Karriera:
- 1981 : Mesues në rrethin e Tropojës.
- 1982 : Pedagog në Universitetin e Tiranës
- 1983 : Gazetar në gazetën "Zëri i Popullit".
- 1988 : Përkthyes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
- 1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
- 1990 : Kryeredaktor i revistës "Bota Letrare"
- 1991 : Përkrah Sali Berishës dhe Azem Hajdarit drejtoi kryengritjen studentore kundër regjimit komunist.
- 1991 : Deputet në legjislaturën XII të Kuvendit të Shqipërisë.
Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon,por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë (nga 1992 deri në 1997). Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.
2001 : Deputet i Tiranës.
2005 : Rizgjidhet deputet në të njejtën zonë elektorale në Tiranë.
12 shtator 2005 emerohet minister i puneve te jashtme.
Tituj të veprave
- Motive të gëzuara (1978)
- Pragu i verës (1985)
- Fytyrë burri (1987)
- Bregu i lumit të kthjellët (1986)
- Vera pa kthim (1989)
- Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
- Nje sagë e vogël
- Daullja prej letre
- Ditari i një ambasadori në Paris
- Boshi
Nga WIKIPEDIA
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen