 
 
 

            UNË JAM MEHË KAMERI

            Vëllanë e Ukës, vijnë për ta pa disa njerëz si njeri të mençur.
            Ky i kishte pas lëshuar dhentë  për të kullotur e i kishte pas varë qostekët e sahatit deri në tokë. U takua me ata që kishin ardhur te ky, edhe i pyeti:
            -Ku ja keni m'sy kshtu?
            -Të Mehë Kameri.
            -Unë jam Mehë Kameri.
            -Qysh, mej rue dhitë? - i thanë këta.
            Njëri prej tyre që ishte në kali të shalës i tha:
            -Ma qejf kishim pasë mos me t'pa, se që t'pamë, çfarë zani ke pas ti.
            -Paj, more burra, - u tha Mehë Kameri i Suhogerllsë - s'asht marre me punue  n'shpi tande.

 
 
 
            EDHE UNË QASHTU KAM MENUE ME I DA
 
            Ishin dy peshkatarë. I zënë dy peshq. U ulën në një lëndinë dhe i qesin para veti peshqit e zënë për t'i ndarë.  Njëri peshk ishte më i madh e tjetri më i vogël. Si me i da? S'kishte qejf asnjëri për t'i ndarë.  Pritën, pritën pak. Dikur njëri bën ballë dhe nis e po i ndanë - shokut të vet ja tha të madhin e për veti e ndali të voglin. Ai shoku po i thotë:
            -Valla, mirë i ki da. Edhe unë qashtu kam menue me i da.
 
 

            GJAJA DO YSHYM


            Mixha Ymer kishte pas mbajtur kije të mirë e u kishte qëndruar gati me yshym të mirë e për çdo punë tjetër, e ja kishte pas lanë amanet djemve të vet që gjëja do yshym e, sipas yshymit ta bën edhe punën:
            -N'u qitsh kive kashtë,
            s'un i çon me nizetegjashtë
            n'u qitsh tallë
            bahen skakallë;
            n'u qitsh sanë,
            s'presin me u thanë;
            n'u qitsh taxhi
            s'presin kamxhi.
           

 
 
 
            T'ÇELNIT E ARËS I BJEN KATËR T'MIRA

            Xhemajl Obrija, kah shkon në Plluzhinë, i takon disa të fshatit  që ishin duke e çelur një mal dhe e bënin arë. Pasi u fal me ta ,
po u thotë:
            -Çelni, babo, çelni, se t'çelnit e arës i bjen katër t'mira.
            -Cilat janë ato t'mira o baba Xhemajl?
            -E shton arën, i ban hazër cungat për dimën, t'hahet buka ma fort edhe t'merr gjumi ma mirë, u tha Xhemajli edhe shkoi.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen