Libra të botuara
1998 Flutura në natë (poezi për të rritur)
1998 Kur bishti e harron kokën (vjersha humoristike dhe fabula)
1998 Në shoqëri me të adhuruarit e mi (vjersha për fëmijë)
1999 Pranverë pa pranverë (vjersha)
2000 Pak më ndryshe (tregime dhe përralla)
2000 Shoferi i lojës (tregime për fëmijë)
2000 Nëse patjetër të duhet e vërteta (poezi shqip dhe suedisht)
2000 Nëse patjetër të duhet e vërteta (poezi shqip dhe gjermanisht)
2000 Përqafim në ëndërr (tregime)
Në gjuhën Suedeze
Att ta emot sanningen dikter
Utan hem. Var ska man bo? noveller & dikter
Ett hjärta fullt av kärlek, barn- och ungdomsbok, verser, dikter - tvåspråkig albansk-svensk
Sorgesånger
Poezi nga Rizah Sheqiri
AMANETI
Kahdo që të nisesh
biro
të qoftë udhë e mbarë
po vrapove
kujdes
mund të rrëzohesh
mbahu mirë për toke
edhe nëse fluturon
eh
po i mërguar
në dhé të huaj
si të ta mbaj amanetin
LOKE!
Flutura në erë
Bën ftohtë
fryjnë erëra
ngritet tym e mjegull
e bie shi shi i madh
gjelat paralajmërojnë heshtjen
e bie shi shi i madh
pas shiut
a shfaqet ylberi i buzëqeshjes
kohë e bukur
a bën mbi glob
a çelin lule
a del pranverë
ndonjëherë
për ne - flutura në erë?
Faqe ditari e një mërgimtari
Nënë po e puth diellin në faqe
e ti puthe të puthurën time
nënë sytë i kam të drejtuar kah ti
dhe me një rreze grindem si fëmijë
që nga atdheu s'më solli pak dashuri
e të dehem të dehem ngrohtësi
ju për mua sy e zemër i keni plot mall
e unë bredh botës qyqe - mërgimtar
as gjumin s'e bëj si gjumë
as diellin s'e ndjej si diell
as hëna s'më duket si hënë
gjithmonë me një lot të ngrirë në sy
me dy fjalë të ndrydhura në zemër
me më të ëmblat fjalë ATDHE E NëNë
Nënë puthe diellin në faqe
unë ta puth të puthurën tënde.
Degëz e këputur
Shtërngata një degëz nga trungu e shkuli
era e mori dhe larg larg e shpuri
degëzshkreta pranë një trungu tjetër vend zuri
e trungu edhe pse mbeti në erë
degë e degëza i përtriu përherë
trung i plandosur sërish përparoi
pas shtrëngatës me gjelbërim plagët i mbëltoi
po degëza e këputur kurrë nuk gjethoi.
Degëz e këputur 2
Trungu i paluhatur përballoi erë e shtërngatë
degëzshkreta përgjithmonë hyri në natën e gjatë
Kur në qëndresë thyen qafën shtërngata e era
trungun e bulëzuar me afsh e përqafoi pranvera.
E degëza që u mashtrua pas erës
kurrë më s'iu gëzua pranverës…
Një trungu tjetër në gji iu fut por kot
e tëra u shndërrua në dhembje - në lot.
Këgë Vaji
Mëngjeset janë të zymta
ditët të errëta
e netët e trishtuara
në dhé të huaj
malli përvëlon ēdo refugjat
kokëdhembja është e gjatë
Zemra as ndalet as pëlcet
ballit i shtohen rrudha
poetit në shpirt i qanë muza
dhe
nga këngëvaji i dridhet buza.
Kur merr rrugën e kurbetit
Kur merr rrugën e kurbetit
varrin hapur gjithmonë e ke,
medet për atë njeri
që s'ka vend për varr në atdhe.
Shtegtar
Atje i dhunuar i ndjekur nga shtëpia
këtu i përbuzur i huaj pa shtëpi
armik i rrugëve - rrugët në sy
gjithë bota e vogël për ēerdhen e tij.
Shpirti i shtegtarit det kurrë i qetë
lëngon të prehet s'paku njëherë në jetë.
Patjetër diku në një shtrat
që askush s'e di ku e kur
do të mbulohet me një jorgan dheu
e nën kokë do ta vërë një gur
po s'është i sigurt a do të jetë i tij edhe varri
që s'paku i vdekur të mos shtegtojë shtegtari!
***
Rrugëve
në botë i pa botë
dhembjeve
në jetë i pa jetë
plot dashuri
edhe në varr i pavarr
në këngë
pafundësisht - shtegtar!
Mall për gjyshen
Gjyshemira, flokëthinjura ime e dashur
si patën guxim të më thonë se ke vdekur
më vranë shpresën më hapën plagë në zemër
shpirtin ma thau loti gur i dhembjes
e më vërshoi ai lumë i mallit.
Gjysheurta ime, përralla e kënga
ata më thanë, po ti s'ke vdekur
jo jo në mua e për mua s'ke vdekur
urtësia ime, s'ju besoj fjalëve kob
as kështu siē jam në këtë amulli
po më thuaj njëmend, gjyshe - thinjoshja ime
a kam vdekur unë i mërguar a ke vdekur ti?
Jo jo
ti s'ke vdekur se amanetin s'ma the
kam vdekur unë
që s'ta hodha sipër as një grusht dhé!
Eh, dhembje, vdekje, e zezë jetë
gjyshe më thanë syhapur shkove
me mallin për nipat në kurbet
jetëzeza jetë - medet;
ti shkove syhapur me mallin për nipat
e neve rrugëve të botës na verboi malli
shpirt e zemër flakë na i kalli.
Njeriu syhapur në vendlindje vdes
po ne në kurbet të verbër nga malli
errësirë e dhembje mbrëmje e mëngjes.
E dashura gjyshe njerëzit ndërrojnë jetë
në atdhe s'vdesin jo - në kurbet vdiqëm ne
për së gjalli të mbuluar nga dhembja e malli
ashtu siē mbulohen kufomat me dhé.
Burimi: Biografia e autorit është marrë nga Wikipedia, kurse poezitë nga faqe të ndrxeshme në internet
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen