Sali Bashota |
Sali Bashota lindi më 31 gusht 1959 në Caravik të Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë.
Më 1978 u regjistrua në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1982. Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, paralelja e ndarë në Kijevë dhe në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. Në vitet 1983/84 i vijoi studimet pasuniversitare në drejtimin e Letërsisë. Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërkaq në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore (Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni). Në vitin 1984 është zgjedhur asistent në Fakultetin e Filologjisë dhe është avancuar në titujt ligjërues (1994), docent (2000), profesor i asocuar (2005) dhe profesor i rregullt (2010).
Në Fakultetin e Filologjisë i ligjëron lëndët mësimore: Letërsi romantike arbëreshe, Letërsi romantike shqipe, Idetë letrare dhe Publicistikë shqiptare.
Nga viti 1999 është drejtues i botimeve në Shtëpisë Botuese “Rozafa”. Në vitet 2000-2003 ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa në vitet 2000-2004 ishte Kryetar i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitin 2005, me propozimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i Bibliotekave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.
Në vitin 2009 në Edirne të Turqisë është zgjedhur Nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (BLU).
Nga viti 2009 deri më 2012 ishte Kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës dhe Kryetar i Këshillit të Studimeve të Doktoratës në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitet 2004, 2008 dhe 2012 nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës është kandiduar për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Më 2 gusht 1998, në vendlindjen e tij, ushtria dhe policia serbe ia dogjën Shtëpinë, Bibliotekën,
Dorëshkrimet.
Është autor i afër tridhjetë librave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Gjithashtu, është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht etj., ndërkaq veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë.
Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe i Këshillit Kombëtar të Kosovës- Memoria e Botës.
Nga viti 2003 është Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Për krijimtarinë letrare e shkencore është nderuar me: Çmimin Pjetër Bogdani, për librin Kuteli prozator, poet, kritik, si libri më i mirë i vitit, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1999; Çmimin Pena e Artë për vitet 1990 dhe 2000, Revista për letërsi, art dhe kulturë Fjala, Prishtinë; Çmimin vjetor Menada, për krijimtari të veçantë, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Ditët e Naimit, Tetovë, Maqedoni, 2004; Çmimin e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin më të mirë të vitit me poezi Bukuri e nëmur, Gjakovë, 2006; Çmimin Serembe, për krijimtari letrare dhe shkencore, Klubi i Artistëve Laçjanë dhe Fondacioni Pedrollo, Shqipëri-Itali, 2010; Medaljonin 90-vjet Bibliotekë Kombëtare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë, 2011; Çmimin letrar për veprën më të mirë me poezi për vitin 2011 me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, 2012; Çmimin e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin më të mirë të vitit me poezi për vitin 2011, me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Gjakovë, 2012.
Vepra me poezi:
- Albumi i grisur, Rilindja, Prishtinë, 1986
- Zogu me profil vjeshte, Rilindja, Prishtinë, 1989
- Plagomë, Fjala, Prishtinë, 1994; Rozafa, Prishtinë, 2004
- Dalje nga trishtimi, Rozafa, Prishtinë, 1999
- Ndiz dritën magjike, poezi të zgjedhura, Rozafa, Prishtinë, 2002
- Bukuri e nëmur, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
- Jetë me vdekje, poezi të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2006
- Natyrë e vrarë, poezi të zgjedhura, Ars Poetica, Tetovë, 2006
- Kambanë zemërimi, Toena, Tiranë, 2008
- Dorëshkrimi i ngjallur, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011
Vepra me prozë poetike:
- Ëndrra në parajsë, Rozafa, Prishtinë, 2006
- Sytë e vetmisë, Rozafa, Prishtinë, 2010
- Rruzullimi i zjarrit, Ombra GVG, Tiranë, 2011
Vepra me studime dhe kritikë letrare:
- Shqipshkrimi kritik, Rilindja, Prishtinë, 1997
- Kuteli prozator-poet-kritik, Rilindja, Prishtinë, 1999; Rozafa, Prishtinë, 2007
- Domethënia e ideve letrare, Rilindja, Prishtinë, 2001
- Proza e filleve të modernitetit, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
- Studime letrare, Toena, Tiranë, 2008
Vepra të përkthyera në gjuhë të tjera:
- Exilul Sufletului (Ekzili i Shpirtit), Editura Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2004
- Schalte das magische Licht ein (Ndiz dritën magjike), Magic Verlag, Zurich, 2004
- Only Death is White (Vetëm vdekja është e bardhë), Rozafa, Prishtinë, 2005
- Ako stanam angel (Nëse bëhem engjëll), Fenix, Shkup, 2006
- Ploaia fara Tine (Shiu pa Ty), Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008
- Beauté maudite (Bukuri e nëmur), Xanthippe/Edition ASPASIA, Zurich, 2010
- Прокълната красота (Bukuri e nëmur), Balkani, Sofie, 2012
- När himlen tystnar (Kur hesht qielli), Holmbergs, Malmö, 2012
- Allume la lumière magique (Ndiz dritën magjike), L’Harmattan, Paris, 2013
Antologji poetike (bashkautor):
- Burim drite e dashurie, Shpresa, Prishtinë, 1999
- Dritaren lëre hapur, Rozafa, Prishtinë, 2002
- E frikshme dhe e bukur, Rozafa, Prishtinë, 2003
- Eni vjen p’ej Çamërie, DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2004
- Një gur i çarë, DÇJ & Rozafa, 2005; Toena, Tiranë, 2005
- Insula nemuririi (Ishulli i pavdekësisë), Editura Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2005
- Nie jest za pozno na milosc (Nuk është vonë për dashuri), Pogranicze Sejny, 2005
- A Split Stone (Një gur i çarë), DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2006
- Dann sagte der Dichter (Atëherë poeti tha), Das Internationale Literaturfestival, Basel, 2007
- Antologji e poezisë bashkëkohore të Kosovës, Azminah, Jordani, 2009
- Punti de cuvinte (Urat e fjalëve), Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Iași, 2009
- Balcanica, Editura Proilavia, Braila, 2010
- Antologji poeziei albaneze de azi (Antologji e poezisë shqipe sot), Editura Privirea, Bukuresht, 2012
Vepra me studime për Sali Bashotën:
- Grup autorësh, Sali Bashota preţuit de scriitorii români/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë, Editura Limes, Bukuresht, 2012
Poezi nga Sali Bashota
VJERSHA QË PO JEPTE SHPIRT
Albulena tha:mos e grisËshtë poezi e mallit të parëAnkthi do ta zërë edhe nënënBesiana tha:mos e djegDhembjet e shpirtit s'kanë fundDikush më vonë do ta vajtojë me lotDoruntina tha:mos e plagosËshtë mëkat të vritet varguSapo lind me klithmëEtleva tha:mos ee përgjakDo të bien të gjitha këmbanat e trishtimitFjalë shpëtimtare më s'do të ketëRozafa tha:mos e varrosVjershën që deshi pak atdhePër shpirtin e vet
MEDITIM I TRISHTË
(1994)Vjershë pikëllimi e zhvarros atë turmëNë sheshin e fitores sërish lë gjurmëMeditim i trishtë i veshur në ziPlasarit murin që s'rrënohet assesiPoeti klith kur i përgjaket poeziaTis i errët e mbulon s'përkulet krenariaRevolta kthehet në shigjetë mallkimiNë cilin ferr po na zë verbimiMeditim i trishtë i veshur në ziÇ'të bëj me vargjet e rëna në barbariFytyrë e vdekur lisin e gjakut e mbulonKujtim i gjallë sa shekuj na robëronGurvarrit tim i duhet bukuria hijeDhe një këmbanë zhvarrimit sa i bie
NATË SHQIPTARE
Përnatë po vdiset me ëndrrat nën dryKorbin e mështjellim rreth qafe pa syLirikë e paqartë gërryen shkronjat mbi qetësinë e shprishurAvull i trupit fërkon shqisat e trurit të prishurJeta përgjaket si zog i mbyllur në kafazin mbretrorA vdiset kështu shqiptarçe rrethuar me murin gjarpërorKur gjaku ngutet të mbushë pusin e rojës bishëMe kokë në jastëk shtërngojmë të drejtën e jetës që grishëTuberkulozi e ha shërimin e vetë në rrugën pa fundPërnatë vdiset ngapak me pamje të muruar askundQumështi i zi i nënës sa herë në prush vlohetBëhet rreze pa ngjyrë medikament i syriit që shërohetGaca shplohet nga hiri i dorëshkrimeve të varura në litarSi thupra në ujë dridhet mendimi i zhveshur në acarGjuha mballqit emrat kur kthehen në ditën e GjykimitPërnatë po vdiset në lëkurën e regjur të robërimitShtegu hap dosjen me gojëtarinë e hargjuar në ekranAjo ish skulpturë e larë me ujin e reumatizmës pranëAty mbetet njeriu që lan e than lëkurën e gjarpritVetmia rrokulliset si libër i shenjtë i fatitMëshira rri në hijen e mendimeve të qelbura në ferrMbi Natën Shqiptare kur klith si shqiponjë në qeli-terr(1994)
FJALA
Në gjuhën e gjakut a je rrënjë e butëDhe pse fati të gjuan me shigjetëMësoje përjetë atë thënie të urtëMos shkel besën pa dhënë jetëPoetët nuk heshtin pse ulërin nataTani korbit krahët po i zbardhenErdh kohë e shqetsimeve të gjataRrezet e diellit me hije nuk ndalenDikur ishte dashuri e pa mbaruarKur nëna na vinte mbi djep skifterin e kuqTash ç'do të thotë kjo kohë e lotuarA kërcen hop ti apo dikush bie klluq(1989)
RITUAL MORTOR
Fytyra të verdha më dalin paraVetmi e rëndë tash më pëlcetËshtë klithmë e fateve të ndaraKohë kthimi për të mallkuarin poetAskund s'e shoh pragun as derënDyshim i ndezur tek më bën hijeThyhet shkëlqimi që bart skëterrënThellë fundoset bukuri grarieTash syrit ja mbyll dritënSi Argusit mijëra vjetTash bimës ja ndal rritënËndërr e ftohtë më pretfryma ime vargun e zë robTa shtrydh deri në pafundësiPo s'të lë në hirin plot kobKur prehet dashuria në arratiVarrmihës të krimbur më dalin prapaRitual mortor i peizazhit të vetMe këmbë të lidhura me duar të çaraSa shkret medet sa shkret(1989)
NDJENJA PËR NËNËN
(1989)Nëna s'do të qajë mëNëna s'do të klithë habitshëmShiu prapë ia lag trupinQë t'i rritet nuriTë mos rrëzohet muriDhe të bëjë mot i mirëPor nënaS'do t'i harrojë dhembjetAs zërin e përvajshëm të qyqeveNesërKur dielli lind përsëri
PLAGOMË(M. Kutelit, për Poemin Kosovar dhe Shëndaumin)
E shoh poetin me kufoma foshnjash në krahDheu Uji Fryma ia shpëlajnë MëkatinA bartet kokëprera para disqeve diellore thaKur molekulat e shpirtit ia mbysin hapinQyteti fle me kësulë valësh liqenorePërse eklipsi mbulon trupat e shkrubuarKafshëria ngujohet në mimetikën përralloreNëse theret karvani në ditën e tmerruarE shoh poetin me kufoma foshnjash në krahKosova dhe Shën Naumi ndrydhin agimet polareGjyqtarët e qelbur gjuhën e qesin në gjahTi plagomë çmendie kurrë mos hap varre
(1994)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen