Haxhi MUHAXHERI
Ora shqiptare,
sinonim i së mirës.
sinonim i së mirës.
Njeriu i sotëm ka kërkesa përherë e më të shumta. Deshirë e tij është të njoftohet shpejt dhe qartë për rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë . Të ketë ku ti shpreh lirshëm bindjet dhe botkuptimet e tij për çfardo që e mundon. Të ketë ku të argëtohet, të komunikoj dhe ti shkëmbej mendimet me të tjeret.Të mësoj më shumë për vetvetën, për historinë, letërsinë, traditen, doket dhe zakonet e popullit të tij.
Kjo ishte edhe arsyeja pse bëmë këtë faqe. Qëllimi ynë ishte që t’u ofrojmë edhe një mundësi më tepër vizitorëve të internetit.
"Ora shqiptare" e ka edhe webfaqen e vet në Internet. Webfaqja momentaqlisht e ka kete adresë: orashqiptare.blogspot.com
"Ora shqiptare" është në ndërtim e siper dhe do ta ketë edhe redaksinë e vet. Për këtë webfaqe do të zgjdhen bashkëpunëtore nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora. Çdo bashkëpunim i juaj është i mirëseardhur. Na dergoni reportazhe nga qytet shqiptare dhe nga diaspora, intervista me personalitete të ndryeshme shqiptare dhe materiale tjera qe jan të natyres përmbajtësore të kesaj "Orës...".
Shkrimet tuaja momentalisht mund të na i dërgoni përmes faqës sonë në Facebok.

Pse Ora Shqiptare?
Ora ka qenë krijesa mitologjike më e përhapur tek shqiptarët. Ajo besohej se u sillte fat njerëzve të vullnetit të mirë dhe i ndihmonte ata që punonin për të mirat e njerëzimit dhe ndëshkonte të këqinjtë. Po ashtu, jo rrallë, edhe bekimi dhe mallkimi bëhej nëpërmjet Orës.
Edhe ne kishim Orën tonë, Ora e Shtëpisë, Ora e Mirë, Ora e Maleve. Kurse, të Lahuta e Malëcisë së Gjergj Fishtës na paraqitet „Ora e Shqipnisë“ që i shfaqet Ali Pashë Gucisë dhe e ndihmon atë në mbrojtjën e tokave shqiptare.
Ndaj, pse të mos besojmë se Ora ishte ajo që ndihmoj edhe Ismil Qemajlin më 1912 në bërjën e Shqipërisë! Se Ora ishte ajo që ndihmoj Ibrahim Rugovën në internacionalizimin e së vërtetës për Kosovën! Se Ora ishte ajo që e ndihmoj atë poashtu edhe në bashkimin e gjithe krerve të politikës rreth një tryeze për të vepruar së bashku e njëzëri për të mirën e Kosovës! Se Ora ishte ajo që e ndihmoj atë edhe ne vënien e themeleve për krijimin e shtetit të dytë shqiptarë-Kosovës! Se Ora ishte ajo që ndihmoj Adem Jasharin të ngjallte shpirtin e rezistencës për liri! Dhe,së fundmi, pse jo, Ora e meriton të besojmë se ndihmoj edhe në realizimin e aspiratave tona të kahmotshme, Shpalljën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008!
Qoftë e respektuar gjithmonë Ora e jonë!
Dhashtë Zoti e Ora Shqiptare na shoqroftë edhe në rrugëtimin e mëtejmë, drejt synimeve tona për një Shqipëri Etnike.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen