Hajro Ulqinaku |
Hajro Ulqinaku (i lindur Hajrudin Pufja) ka lindur me 3 maj të vitit 1938 në lagjen Rana të Ulqinit. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren i ka mbaruar në këtë qytet. Kurse, shkollën e mesme të mësuesisë - Normalen e ka kryer në Prishtinë. Mëpastaj është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ka punuar për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë.
Në vitet 1967/68 fillon stazhin e tij të gjatë si gazetar, fillimisht në Radio - Prishtina. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës.
Ka dhënë kontribut në themelimin e seksioneve letrare si dhe si anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi, GEP, Pionieri, Fati dhe Okarina. Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.
Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë.
Tituj të veprave
- Fëmijët e detit
- Margaritarët e zez
- Çelësi i artë
- Kolovajza e florinjtë e Hënës
- Mbrëmje pulëbardhash
- Fëmijëria në bregdet
- Gjiri i Shpresës
- Ligji i detit
- Ani, Ben, ani
- Bukuria e detit
- Panorama e detit
- Thesari i piratëve
- Pëllumbat në antenë
- Mos qaj Kestrina
- Barka me vela
- Limani i Qetësisë
- Lulekuqet mbi banka
- Ishulli i Gjelbër
- Libri për detin 6 + 1
- Tërë bota Kosovë - dramë
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen