Mittwoch, 17. Juli 2013

Odhise Grillo

Odhise Grillo

Odhise Grillo lindi në vitin 1932 në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tiranë më 24 shtator të vitit 2003. Grillo ishte një shkrimtar i njohur shqiptar, i cili dha një kontribut të madh për letërsinë shqiptare. Ai studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1962.
Shkrimtarit bashkëkohor të letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja "2000 Milenium" e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës (ABI). Medalja është mirënjohje që u jipet krijuesve të shquar të vendeve të ndryshme të botës, të cilët meritojnë të radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 80 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është shpërblyer dhe mirënjohur nga qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC), nga instituti ndërkombëtar i studimeve të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Mynih me romanin për fëmijë "Historia e Skënderbeut", sipas veprës së Naim Frashërit. Kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit.


Disa nga librat e këtij autori:

  • Shtatë ngjyrat
  • Ai që mundi perandorin
  • Balada e burrave të Vunoit
  • Balada e lirisë
  • Një zogë e një lule
  • Zërat e fëmijërisë
  • Njeriu i natës
  • Pushkë në bregdetë
  • Çamçakëzi
  • Një njeri u bë majmunë
  • Përtacukët
  • Historia e Skënderbeut
  • Lahuta e malësisë
  • Tradhti në sarajet Topiase
  • Don Kishoti i Mançës
  • Erdhi dite e Arbrit
  • Erdhi Vjeshta
  • Thike Pas Shpine


  • Poezi nga Odhise Grillo

    Balada e burrave

    Kam pasur një gjyshe
    mbi të gjitha gjyshet,
    kur ajo tregonte,
    heshtnin dallëndyshet.

    Kur fliste ajo,
    mbanim vesh dhe gurët,
    thaheshin mocalet,
    lulëzonin drurët...

    Po ku je, moj gjyshe,
    se më dogji malli,
    je prapa një ylli,
    a prapa një mali?

    Kur të kujtoj ty,
    këngët e përrallat,
    gjumi edhe sot
    vjen m'i mbyll qepallat...

    Moj e mira gjyshe,
    kur të sjell në mend,
    më kujton një re,
    më kujton një shkëmb.

    Po c'shkëmb më kujton,
    cfarë reje vallë
    aty ku rreh deti
    dhe si mal ngre valë?

    Më kujton shkëmbinjtë
    në Vuno, përposh,
    pa më kujton retë
    përmbi Mjegullosh.

    Kur isha i vogël,
    shpesh të kam pyetur:
    - Këta shkëmbinj c'janë,
    pse rrinë të heshtur?

    Dhe ti më tregoje,
    gjyshe gojëmjaltë:
    E di pse qëndron
    ky fshat e kjo baltë?

    Se në krahë i mbajnë
    shkëmbinjtë me thinja
    nën qiellin me diell
    dhe me vetëtima.

    Po shkëmbinjtë c'janë,
    mund të më tregosh,
    që me valë i rreh
    deti kaltërosh?

    Burrat që s'e lanë
    vetëm këtë vend,
    që mbetën në fshat
    dhe u bënë skëmb...

    Ata përmbi supe
    mbajnë këtë dhe,
    ku ka mbirë ulliri,
    ku jetojmë ne.

    Po retë në qiell
    cfarë janë vallë?
    Përse vijnë e ikin
    dhe përse qajnë?

    Janë kurbetllinjtë
    që ikin më natë,
    që i lanë pas
    fshatin edhe gratë.

    Edhe shkuan larg,
    të huaj, të shkretë,
    me ditë e me javë,
    me muaj, me vjetë.

    I hëngri kurbeti
    dhe në vend të largët
    hapën varr për vete,
    për ne hapën plagët...

    Tani i merr malli
    edhe bëhen re,
    vrapojnë në qiell
    dhe vijnë te ne.

    Me lotë të nxehtë
    mallin zënë e derdhin,
    pastaj nisin kthehen
    prapë andej nga erdhën.

    Na u dhemb në zemër
    edhe plagë e kanë,
    që morën kurbetin
    dhe fshatin e lanë.

    Shkëmbinjtë e Vunoit
    dhe retë që qajnë,
    janë fshati ynë,
    janë burrat tanë!

    Kam pasur një gjyshe,
    mbi të gjitha gjyshet
    kur ajo tregonte,
    heshtnin dallëndyshet!



    Kryefjala e fjaleve

    I mora A-ne atit,
    ne te ishte dhe nena,
    i mora T-ne tokes,
    ne te ishte dhe zemra,
    i mora D-ne detit,
    ne te ishte dhe qielli,
    i mora H-ne henes,
    ne te ishte dhe dielli,
    i mora E-ne eres,
    ne te ishte dhe shiu,
    i mora U-ne ujit,
    ne te ish dhe njeriu...
    I lidha te gjitha bashke
    dhe si ylber shkelqeu
    e para kryefjale
    e fjaleve :
    ATDHEU!



    Ç'ënderrojnë vogëlushët

    Ç'ënderrojnë vogëlushët,
    qe shetisin rreze malit?
    Eh, te kishim per qeleshe
    pak nga bora e Korabit.

    Ç'ënderrojnë vogëlushët
    qe po lozin ne lugina?
    Eh, te kishim ne ne faqe
    portokallet qe ka Vrina~

    Ç'ënderrojnë vogëlushët,
    qe mrizojne rreze bjeshkes?
    Eh, te kishim ne per syte
    pak nga ujerat e Prespes!

    Ç'ënderrojnë vogëlushët,
    qe shtegtojne pas kopese?
    Eh, t'i kishim ne kemishat
    porsi fusha e Myzeqese!

    Ç'ënderrojnë vogëlushët,
    qe po ngjiten maje kodres?
    Eh, t'i kishim ne fustanet
    si qilimat e Kosoves!


    Blerta na harroi gërshetat

    Nena dhe babai
    na e pyesin :
    - Blerte,
    Cfare vizatove
    permbi ate flete?

    - Vizatova veten,
    a nuk e shikoni?
    Ju jeni te rritur
    si nuk e kuptoni?

    -Po c'ke ngaterruar
    blete edhe qershi
    flutur e kalem
    molle dhe kuti?

    Jo asgje, asgje
    nuk kam ngaterruar,
    ne fletore veten
    une kam vizatuar!

    Po habitet nena
    babai ben cudi...
    - Ti nuk je kalem,
    ti nuk je kuti!

    Molle edhe qershi
    ti nuk je, moj Blerte,
    pastaj ketu c'duan
    nje flutur,
    nje blete?

    - Jua thote gjyshja
    pritni kur te vije...
    - Kur s'e dime ne
    gjyshja s'mund ta dije!

    - Jo e di, e di!
    Gjyshe moj, vrapo,
    se c'kam vizatuar,
    eja na trego.

    Ja ku erdhi gjyshja,
    vizatimin pa...
    - Kjo ketu eshte Blerta! -
    prinderve u tha.

    Se, kur afron mbremja
    edhe do te flere,
    i kendoj nje kenge,
    qe gjumi ta zere.

    Gjumi mbi qepalla
    vete edhe vjen
    une, nje kenge, mbeses
    nis edhe i them :

    " I ke faqet molle,
    syte si qershi
    hunden si kalem,
    gojen si kut".
    Pa, i them : "Je blete"
    Pa i them : "Je flutur",
    se eshte punetore,
    sepse eshte e bukur.

    Pra ne vizatim
    eshte vete Blerta
    vecse ka harruar
    te beje...gershetat!

    __________
    Biografia e autorit është marrë nga Wikipedia, kurse poezitë nga faqe të ndryshme në internet.

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen