Dienstag, 16. Juli 2013
Cikël poetik nga Sadbere Gagica - Spahija
DHE PSHERETIJ
Mes heshtjes dhe zhurmes ne rruge.
Nata thur portretin e ri ne varg,
Fjala vrapon ta fus koken ne grusht!
Stine...shume endrra pranverash mbi mall,
Ne guacen e vetmise strukur rri nje shpirt,
Trazuar nga dimrat e eger pa rime!
Dhe psheretij...si germe e lodhur mbi kitare...
Ne syte e henes mbeshtillet nje yll i zjarrte,
Pena ime lagur ne lot atdheu medet,
Per ditlindjet e mia qe ngjajne ne rruget pa fanare,
Dhe psheretij...mbi ererat e vjeshtes si gjethi harruar,
Drejt udheve te panjohura me shpie nje emer
Lis me rrenje a fege e thyer nder mote?!...
Mes heshtjes dhe zhurmes ne rruge!...
NDOSHTA NUK E DI
Se s'këndon asnjë zog atdheu
Pa Ty
Vargmalli im
Në çdo hap më del
Portreti yt Kosovë
Buzëqeshja jote
Shtrati im arbëror
I munngon shkronjës
Ajrit
Qiellit tim të përhimtë
Ëndrra e bukur
Nuk fshehet lehtë
Ti je dielli im?
S'DUA TË ZGJOHEM
Nata ime me hënë
Të kam zog stine
Të mbaj mes vargjeve
Valë
Të ushqej me puthje netësh
Muza ime
E lagur mes shiut
E qullur të pres
Ta ngroh këtë shpirt të mërdhirë
Ndër vite e mbaj mallin peng dashurie
Më çmend heshtja
E ky atdhe
Sëmundje katarakti ka mbi sy
E Unë Unë
Kam lënë një ëndërr
Udhëve duke vrapuar
S'dua të zgjohem
Nga kjo lumni
Më prit një ditë
Ta përpush prushin
Mes gacash të digjem
Qiellit dua t'i flasë
Melodi fyelli të dëgjojë
Tek malet e mia!
KAM LËNË NJË LOT
Buzë natës
E lumit
Në përqafim
E kam shtrënguar një tingull
Deri në pafundësi
E sërish do nisem
Mes detit oqeaneve
Ta kërkoj
Sytë më kanë mbetur
Te një breg kujtimi
Më end
Si lopatë lundre
Mes liqenit
Kam lënë një lot
Tek zbret ëndrrave të mia
Netet i trazon
Gjumin ma ka marrë një zog malli
Mes erërave vrapoj
Ta puth një yll
Zot
S’paska mëkat dashuria
Në atdhe
Aty janë ngulur lumnitë e mia
Do vij sërish
Mes prushit e hirit
Të bie në gjoksin e natës
Që më djeg
Atdheu im..më hap një pasford të ri
Të shtrihem mbi një sonet dashurie
Sa e çmendur qenka kjo jetë?!
NE HIJEN E QERPIKUT
Preka heshtjen tende
Sic prek plagen e fshehur
Gjoksit te helmuar
E syte e tu flasin
Me lote
Ne pritje……
Misterin e dashurise
Zbulova dallgeve te zemres
Ne freskine pranverore
Behem ere e fluturoj mbi gjeth
Ne porten e zemres
Duke gjurmuar ngjyrat e
Deshirave
E hena mbeshtetur ne detin
E endrrave te kthimit
Ne heshtjen e lotit
Hijen tende kerkoj
Ne vargje plot zjarr e hi
Dhembjen do te gelltas
E prap do te dua…
NË SIMFONINË E HESHTJES
Pritje shekulli jam bërë
Zemrën e lashë
Te murimi i gruas në kala
Mes netësh të errëta kam bredhur
Duke kërkuar një fjalë njeriu
Të vijë në mesnatë
Mes vargjesh të shtrihem
Mbi letër të bardhë
Me mallin kam belbëzuar
E loti im qan sonte
Të gjithë jemi mëkatarë
Para Zotit e dashurisë
Në portën e pritjes
Simfoni e heshtjes më mbërthen…
ENDRROVA LOTIN
Preki tere dridhje,
Udheve te Kosoves,
S'me njohin as rrugica as zogje...
Gjurme lumturie sa me pikllojne!
Nga buzeqeshja ika ne lote,
Melodi mergimtare nga gjumi me zgjone,
Ret e turbullta me xhelozi me trazojne,
Qielli me ngushllon...
Pika loti gjurmeve ne balte,
Si ne mjegull vendlindjen kujtoje,
Me kengen e femijeve vrapoj...
Si e dehur te kendoj...
Endem duke belbezuar vetem fjale!
Fjalet e gjakosura te shpirtit!
Ngadal peshperis dhe buzet dridhen ne vaj,
Loti rri pezull ne balte,
Me hapat e zemres ...
Drejt qyteteve te mengjesit ia fali mallin,
Ne horizontin e ngrysur,
Rreshqita ne siperfaqen e jetes,
Si sorkadhja veshur me te zeze !
PAS HESHTJES SË SHURDHËR
Fshihet një stinë me gjethe pylli
Një ëndërr e krehur mes dallgesh malli
Nata humb kuptimin pritja bëhet shekull
Dita vjen e rëndë dielli mban koën në fjalë
E çmendur bëhet kjo orë në këngë
Pas heshtjes së shurdhër bëhem shi
Të kalëroj me kalin e baladave
Te një mur ta mbështes kokën
Me duart e mia ta shtrëngoj gurin
Ta nxjerr lotin e lodhur nëpër këtë botë mashtrimi
Unë poetja e vargut tim rebel
Të mas hapin tim që digjet në asfalt
E një shkronjë ta mbaj fortë fortë në gji
Si atdheu diellin e lindur vonë..këtë liri!
MIKES
Hape letren mike
Brenda ka nje karte te shkruar
Nje mesazh miqesie
Me ngjan
Ne engjell te bute
Urtesine e gjeta ne kenge
Secila stine ka nje ore
Oret kane mall njeriu
Nata shpesh vjen me dhembje
Ne dritaren time
Nje lule maji po qel
Hape letren mike
Lirike malli te mbushet muza
PORTË MALLI ËSHTË JETA
Hapur e kam moti kasollën e zemres
Për Ty maji im i luleve
Që vjen sonte si kenge e dehur
Si vere me arome dashurie
Ëndrrat rrugët janë të boshatisura
Matanë xhamave qielli qan
Çka ti bëj lotit që dërdhet rrëke
Në lumin e vuajtjevenjënje barke me fjalë më mban
e loti
Pikon mbi qelqin sa një ortek bore
Në qiellin e kësaj nate mes vargjeve renkoj
Kujtimi është kacavjerrë mbi damarët e gjakut tim
Dikush i fryn zjarrit e hiri ia djeg duart
Gjuhën ia përcëllon dallga në det
E zemra ndjen rendon si peshe plumbi
e shpirti trazohet nga brenda
Mes kësaj loje të gurtë...dorë e fshehur ku rri
E sonte për çudi
Vargu ka mbetur pa rimë
Udheve te pentagramit
Kërkon këngën tënde bilbil
Strukurne folen e qiriut
e pres mëngjesin...gjumi iku mbrëmë
Ta puth diellin tim në strofë
15.7.2013
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen