Mittwoch, 17. Juli 2013

Mehmet Kajtazi

Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër. Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.
Mehmet Kajtazi, vdiq më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.

Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:

1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup. 
3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb.
6. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë,
7. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë.
8. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.
9. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan.
10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,
11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë.
15. ''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen