Ai mbaroi
shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet
i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane.
Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri më 1968
ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë
dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinës. Libri i parë iu botua më
1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të
gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968
Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin
Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur
kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e
Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të
gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit.
“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte
me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte
zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të
organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës
së Kosovës nga radhët e LDK-së.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen