Freitag, 19. Juli 2013

Poezi nga Fatbardha Myslimaj Xhani


Fatbardha Myslimaj Xhani

JAM ENDE NË KOHË

Jam ende në kohë
do heq këpucët e çorapet
transparente
të ec zbathur
njëlloj si atëherë kur s'dija asgjë
e kur më zinin për flokësh
lere thosh im atë
se s'kupton
është ende e vogël...

Jam ende në kohë
mund të mendoj shkurt
të bëj gabime sa të kënaqem
ta shoh më gjatë qiellin
të ndërroj ngjyrat me gjethet
dhe aromat me lulet
në klering sekret...

Jam akoma në kohë
për të marrë me tepër seç jap
për të dhënë pa pendesë
për ti kthyer pergjigjet që meritojnë
hajdutëve të momenteve të mia
hajnive tu vë stërkëmbësh...

për të puthur faqen e butë nënës time
për t'i thënë njerëzve të dashur se janë të bukur
për t'i thënë dashurisë se nuk është gabim...
Jam ende në kohë
sa rreh akoma ëmbël, pulsi im!!!

 


LOTË QË S’RRJEDHIN

Kur sytë,
Vdesin në boshin e mungesës
Na ngjethen edhe heshtjet
Na vdesin edhe çastet
Ngelin vetem rrahjet...

Nga të gjitha mundësitë
Unë zgjodha të vuaj me ty
Të gjej në muzgun e errët të trishtimit tënd
Një xixëllonjë të vogël
Në vend të yjeve të largët
Që kurrë si zë me dorë…

Lotëve
Ti di tu vesh një emër
Emrin e tëndit lëng
E di të dridhesh lehtë, fshehur
Të mbyllësh synë
Si mbyll rëniedielli
Një ditë…

Një bulëzim
Nis e mbaron në vështrimin e pjerrët
Kur loti kthehet thellë teje
Ndërkohë që duhet të rrëzohet
E megjithatë
Mjekrra të dridhet…

Nuk thashë,
Por e mendova
Vetëtimthi
Si fluturim shqarthi
Kur të vijë ai çast, për sytë
Nuk dua më të shoh!

 


NJË DITË

E di
Një ditë do ndalem më gjatë
Në heshtjen time folëse
Pasi të kem lyer buzët me buzëkuqin tim
Numër tetëmbëdhjetë...

E di
Një ditë rruga nuk do më grishë më
Me pafundësinë dhe dredhat dhelpërushe
As nuk do të mund
Të shoh dot, fundin e saj...

E di
Një ditë era nuk do m'i lëmojë më flokët
Duke imituar keq
Gishtat e të dashurit
Kur dëshirat dalin mbi lëkurë...

E di
Një ditë shiu i lotëve do ndalet
Ylberët e parajsës
Do magjepsin sytë e mi të mbyllur
Kushedi në ç'ëndrra vjeshtore...

E di
Një ditë Dielli do rrudhë ca rreze
Që veç për mua i ruante
Të më ngacmonte në lëkurën e zeshkët
Melaninore...

E di
S'do ketë më stinë
S'do ketë më kohe qe kalon pa u ndjere
S'do ketë më momente që lusin të ndalen
S'do ketë më ndezje sysh, prekje yjesh
S'do ketë më petale lulesh me vesë...

Vetëm dashuria
Vetëm dashuria
Në ajër do të mbesë!!!

1 Kommentar:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish-dashnorin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë të caktuar ta takova këtë magjistari i fuqishëm Dr Ediomo, pasi i tregoi atij për situatën time, ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë që i dashuri im të kthehej tek unë, në të vërtetë pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë më pak se 48 orë, erdhi ish i dashuri im kthehu duke më lutur se nuk do të më lërë më kurrë, 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam, nëse edhe ju jeni duke pasur të njëjtën situatë. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    AntwortenLöschen