Hasan Tahsini (1811-1881), ka qenë personalitet i rëndësishëm i lëvizjes nacionale shqiptare me ndikim të fuqishëm në jetën publike osmane të shekullit XIX. Periudha kohore në të cilën ai jetoi është shumë e rëndësishme për të kuptuar jetën intelektuale të Perandorisë Osmane, marrëdhëniet lindje-perëndim dhe padyshim ato çfarë ai ka bërë për lëvizjen nacionale shqiptare. Hasan Tahsini ka qenë njohës i qytetërimit lindor dhe perëndimor. Shteti osman për shkak të nivelit të tij intelektual e përzgjodhi dhe e dërgoi në Paris me synimin për të sjellë në Perandorinë Osmane filozofinë dhe racionalizimin evropian. Kurba e aktivitetit të tij intelektual kulmoi me emërimin në pozicionin e rektorit të parë të Universitetit të Stambollit.
“Është befasues fakti që shkalla e njohjes që kemi brenda Shqipërisë për këtë personalitet është në raport të zhdrejtë me aktivitetin e tij intensiv në shumë plane dhe fusha si nacionalist shqiptar, dijetar islam, shkencëtar, filozof dhe personalitet publik në Perandorinë Osmane”, thotë studiuesja Genciana Abazi-Egro gjatë referimit që mbajti dje në 200 vjetorin e lindjes së Tahsinit. Në historiografinë shqiptare dhe turke është vënë në dukje që Sami Frashëri është ndër pionierët e modernizimit të jetës intelektuale në Turqi. Por Hasan Tahsini, një brez para Sami Frashërit, është një teolog islam që u shkollua në Francë dhe që futi shumë praktika të reja perëndimore në pedagogjinë osmane. Për më shumë kemi bërë një bisedë me studiuesen Genciana Abazi-Egro, e cila ka bërë një vëzhgim mbi dimensionin gjuhësor të Hasan Tahsinit dhe lidhjen e ngushtë me Lëvizjen Nacional Shqiptare.
“Është befasues fakti që shkalla e njohjes që kemi brenda Shqipërisë për këtë personalitet është në raport të zhdrejtë me aktivitetin e tij intensiv në shumë plane dhe fusha si nacionalist shqiptar, dijetar islam, shkencëtar, filozof dhe personalitet publik në Perandorinë Osmane”, thotë studiuesja Genciana Abazi-Egro gjatë referimit që mbajti dje në 200 vjetorin e lindjes së Tahsinit. Në historiografinë shqiptare dhe turke është vënë në dukje që Sami Frashëri është ndër pionierët e modernizimit të jetës intelektuale në Turqi. Por Hasan Tahsini, një brez para Sami Frashërit, është një teolog islam që u shkollua në Francë dhe që futi shumë praktika të reja perëndimore në pedagogjinë osmane. Për më shumë kemi bërë një bisedë me studiuesen Genciana Abazi-Egro, e cila ka bërë një vëzhgim mbi dimensionin gjuhësor të Hasan Tahsinit dhe lidhjen e ngushtë me Lëvizjen Nacional Shqiptare.
Sipas studimit tuaj si e ka trajtuar Hasan Tahsini çështjen e gjuhës shqipe?
Çështjen e gjuhës shqipe Hasan Tahsini e ka trajtuar në nivel kulturor, shkencor, por dhe si elementin kryesor të konforbimit tek shqiptarët. Këtu duhet theksuar se Hasan Tahsini nuk ka qenë vetëm teoricien, i cili hartonte alfabete apo parashtesa për rëndësinë e gjuhës. Ai të qënurit dijetar e ka konceptuar të bashkërenditur ngushtë me njeriun e veprimit politik. Kjo ka bërë që të jetë ndër nacionalistët e parë shqiptarë që krijuan një komitet për shkrimin e shqipes më 1864, dhe më pas të jetë aktivë në çdo iniciativë tjetër në këtë drejtim, deri në përpjekje konkrete për mësimin dhe përhapjen e gjuhës dhe shkollave shqipe më 1874.
Si u trajtua alfabeti me të cilën do të shkruhej shqipja?
Ndërsa gjuha gjatë gjithë lëvizjes nacionale shqiptare është cilësuar si elementi kryesor bashkues i shqiptarëve dhe si element i cili dallonte nga kombet e tjera, alfabeti me të cilin do të shkruhej shqipja u trajtua si në aspektin politik ashtu dhe në atë kombëtar. Alfabeti u cilësua si një mjet bashkues për të gjithë shqiptarët dhe si hapi i parë drejt gjuhës letrare e më pas asaj standarde. Prandaj nuk është rastësi që Kongresi i Manastirit i vitit 1908 që përcaktoi zyrtarisht alfabetin me të cilin do të shkruhej shqipja, shënon dhe sinjalin më të qartë për pavarësinë e Shqipërisë më 1912.
Pra alfabeti i parë shqiptarë nuk është përcaktuar rastësisht. Po përsa i përket pikëpamjes politike?
Nga pikëpamja politike, zgjedhja e germave të alfabetit, një çështje teknike në dukje, përcakton dhe krahun e orientimit të shoqërisë dhe politikës shqiptare. Në këtë kuadër duhet analizuar dhe alfabeti sui generis domethënë unikë që Hasan Tahsini përgatiti për gjuhën shqipe. Madje këtë e mbështesin dhe dy citatet të cilat ia ka bashkangjitur alfabetit të tij. I pari, i Laibnicit i cili citohet të ketë thënë: “më jepini një palë shkronjëza të mira e tju jap një qytetrim fort të mirë”, kurse citati i dyti është i Volneit sipas të cilit “gjithë shkronjat e Evropës janë maskarallëqe, domethënë me të meta”.
Cilat janë arsyet që Hasan Tahsini mron iden e shkrimit të shqipes me germat sui generis?
Hasan Tahsini që në fillimet e veta për alfabetin e shqipes ka mbrojtur idenë e shkrimit të shqipes me germat sui generis që nuk i kishte përdorur asnjë më parë, dhe më pas këtë pikëpamje e konkretizoi edhe me alfabetin e mirënjohur të tij. Arsyet që parashtron HasanTahsini për këtë zgjedhje të tijën janë : së pari, alfabeti i veçantë do të theksonte më shumë idenë e mëvetësisë tek shqiptarët. Ai mendonte se shqiptarët janë një popull i veçantë me një gjuhë të veçantë dhe për këtë arsye dhe alfabetin duhet ta kenë të tillë. Së dyti, germat sui generis do të theksonin karakterin teknik të alfabetit dhe nuk do ta ngatërronin atë me veshje të ndryshme ideologjike në këtë mënyrë dhe funksioni përbashkues i alfabetit tek shqiptarët do të ishte më lehtë i realizueshëm. Së fundmi ishte një arsye thjeshtë praktike. Germat e veçanta shkruhen me më pak lëvizje domethënë më të lehtë dhe më shpejt kështu u sjellin përdoruesve të tyre kursim në kohë, dhe duke zënë më pak vend librat e shtypura do të kishin një vëllim më të vogël dhe do ët shtypeshin më shpejtë. Kështu kishte dhe kursim ekonomik.
Këtë arsyetim e sjell nëpërmjet ndonjë krahasimi?
Këtë e vë në pah me anë të një krahasimi me alfabetet që përdorin gjuhë të ndryshme të botës. për shembull alfabeti arab që përdorej për të shkruar turqishten në atë kohë kishte nevojë për 486 lëvizje të dorës, alfabeti frëng 444, alfabeti grek 438 kurse alfabeti i propozuar nga Hasan Tahsini kishte 245 lëvizje. Hasan tahsini mendonte se shqipja duhet të shkruhej ashtu sikurse lexohej domethënë sipas parimit fonetik. Alfabeti i tij pasqyron në mënyrë të saktë nivelin fonologjikë të gjuhës shqipe. Sipas studiuesit të gjuhës shqipe Tomorr Osmani alfabeti i Tahsinit ka 36 shkronja, ndërkohë që ka përdorur shumë shenja për shpjegimin dhe përdorimin e tyre. Madje ka përshkruar edhe lëvizjet që duhet të kryejë dora për secilin shkronjë.
Si i klasifikon shkronjat?
Ai ka quajtur alfabet metodik të shqipes dhe kjo ka qenë përcaktuese edhe për vetë mënyrën e paraqitjes së tij. Shkronjat nuk jepen sipas rendit alfabetik sikurse jemi mësuar t’i shohim, por i ka klasifikuar në zanore dhe në bashkëtingëllore. Kurse bashkëtingëlloret i rendit sipas mënyrës së nyjëtimit të tyre. Në të vërtete një paraqitje e tillë ë e sistematike është e domosdoshme për alfabetet sui generis, pasi paraqitja grafike e shkronjave është e panjohur për lexuesin.
Ku është njohur fillimisht alfabeti i Hasan Tahsinit?
Alfabeti i Hasan Tahsinit u njoh kryesisht në jug të Shqipërisë dhe veçanërisht në Filat, Janinë dhe Konispol. Mendohet që gjatë qëndrimit të Hasan Tahsinit në Shkodër e Berat është paraqitur dhe në këto qytete. Kurse materiale të shkruara nga ky alfabet nuk ka. Studiuesi Hasan Kaleshi në një përpunim të tijin bën me dije dhe për ekzistencën e një abetareje të hartuar nga Hasan Tahsini, por që nuk është gjetur deri tani. Ideja e shkrimit të shqipes me germa të veçanta për herë të parë është shfaqur në Elbasan në mesin e shekullit të XZIII.
Cilat janë funksionet e gjuhës sipas Tahsinit?
Sipas tij, dy funksionet kryesore të gjuhës janë ai i komunikimit dhe i formësimin të mendimit. Pasi sikurse është njohur transmetimi i mendimit realizohet gjithnjë nëpërmjet gjuhës. Kjo lidhje e ngushtë dhe e ndërsjellët e gjuhës me mendimin bën që gjuha të jetë mjeti kryesor për studimin e mënyrës sesi i artikulon njeriu dhe më gjerë për psikologjinë dhe identitetin e përdoruesit të saj. Ndjeshmërinë ndaj gjuhës Hasan Tahsini i ka shprehur në mënyrë shumë të qyrtë në një pjesë të veçantë në punimin e tij mbi psikologjinë, të botuar në vitin 1894, pas vdekjes.
Ai ndalet në vetin përgjithësuese që ka gjuha në sajë të përdorimeve të koncepteve e cila ka favorizuar të menduarin abstrakt të njeriut gjë që ka sjellë zhvillimin dhe civilizimin e njerëzimit. Sipas Hasan Tahsinit këto funksione dhe veçori të gjuhës e bëjnë të domosdoshme kujdesin ndaj gjuhës dhe mënyrës së funksionimit të saj. Në këtë kuadër ai projekton dhe cilësitë që duhet të këtë një gjuhë në përmbushje të mirë të misionit të saj. Së pari pasurimi i vazhdueshëm për të lehtësuar funksionin komunikues të gjuhës. Së dyti thjeshtësinë në mënyrë që të jetë e kuptueshme si nga elita ashtu edhe nga njerëzit me një arsim të kufizuar.
Jeta
Hasan Tahsini (1811-1881), lindi në Sarandë. Ishte rilindës, filozof, dijetar e atdhetar i Rilindjes Kombëtare. Themelues i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Ishte ndër të parët që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini ka qenë mësues i Abdylit, Naimit,Samiut, Vaso Pashës, etj.
Marrë nga Shqiperia.com
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen