(1875 - 1928)
Ibrahim Naxhi i njohur si Dervish Hima veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes. Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë. Shkollën fillore e krey në Ohër. Shkollën e mesme në Selanik kurse të lartën në Stamboll.
Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës "Arnautlluk" në Stamboll e më pas "Albania" në Zvicër.
Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë.
Ndërkohë, shkroi e botoi këto libra: "Varri i liridashësve", "Pasqyra e krimeve të Sulltanit", "Një zë nga burgu në kohën e lirë", etj.
_____
Nga WIKIPEDIA
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen