Ka punuar pak kohë si mësuese letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme të Sllovës dhe më vonë redaktore në Institucionin publikues Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”. Ka botuar dhe vazhdon të botojë poezi, tregime dhe publicistikë në shtypin letrar shqiptar.Ka botuar dy libra. Ka në shtyp një vëllim me poezi, një përmbledhje me shënime publicistike dhe librin me tregime "Dashuri jashtë mode".
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë” (LSHA).
Është zëvendëskryeredaktore e revistës “Krahu i shqiponjës”, botim i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri".
Dylbere Dika është drejtore e Diplomatic Mission Peace And Prosperity dhe drejtore e AUGP (Academy of Universal Global Peace) për Diplomaci Ndërkombëtare.
Tituj të veprave
- “Parajsa e shitur”, vëllim poetik (2002), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”
- “Dhe dita vdes”, vëllim me tregime (2003), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”
Nga WIKIPEDIA
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen