Donnerstag, 18. Juli 2013

Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar
më i njohur në botë.
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur "Genjeshter nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013


Tituj të veprave

  • Frymëzime djaloshare poezi - 1954
  • Endërrime poezi - 1957
  • Shekulli im poezi- (1961)
  • Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
  • Përse mendohen këto male poezi - 1964
  • Dasma - 1968
  • Motive me diell poezi - (1968)
  • Kështjella - roman - 1970
  • Kronikë në gur - roman - 1971
  • Koha (1976)
  • Dimri i madh - roman - 1977
  • Ura me tri harqe - 1978
  • Kush e solli Doruntinën - roman - 1979
  • Prilli i thyer - 1980
  • Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
  • Nata me hënë - 1985
  • Koha e shkrimeve - 1986
  • Koncert në fund të dimrit - 1988
  • Vepra Letrare - 1981-1989
  • Dosja H - 1990
  • Përbindëshi - 1991
  • Piramida - 1992
  • Shqipëri - 1995
  • Pallati i ëndrrave - 1996
  • Dialog me Alain Bosquet - 1996
  • Spiritus - roman- 1996
  • Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
  • Poezi - 1997
  • Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri.  ese - 1998
  • Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
  • Ikja e shtërgut - tregim - 1999
  • Qorrfermani - roman - 1999
  • Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
  • Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
  • Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
  • Breznitë e Hankonatëve - 2000
  • Vajza e Agamemnonit - 2000
  • Bisedë përmes hekurash - 2000
  • Elegji për Kosovën - 2000
  • Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
  • Unaza në kthetra - 2001
  • Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
  • Qyteti pa reklama - roman - 2001
  • Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
  • Princesha Argjiro - lektyrë - 2003
  • Pasardhësi - roman - 2004
  • Shkaba - 2004
  • Ftese ne studio - 2004
  • Dantja i pashmangshëm - 2005
  • Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
  • Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
  • Hija (roman) - 2007
  • Spiritus - 2007
  • Çështje të marrëzisë -
  • Poshtërimi në Ballkan -
  • Muzgu i perëndive të stepës -
  • Darka e gabuar - roman - 2008
  • E penguara - roman - 2009
  • Aksidenti - roman - 2010
  • Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi
  • Ditë kafenesh - novelë
  • Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010
  • Stinë e mërzitshme në Olymp
  • Vepra 1
  • Vepra 2
  • Vepra 3
  • Viti i mbrapshtë
  • Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011
  • Çlirimi i Serbisë prej Kosovës - 2012


  • Skenare filmash

  • Time of the Comet (2008)
  • Cendres et sang (2009)
  • Abril Despedaçado (2001)
  • Avril brisé (1987)
  • Të paftuarit (1985)
  • Il Generale dell'armata morte (1983)
  • Ballë për ballë (1979)
  • Radiostacioni (1979)
  • Kur vjen nëntori (1964)


  • Mirënjohjet

  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
  • Man Booker International Prize, Britani, 2005
  • Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009
  •  
    Burimi: Wikipedia


    Poezi nga Ismail Kadare


    MALL

    Ca pika shiu ranë mbi qelq
    Për ty unë befas ndjeva mall
    Jetojmë të dy në të njejtin qytet
    Dhe sa rrallë shihemi sa rrallë...

    Dhe mu duk pak e cuditshme
    Si erdhi kjo vjesht ky mëngjes
    Qiejt e ngrysyr pa lejlekë
    Dhe shirat pa ylber në mes.

    Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
    Seç mu kujtua sot për dreq
    "Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë
    Kurse të fjeturit janë veç"

    Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq
    Që dot s'po zgjohemi vallë?...
    Ca pika shiu ranë mbi qelq
    Dhe unë për ty seç ndjeva mallë.



    MALLI I SHQIPËRISË

    Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
    Sontë, kur po kthehesha me autobuz,
    Tymi i cigares "Partizani" që pinte dikush
    Dridhej, kaltëronte bënte spirale,
    Sikur të fshehta më thosh me gjuhën e shqiptarëve

    Mua bashkeatdhetarit
    Të shikoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,
    Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi.
    Dhe në rrugët ku s'kam bërë marrëzi.
    Më njohin ato porta të vjetra të drunjta,
    Inatin akoma do ta mbajnë,
    Kokën do ta tundin,
    Po unë s'do ta marr për keq,
    Se malli më ka marrë.
    Dhe t'eci rrugicave plot gjethe të thara
    Gjethe të thara gjethe vjeshte,
    Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.

    Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
    Për atë qiell të madh, të gjërë e të thellë,
    Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike
    Për retë që në muzg si kështjella digjen,
    Për alpet mjekër bardha e mjekër gjelbra,
    Për netët e najlonta që nga flladet fërgëllojnë,
    Për mjegullat që si indiane të kuq
    muzgjeve shtegtojnë.

    Për lokomotivat e kuajt,
    Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
    Për qiparisat, kopetë, e varret
    Malli më ka marë, malli më ka marë,
    Për shqiptarët.
    Më ka marë malli e së shpejti vi atje
    Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dëshira,
    Sa i largët, aq edhe i dashur je, Atdhe.

    Aerodromi do të dridhet nga uturima
    Mjegulla do të rrije pezull mbi humnera.
    Ata që shpikën shpejtësinë reaktive
    Larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë ndonjehere.



    NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

    Në parkun q'ë mbuluan fletët
    Të dy ne ecim qetësisht,
    Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
    Qilim të verdhë natyrisht.

    Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
    Ju fanit një muzg i vonë
    Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
    Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

    Nga vagabondët me cigare
    Ti mos u tremb e dashur kot
    Imazhin tënd as dinosaurët
    Shekuj më parë s'e shtypën dot.

    Që ti të vije kaq e bukur
    Me këta flokë, me këtë hap
    Toka të egrën klimë e zbuti
    Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

    Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
    Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
    U desh të zhdukeshin përbindshat
    Që te kjo botë të vije ti...



    TI DHE HËNA

    Kësaj nate me hënë të vjeshtës
    Dola fushës të bredh kuturu.
    Retë shtohen me vrap pa reshtur,
    Hëna duket aty-këtu.

    Porsi vetë mendimet e mia
    Po më shtyhen ndër mënd më shpesh
    dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
    si kjo hënë që duket mes resh.

    Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
    do të mbeten pa të, kurse ti
    në ëndërrimet e mia pa jetë
    perendim s'do të kesh kurrsesi.



    KRISTAL


    Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
    si të harroj une dalëngadal
    si vdes tek une kujtimi yt
    si vdesin flokët dhe gjithçka.

    Tani kërkoj poshtë e lartë
    një vend ku ty të të lëshoj
    nje strofë a notë, a një brilant
    ku të të lë, të puth, të shkoj.

    Në s'të pranoftë asnjë varr
    asnjë mermer, a morg kristal
    mos duhet vallë prapë të të mbart
    gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

    Në s'gjetsha hon ku të të hedh
    do gjej një fushë a një lulnajë
    ku butësisht porsi polen
    gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

    Të të mashtroj ndoshta kështu
    dhe të të puth të ik pa kthim
    dhe nuk do dine as ne askush
    harim ish ky a s'ish harim.



    LAOKOONTI

    Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
    ne muze te Louvrit ne Madrid, Ne New York
    Para syve tuaj e aparate turistesh.
    Qindra vjet kam qe vuaj
    nga qe s'flas dot
    Si te flas?
    A mundet nje nofull mermeri
    te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
    vini re syte e mi, te zgavrat e thella
    nje enigme, si amebe te thare atje ka.

    Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
    para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
    Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
    vec sekretin e madhe te shkarkoja nje dite.

    Tek me vini rrotull, une them me vete
    kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
    qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
    s'kshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

    Mijera here ne mijra net e dite
    te verteten e frikshme perseris pa pushim.
    Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
    ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

    Po s'nderron ai kurre.
    Art i skulptures
    genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
    I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
    te verteten kujtoj e qaj per te.

    Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjesht sekreti,
    qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
    Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
    mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.

    O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
    Si do te ngrinit para meje si gur,
    por une i denuar mes rropames suaj
    moskokecarese
    monologun te thurr.

    Ju e dini se perpara Trojes ahere,
    kali i drunjte, dhurate e grekeve u shfaq.
    Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
    ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
    Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
    mjaft me me lufte, zjarr edhe helme.
    Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
    armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

    Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
    une "kundra", kryesova me terbim.
    Dhe juve ju kam thene atehere se hyjnit
    gjarperinjte me derguan si ndershkim.

    Ç'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
    une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
    Po c'ti bej fushates se tradhetareve kunder meje
    shantazheve, letrave anonime plot helm.

    Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
    nga shtresat e mesme e gjer ne qeveri.
    Ishte vjeshte.
    Nen qiellin e hirnosur me ere
    kali i drunjte perjashta priste ne shi.

    Ate kale une i pari e kisha goditur,
    ndaj,e dija, ate s'do te ma falnin perjete.
    Me ne fund "vije e bute" fiton mbi te "ashpren",
    dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

    Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
    helmin na dhane ata te pijme
    ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
    Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

    Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
    ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
    Rapsodet anembane perhapen
    version fals te gjarperinjve hyjnore.

    Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
    ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
    Tre mije vjet rrjesht,
    nga muzeu ne muzera,
    une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

    Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe me rrine ne se.
    Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u be qetesi.

    Troje e braktisur.
    Germadhe
    Hi i ftohte
    dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
    Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
    u ndje dicka qe ate cante permes.

    Ç'ishte kjo gervime keshtu, kjo jehone?
    Vume veshin. Kuptuam, greket e ligj
    permbi qendren e qytetit me parmende leronin
    per te thene se Troja perjete vdiq.

    Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
    Ah,plugu i saj si na cante me dysh!
    Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
    ky kafshim i parmendes me i hidhur ish.

    T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
    Keshtu therrisnin atehere ata.
    Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
    veshet me kapen edhe kete hata.

    Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
    se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
    Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
    s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

    Gumezhina juaj si zhaurime deti
    me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
    nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
    shqetesimet e medha te botes marr vesh.

    Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
    emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
    vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
    ashtu si atehere ka mbetur njelloj.

    Prej patkonjve te tij une rrenqethem akoma
    dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
    kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
    vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

    Vertiteni,
    flisni per teatrin e per plazhet,
    per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
    pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
    ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

    Ashtu si atehere....
    po mjaft,
    u lodha.
    Nga vertitja juaj po me erren syte,
    nga rropama juaj veshet me gjemojne
    ne muze te Londres ne Louvre e Madrid,
    ne pafshi ndonje dite te behem copera
    nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
    jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
    po indiferenca juaj
    do te behet shkak.

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen