Mittwoch, 4. März 2015

Edmond Shallvari

Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. Është larguar nga Shqipëria në vitin 1997, jeton në Selanik, Greqi nga ku edhe vazhdon të punojë si shkrimtar dhe krijues. Ai është anëtar i Lidhjes së krijuesve emigrantë "Dega e Gjelbër" e Selanikut. 
Poezitë e tij janë botuar në gazetat në gjuhën shqipe në Greqi, si Gazeta e Athinës dhe së fundi te Albania Press. Gjithashtu, është plotësisht i përfshirë në punën krijuese për romanin e tij të parë me ngjarje familjesh shqiptare (kryesisht korçare) që i përkasin periudhës kohore fill pas Luftës së Dytë botërore dhe fillimit të viteve '90-të.


Tituj te veprave
  • Diku...Dikë...Dikush...
  • E megjithatë jetojmë
  • Ç'u bëmë kështu!
  • Mos e ndiqni hijen!
  • Më foli heshtja 
_________
Nga WIKIPEDIA 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen