Dienstag, 3. März 2015

Astrit Bishqemi

Astrit Bishqemi

Astrit Bishqemi lindi më 18 korrik 1943 në Elbasan. Pas shkollës së mesme pedagogjike, vazhdoi për matematikë-fizikë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar të  Shkodrës dhe mandej studimet e larta për gjuhë e letërsi në qytetin e lindjes. Në Universitetin e Tiranës mbrojti doktoraturën me temë “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”.
Ka punuar arsimtar e drejtor në shkolla të ndryshme tetëvjeçare e të mesme të rrethit të vet, në Librazhd, në Peqin e në Elbasan; redaktor i gazetës lokale “Shkumbini” (1973-1977). Që nga viti 1981 (fillimisht  pedagog i jashtëm, më tej efektiv), jep leksionet e lëndës së letërsisë për fëmijë e të rinj në Universitetin “A. Xhuvani” – Elbasan.
Mban titujt “Mësues i Merituar” dhe “Profesor i Asociuar”. Në qershor 2009, nga Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t u nderua me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”. Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 ka qenë nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsinë për Fëmijë e të Rinj (shih në internet: Astrid Lindgren Avvard 2010).
Vjershën e parë e botoi te revista “Fatosi”më 1959, ndërsa përmbledhjen e parë më 1972. Më vonë iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare për fëmijë.

Në fushën e letërsisë për fëmijë e të rinj ka botuar:

Novela:

  • Gjoksshkëmbi (fantastiko-shkencore) – NAIM FRASHËRI, T.1972
  • Tregim për nënën trimëreshë – NAIM FRASHËRI, T.1974
  • Përtej oborrit diellor (fantastiko-shkencore) – NAIM FRASHËRI, T.1978
  • Partizani fotograf – NAIM FRASHËRI, T.1980
  • Një verë plot ngjarje – NAIM FRASHËRI, T.1981
  • Kur çelnin livarëzat e arrës – NAIM FRASHËRI, T.1984
  • Epitafi dinak – gazeta FJALA E LIRË, Elb.1994; (Kjo ndodhi në Fushë-Kosovë) ERIK, T.2009
  • Burgu i qelqtë – ONUFRI, Elb.1995; MËSONJTORJAE PARË, T.2002
  • Doriu i luftërave – ONUFRI, Elb.1996; ERIK, T.2009
  • Zezona e qumështit – SEJKO, Elb.1996
  • Për një gotë çaj – SEJKO, Elb.2004


Vëllime me tregime e përralla:

  • Detyra – NAIM FRASHËRI, T.1974
  • Çelësi i depos – NAIM FRASHËRI, T.1976
  • Gëzofi i Tokës (fantastiko-shkencore) – NAIM FRASHËRI, T.1977
  • Kallëzimet e kokërrzave të breshërit (tregim shkencor) – NAIM FRASHËRI, T.1978
  • Fidani i dardhës – NAIM FRASHËRI, T.1978
  • Drugdhendësi i vogël – NAIM FRASHËRI, T.1978
  • Libri i grisur – NAIM FRASHËRI, T.1984
  • Trimëria – NAIM FRASHËRI, T.1985
  • Dhëmbët e ujkut – SEJKO, Elb.1996
  • Kur nisa rrugën e shkrimeve – ONUFRI, T.1997
  • Thesi i gjallë – TOENA, T.1998
  • Gjyshër e nipër – SEJKO, Elb.2001
  • Si ia hodhëm kompjuterit – SEJKO, Elb.2002
  • Papuçe për princ Pison – SEJKO, Elb.2003
  • Shtëpiza ime (përralla e kallëzime diturake) – SILVER, Elb.2003
  • Maçoku me celular (Një pëllëmbë me përralla) – ERIK, T.2004
  • Kallëzimet e Kaltrit – SEJKO, Elb.2006
  • Mali i Vashës (tregime) – JONALDA, T.2012


Romane:

  • Me vështrimin lart – NAIM FRASHËRI, T.1986
  • Udhëtim i jashtëzakonshëm (fantastiko-shkencor) – NAIM FRASHËRI, T.1987; [SEJKO], Elb.2000
  • Zemër, o bir! – FLESH, T.2000
  • Fustanet e dallëndysheve – SEJKO, Elb.2003
  • Kronikë me tank – SEJKO, Elb.2004
  • Klik: Rrapatushët 1 (Rrapatushë prej allçini dhe prej së vërteti) – EXTRA, T.2007
  • Klik: Rrapatushët 2 (Endje nëpër botë) – EXTRA, T.2007
  • Klik: Rrapatushët 3 (Hidhemi në të shtatën) – EXTRA, T.2007
  • Klik: Rrapatushët 4 (Fillime dhe… maja) – EXTRA, T.2007
  • Si u rrit një poet – RAMA GRAF, Elb. 2011

   
Shqipërime (nga italishtja e frëngjishtja), përshtatje etj.:

  • Ali Baba dhe dyzet hajdutët (ritregim) – ONUFRI, Elb.1993; MËSONJTORJA, T.2003
  • Xhani Rodari: Pinoku dinak – KRISTOFORIDHI, Elb.[1993]
  • Xhani Rodari: Xhelsominoja në vendin e gënjeshtarëve (roman) – SEJKO, Elb.2002; DY LINDJE… T.2007
  • Leit Sauervein: Indiani i vogël Hyshte – SEJKO, Elb.[2002]
  • Zhak Deval: Misteri i Oqeanorit – SEJKO, Elb.[2002]
  • Marie-Helene Deval: Fëmija egërsirë – SEJKO, Elb.[2002]
  • Maria Markone: Anija kozmike e Alekut (roman) – SILVER, Elb.2003
  • Daniel Defo: Robinsoni (përkthyer nga Lumo Skëndo 1908, sjellë në gjuhën e sotme) – SEJKO, Elb.2005; DY LINDJE… T.2007
  • Zhyl Vern: Aventurat e kapiten Haterasit (përshtatur për fëmijë) – DY LINDJE..., Elb. 2007
  • Xhonatan Suift: Udhëtimet e Guliverit (përshtatur për fëmijë) – DY LINDJE…, T.2007
  • Simbol i punë dhe i korrektësisë (bashkautor me Shpëtim Haxhihysenin; monografi për mësuesin Ibrahim Ibrushi) – SHPRESA, T. 2012


Studime në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj dhe tekste për arsimin e lartë:

  • Gazmore 300 e ca… buzëqeshje sa? – TOENA, T.1996
  • Nga ditari i një shkrimtari për fëmijë – SEJKO, Elb.2005
  • Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë – SEJKO, Elb.1997; (e ripunuar: SEJKO, Elb.2004)
  • Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! (komentar) – “ELBASANI 2000”, T.1998; ERIK, T.2010
  • Letërsia botërore për fëmijë – SILVER ,Elb.1999; (e ripunuar: SEJKO, Elb.2006)
  • Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë – SEJKO, Elb.2001; (e ripunuar: DY LINDJE…, T.2008)
  • Vlera të anatemuara… (Gjurmime e studime) – SEJKO, Elb.2005
  • Autorë e tekste letrare, probleme e vlera… – SEJKO, Elb.2007
  • Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj, 1886-2009 (Fjalor enciklopedik) – DY LINDJE…, T.2009
  • Tragave të letërsisë… (gjurmime e studime) – RAMA GRAF, Elb. 2011

  
Bashkautor në tekste të arsimit bazë:

  • Edukata morale dhe politike, 5 – LIBRI SHKOLLOR,  T.1982 etj.
  • Edukata morale dhe politike, 6 – LIBRI SHKOLLOR, T.1982  etj.
  • Edukata morale dhe politike, 7 - LIBRI SHKOLLOR, T.1983 etj.
  • Edukata morale dhe politike, 8 – LIBRI SHKOLLOR, T.1983 etj.
  • Të njohim historinë e popullit tonë, 4  – LIBRI SHKOLLOR, T.1990, ’94; Istoria na Albania: T.1994; ETMM, Prishtinë 1994
  • “Libri – miku më i çmuar i fëmijëve” (Doracak bibliografik) – botim i Fondacionit ECE – Elb.2000
  • Të njohim historinë e popullit tonë, 4 (botim i ri, i ndryshuar) - LIBRI SHKOLLOR, T.2000 etj.
  • Gjuha shqipe, 7 – MORAVA,  T.2006, ’07; SHKRONJË PAS SHKRONJE, T.2008
  • Dua të lexoj 2 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. II, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Dua të lexoj 3 – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Dua të lexoj 4 – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Dua të lexoj 5 – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Xixëllime letrare 6 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. VI, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Skënder Karriqi) – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Xixëllime letrare 7 – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Xixëllime letrare 8 – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Xixëllime letrare 9 – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T.[pa vit. bot. 2011]
  • Dua të lexoj 1 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. I, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) – DY LINDJE e DY PERËNDIME, T. 2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen