Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.
Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.
Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj "Vetmi gruaje" është përkthyer në gjuhen bullgare nga Viktor Genkov.
Disa nga titujt e veprave
- Vetmi gruaje - Tiranё, 1998 - roman përkthyer në bullgarisht - nga Viktor Genkov : Самотата на една жена.
- Kukullat nuk kanë Atdhe - 2013
- Kryqi i harresës
- Hiri
- Lutje dimri
- Zbathur - 2007
Nga WIKIPEDIA
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen