Natasha Fejzaj - Limaj u lindur në Vlorë më 30.12.1957. Mësimet fillestare i mori në shkollën "Teli Ndini", shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Ali Demi", kurse Fakultetin e Shkencave Humane, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë.
Libra të botuar:
"Një pjatancë me mall", "Maluka", Tiranë , 2005.
"Pak nga dita ne ytet", "Maluka", Tiranë, 2006.
"Halla lajmese", "Maluka", Tiranë, 2007.
Cikël poetik nga Natasha Limaj
BUZËLULJA ME TYMNAJË
Arkaike, pa përvojë,
Sjellja ime, si qëmoti,
Koshiencën shtresëzuar,
Vlerë me zanzfillë te zoti.
Mirësi,virtyte plot!...
Mbledhur në memorjen time,
Shumësi, veshur mbi ty ,
Derdhur, edhe një lloj sqime.
Cigarja ,cepbuzës lule,
Tymnajën , porsi oxhak,
Uuuh!..,moj uuuh,çudi e madhe!...
Për mua ,me përvojë pak.
Në mendime…,habitretur…
Vetes, jo…, se s’është fund bote!...
Buzëlulja me tymnajë,
Por ,je ti!...moj ti!...,jashtë mode….
19.06.2013
POETES, MIMOZA AHMETI
Sikur të ishte mundësia,
Si ty ,të jenë gratë shqiptare,
Sa,e lumtur do të ndihej,
Shqipja jonë dykrenare!...
Ti,do thuash :s'ka kuptim!...
Gratë,si unë ,çdo bënin vallë?...
As më shumë e as më pak,
Do t'rrisnin një komb të rrallë.
Shumë të shtrenjtën ,Shqipëri ,
Katandisur në këtë farë feje,
Mbase,mbase e ndërtojnë,
Me shpirtin ,model prej teje!....
8.10.2011
BONZHUUU!...(BONJOUR!...)
Ja,bonzhuuu!...,na përshëndet,
Porsa shfaqet profesori,
Bonzhuuu!...,(bonjour!...),të gjithë njëzëri,
Gumëzhin auditori....
Në katedër sa mbështetet,
Komo sa va ?...(comment ça va?...),qesh dhe pyet,
Tre bië!...(tres bien!...),prap, si kor studentët,
Eeeeh ,ç'kënaqet ,ai vetë.
Eeeeh ,sa këndshëm nis mësimi,
Më performancë të shkëlqyer,
Eeeeh, ç'vëmëndje maksimale!....
ç'do leksion ,na ka pëlqyer.
Gjuha frënge nuancëhollë,
Thonë për ty ,se je për zonja,
ç'ka ,se kërkon pak llogjikë,
Unë ,me qejf do të mësoja!...
Flak ndizet auditori,
Hidh e prit vajzat çapkëne,
Zonja,Arta e Rivjera,
Ana e than Gjuhën frënge.
Plot,plot edhe të tjerë,
Vajza e djem ,si zambak,
Gjeneratë bukuroshash,
Pah,ç'inteligjencë e lartë!...
Shih,moj shih në bangë të parë!...
Rri një brune delikate,
Unë e njoh ,vajz'e "Shopingut",
Qindpërqindtë,safi vlonjate....
Eeeeh ,të na dëgjosh ,kur flasim,
Sa bukur, theks e diksion,
Pooo,sa ëmbël!... gjuhën frënge,
Thua jemi ,FRANKOFONE?!...
10.06 . 2013
Jam pikë që pikoj
I thotë shoqja shoqes ,
Jam pikë që pikoj ,
Tjetra sec gajaset ,
Unë rreke që shkoj !....
Na moj ti, s'e di ?!...
Pika që pikon,
Argjend e flori ,
Rrëkeja që shkon ,
Mbledh papastërti.
Mos u mat me pikën,
Kurrë ,ti , moj rrëke...
Ajo bije nga lartë,
Ti, ecen mbërdhee....
20.07.2005
Gjysma
Si thua ,apo kënaqesh,
Kur e bënë ,për hakmarrje?...
Hej, të pyes: a të mbush,
Kur kalon ,nëpër një ndarje?!...
Fytyrën ,ta shoh ,përvuajtur,
Hiqesh ,si i lumturuar,
Gëzimin , a mund ta ndjesh,
Kur ti,je i përgjysmuar?!...
E tëra, e domosdoshme,
Zoti ,vetë e kompozoi,
Pa ,që syrin,s'ia mbush gjysma,
Dhe me tjetrën e plotësoi!...
13.05.2013
Nena!...
Nene...
Dy kulme,rrokja e njejte
Te formojne, moj fjale e shenjte.
Nene...
Porsa pashe diellin qe ndriu
Buza jote me lepiu.
Nene...
Kraharorit me shtrengove
Dhe aromen ma shijove.
Nene...
Kembadoraz kur vrapoja
Eh, o nene c'te lumturoja.
Nene...
Porsa une ngrihem ne kembe
Mbeshtetem ne krahun tende.
Nene...
Ja, te parat ngasherime
C'mi trete ,o nena ime.
Nene...
Dhe, kur troket dashuria
Ti ,mbledh sekretet e mia.
Nene...
Veshtirsite t'i shkel me kembe
Me ke dhene modelin tende.
Nene...
Në jetë, të behem njeri
Rrugën ,ma tregove ti.
Nene...
Dhe pse,nene me beri jeta
Per ty ,vogelushe mbeta.
Nene...
Ja... sublimen dashuri ,
Pa shperblim, e jep vec ti.
Nene...
Dhe ne ardhte kataklizmoja
Gjirin tende do te kerkoja.
Nene...
Dhe ne gerrhamat e fundit
Kur te me flas bota tjeter,
Jo une, po cdo njeri
Do te therras ooo neneee,patjeter.
Me mall dhe dashuri te perjetshme ,nenes time.
25.12.2012
I Pafajshmi
" Tones "
I pafajshëm digjesh kot ,
Nuk e gjen të drejtën dot,
Bota plot me marrëzira,
Fëlliqur në prapësira ...
Besoj, se e ke dëgjuar ,
Proverbën e populluar?..
Bari i njomë dhe i thatë
Po qenë afër , digjen bashkë.
Ketë zjarr ,s'ka kush ta ndajë,
Po vajti flaka në majë ,
Se dhe Zoti vetë të dojë,
Flakën s'mund ta bëjë dy sojë !....
21.11.005
O LULEGJESHTRA!...
O lulegjeshtra, verdhoshe,
Me flori ,malin ke veshur,
Bletë-za ,kurorës tënde,
Këmbë-zat ,me pjalm ka ngjeshur!...
O lulegjeshtra ,verdhoshe,
Syrin tim,ooh..,ç'e qetësove,
Me të verdhën ,natyrale,
Heeej,sa bukur pikturove!...
Flutur,flutur krahëshkruar,
M'u duk vetja,në mes teje!...
Aroma jote , erëmirë,
ç'më dalltis,gjakun ndër deje!...
ç'më ngacmon imagjinatën,
Si e arrin ,këtë ngjyrë?...
Cili piktor,të mësoi?...
Apo e shenjta ,natyrë?!...
Ty, lulegjeshtra ,verdhoshe ,
Lumthi,lumthi kush të rrit,
E arta jote, këndellëse ,
Në të botës ,mbrekullitë!...
Se kuptoj ,lulja verdhoshe,
ç'më shtyn,herët në mëngjes,
T'i vërvis ,shikimin malit,
Mos, vallë e verdha më ndez?!...
20.05.2013
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen