Dienstag, 16. Juli 2013

Libër i ri: “Borë në zemër”


Shkruan Fadil CURRI

FATI NË KOHË SI KRONIKË POETIKE
 
Rexhep Bajrami: “Borë në zemër”(poezi), Shkup 2013
 
Poezia e Rexhep Bajramit në lexim të parë duket e thjeshtë dhe e parrahur, por që thelbësisht në vete ngerthen lirizëm rrëfimi të përjetimeve dhe dëshirave. Si në poezitë e mëparshme, edhe në të këtij libri poeti e eseizon frymëzimin në kohën e fatin e përjetuesit të saj, banuesit fatprerë dhe të diktuar nga jashtëvullneti. Koha dhe banuesit e saj autoktonë janë preokupim qëmtimi i lidhur në trikohësinë e parreshtur, të përsëritshme dhe ende të pashërueshme. Poezia është log i pleqërimeve të poetit me shpresën e daljes nga laburinti i paqartësisë së plogësht, të pabesë dhe rebele për lakminë e tij të realtë.  Në libër ka dy hapërime, subjektiven dhe të përgjithshmen, por me objektiv pikëtakimi. Kundrimet nuk mbyllen me skepticizëm të pashteg, por vazhdimisht me energji e pathyeshmëri flijuese të karakterit permanent.  Fati kolektiv i copëtimit është i paharrueshëm, kren
aritë janë të kthyeshme frymëzimisht, përballjet janë të padorëzueshme. Shkaba prore është simbol përbashkimi, harresën për arbëreshët e lufton përmes kujtesës drejt gjetjes së grushtit të Migjenit që ta thajë detin që ndan nga zonja nënë, burgjet janë krenari për të dashurit, minatorët në horizontin e veçantë e lidhin fatin e tyre me Kosovën, sepse ëndrrëojnë një stinë tjetër, ndryshe nga Zezëjeta me fytyra shpirtërore të shëmtuara, deri te arritja e shpresës në humbejn shpëtimtare.
Sytë ju xixëllonin si gaca Prush kishit brenda Mbi të gjitha ishte Kosova
Në zemrën e saj u ngujuat Të ngopeni me tokë Sepse është e juaja. (Poezia për minatorët e “Trepçës”)
Në këtë kohë jeton edhe Nëna e Njerëzimit(Tereza shqiptare), hapat e saj që nuk i duken kahmoti nëpërr rrugët e Shkupit. Gjithë këto flijime të përgjithshme, sipas poezisë, bëhen që të mos ik popouilli, sepse pa të nuk ka zë, nënkuptimisht nuk ka gjuhë e ekzistencë. Prandaj, fitohet bindja se ngjarjet e përjetuara nga historia, por disa edhe nga autori, kanë kronika të poetizuara me gjuhë të thjeshtë nga epizmi i lirikëzuar. Ndonëse duken si perceptime personale në ciklin tjetër të poezisë, ndërlidhja dhe reciprociteti janë identitet i fatit të njeriut e vendit në kohë. Indi i dashurisë e mallit për më të dashurit, disa i ka marrë vdekja, të tjerët po lëngojnë ndërmjet shpëtimit e fundosjes nga hijet e zeza të tmerrit emblematik. Ia kënda ta rijetojë dimrin në Karadak me lojërat e pleqërimet hijerënda në oda. Metafora e lisit e borës nga personalja rrezaton në të përgjithshmen, si është edhe rënia e gjethit, kurbeti shpirtdegëdisur, koha e nxënësisë, vdekja e ndonjë të fisit, janë vulë e pashlyeshme në biografinë e dhembjes. Për poetin prindësia është shpresë e trikohësisë, ndërbrezërisë dshe mbijetesës së harresës, amanetit të trashëguar. Ai sheh ëndërr babain, kujton luftërat te Guri Shkaut.
Më foli në vesh “Oj Kosoivë, kur t’ bajmë bashkë me Shqipnin’ Ma kurrë s’ kena me t’ kajtë”
Më doli gjumi Vajdrite ecnim n’ Kalimash(t)
Dashuria për vendlindjen reflekton nga nëna e lulja si një dysh i nëjtësuar. Lulja aromën e madhështinë e vendlindjes në përtejjejën e nënës e lulëzon amshueshëm. Poezia e Rexhep Bajramit në këtë libër është prehje frymëzimore për lexuesit, fisnikërim i shpirtit përmes vargut me ligjërim lirik e urtak.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen