Dienstag, 3. März 2015

Betim Muço

Betim Muço lindi në Tiranë, në vitin 1947. Studioi për fizikë në Universitetin e Tiranës. Punoi fillimisht si mësues në Krujë. Nga 1974 deri në 2001 punoi si sizmolog ne Institutin e Sizmologjise të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor. Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov.
Shkrimtari Betim Muço ka shkruar porzi, tregime të shkurtëra, romane dhe ese. Ai ka ituar edhe disa çmime letrare. Krijimet e tij letrare janëpërkthyer në shumë gjuhë tjera.
Nga 2001, ai ka jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara deri në vdekjen e tij në janar 2015 në Rockville, MD.
 

Tituj të veprave
  • Rrugëve të atdheut (1967)
  • Etyde (1972) 
  • Ekspres (1975)
  • Tregime (1978)
  • Kokrra gruri (1978)
  • Ditë që vështrojnë larg (1982)
  • Eshtë se ç'na është (1984)
  • Ditëlindja e këngës (1983)
  • Plumbi i germave (1986)
  • Gjurma e vetëtimës (1986)
  • Bota në sytë e Dolës (1986)
  • Në udhën time (1988)
  • Ëndrrat e fëmijëve (1989)
  • Mall për njerëz (1989)
  • Ekuinokset (1990)
  • Tempujt e mosharrimit (1990)
  • Hiroshima jashtë meje(1995)
  • Penda e pulëbardhës (1996)
  • Karusel (1997)
  • Sirtarët (1999)
  • Rrefenjat e Hamburgut(2007)
  • Bumerang (2009)
_______
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen