Eqrem Basha poet, prozator, skenarist e akademik, lindi më 15 nëntor 1948 në Dibër, Maqedoni, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve botoi tregime, vjersha dhe kritikë për film e televizion. Më 1972 punon në gazeta Rilindja|gazetën Rilindja, në të cilën shkruan për artet figurative. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 korrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina, në fillim redaktor i redaksisë së dramës, kurse në fund redaktor përgjegjës i Programit Kulturo- Artistik. Gjatë kësaj periudhe (në vitin 1992 në Arl dhe në vitin 1994 në Paris) disa herë qëndron në Francë me punë në projekte përkthimesh të dramaturgjisë frënge, kurse pas kthimit kryen punën- redaktor i kulturës në revistën javore Koha. Në vitin 1994, bashkë me Gani Bobin, Rexhep Ismajlin dhe Shkëlzen Maliqin, themelon shtëpinë botuese
Dukagjini të Pejës, ku edhe sot është redaktor përgjegjës. Ka marrë pjesë në shumë takime letrare dhe në festivale ndërkombëtare të poezisë (Paris, Bruksel, Amsterdam, Varshavë, Lion, Die, Grënobël, Leuven, Lodeve, Seyni, Bukuresht, Konstancë, Vjenë, Grac, Gjenevë, Stavanger, Barcelonë, etj.), në festivale filmi e televizioni, në tryeza dhe debate ndërkombëtare.Shkruan tregime, romane, vjersha, skenarë për film e TV, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frëngjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave. Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 2004. /
Wikipedia/
Librat e botuar
Shëtitje nëpër mjegull, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1971.
Opuset e maestros, poezi, Bota e Re, Prishtinë, 1971.
Stacionet e fisnikëve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1972.
Polip-ptikon, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1974 (ribotuar nga Rilindja më 1980).
Yjedet, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1977.
Mëngjesi i një pasditeje, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1978.
Atleti i ëndrrave të bardha, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1982.
Udha qumështore, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1986.
Brymë në zemër, poezi e zgjedhur, Rilindja, Prishtinë, 1989.
Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
Marshi i kërmillit, tregime, Dukagjini, Pejë, 1994 (Çmimi “Hivzi Sulejmani”).
Zogu i zi, poezi, Flaka, Shkup, 1995, (Çmimi i Mitingut të Poezisë, Gjakovë)
Dyert e heshtjes, roman, Dukagjini, Pejë 2001.
Alpinisti, roman, Dukagjini, Pejë 2004. (Ribotuar në kolanën Letërsia shqiptare në Maqedoni, me parathënien e Ali Aliut, Mikena, Manastir, 2008).
Doktrina e të menduarit vetëm, poezi e zgjedhur, ASHAK, Prishtinë, 2006.
Meny ballkanike, poezi e zgjedhur, Toena, Tiranë, 2006.
Shtëpia e mallit, tregime, Ideart, Tiranë, 2009.
Lakorjka e Ik’sit, roman, (Çmimi “Azem Shkreli” për vepën më të mire në prozë për vitin 2011), Botimet Koha, Prishtinë, 2011.
Varrë, roman, Botimet Koha, Prishtinë, 20012.
Filmografia
Kulla (film televiziv) Kulla (1991) (TV)
Migjeni (film televiziv) Migjeni (1990) (TV)
Bashkësia lokale (1988) (TV)
Lulepjeshkat e dashurisë (1988) (TV)
Mixha Ramë (1985) (TV)
Tre vetë kapërcejn malin (1981) (TV)
E tërë jeta për një ditë (1980) (TV)
Epoka para gjyqit (1978) (TV)
Rropullari (1978) (TV)
Skenare
Proka (1984)
Pehlivanët (1975) (TV)
Poezi nga Eqrem Basha
TROKITJET E ZEMRES
Nese troket e s’ pergjigjet askush
Mos u brengos
S’ do ate thote se eshte e zbrazet shtëpia
Eshte vetem lodhje
Humbje e deshires per te hapur porten
Nese therret ne oborr
E s’ te del askush ne dritare
Prape mos u brengos
Kjo bote eshte shurdhuar
Nuk i degjon trokitjet e zemres
NETE ARGATESH
Vone eshte per te dale ne shesh
E dashur
Mbyll zogjte ne kafaz
Ver qenin ne gjume
Te mos i lehe henes
Vone eshte per te qare
E per t’u ankuar
E dashur
Ver doren ne zemer
Mbyllja kyçin ligesise
Leri ata qe flene me urrejtje
Te djegin llampen e vet
Dhe ta mbledhin vrerin ne shishe
Vone eshte per dashuri
E dashur
Sot gjithe diten kam qene argat
Ne tregun e te deshperuareve
Dhe s’ me mori kush
Te mbjell nje fare shprese
Ne aren e madhe
Ne fund te zabelit
Vone eshte per dashuri
Vone
Me zgjo neser heret
Nese s’ kam vdekur nga pikëllimi
AUDIENCA
Shefi i protokollit pyeti me se merremi
Jemi te lodhur
I thame
- dakord por me se merreni
- me vetveten
Thame
Jemi te pushtuar
Do te pushonim pak
Merreni me politike
- ah jo
Qellimi yne eshte liria
Shefi shenoi
Dhe na shikoi me habi
Naive duken
Tha kur hyri te na paraqese
Dhe te pashprese
Shqiptare jane
Vijne nga vendi i urrejtjes
Kerkojne te kuptohen
Nuk insistojne ne dashuri
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen