Dienstag, 3. März 2015

Qamil Çami

(4 janar 1875 - 26 shtator 1993)

Qamil Izet Çami (1875–1933) ishte një rilindas shqiptar, poet, dhe mësues. Ai dhe rilindas të tjerë çamë hapën shkollën e parë shqipe në Filiat në vitin 1908.
Qamil Çami u lind në Filat, aso kohe një qytet i Perandorisë osmane, më 4 janar 1875. Në rininë e tij ai u bë një anëtar i klubit letrar të nxënësve shqiptarë nga Janina. Pas diplomimit në Stamboll ai u emërua prefekt i ulët në Sagiada në vitin 1905. Në 1907 filloi punën si mësues në shkollën osmane të qytetit të tij, Filatit ku fshehurazi u mësoi nxënësve të shkruanin gjuhën shqipe. Më 25 gusht 1908, së bashku me të tjerë rilindas hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe të Filat dhe u emërua drejtor i saj. Fondet u ofruan nga banorë të Filatit, si Musa Demi, rilindas dhe nga çamë të tjerë të njohur si Rasih Dino i biri i Abedin Dino.
Gjatë Luftërave Ballkanike, ai u burgos në Janinë nga ushtria greke. Ai arriti të arratisej pas 10 muajsh dhe shkoi në Vlorë. Në 1917 ai u emërua drejtor i arsimit për zonën jug-lindore të Shqipërisë dhe u vendos në Voskopojë. Në vitin 1920 ushtria italiane e futi në burgun e Sazanit, sepse ai ndihmoi anëtarët e lëvizjes së çlirimit të Shqipërisë. Ai u lirua pas përfundimit të Luftës së Vlorës më 4 gusht 1920.[2] Në vitin 1922, pas propozimit të Jani Mingës për qeverinë shqiptare, Çami u bë prefekt i Konispolit. Në vitet 1924-1927 punoi vullnetarisht si mësues i gjuhës shqipe për minoritetin çam në Thesproti, në zonën e Paramithisë.
Vdiq më 26 shtator, 1933 në Tiranë. Pozitë e tij u botuan pas vdekjes. Konsideohet si një nga rilindasit e fundit të Rilindjes Kombëtare.

_____________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen