Vorea Ujko është poet shqiptar nga Italia. Përndryshe është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, pos që ka qënë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo.
Ai, ashtu si edhe poetët e rinj arbëreshë, bëjnë përpjekje që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtë brez pas bresi, e që paraqet një brum të mirë studimi të gjuhëtarëve, t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe. Kjo mundësi tashmë është mundësuar, sepse ekziston liria e lëvizjës, por edhe kanë qasje në programe të ndryshme të mediave elektronike, por edhe të gazetave.
Në krijimtarinë e Ujkos vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.
Tituj të veprave
- Zgjimet e gjakut, Castrovillari (1971)
- Kosovë, Cosenza (1973)
- Mote moderne, Schiavonea (1976)
- Ankth[1], Prishtinë (1978)
- Stinët e mia, Corigliano Calabro Stazione (1980)
- Këngë arbëreshe, Tiranë, (1982)
- Burimi, Tiranë, (1985)
- Hapma derën, zonja mëmë, Tiranë, (1990).
- _____________
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen