Arti e fisnikëron shpirtin,
por nuk e vret dot mëkatin.
Nga Vasil TABAKU
Së pari, duhet të përcaktojmë se ç’farë eshtë ARTI dhe ç’farë është MËKATI. Natyrisht që janë të ndryshëm, por gjithësesi janë pjesë e së njëjtës origjin. Ashtu si mëkati, i cili në BIBËL, thuhet se lindi nga dashuria mes EVËS dhe ADAMIT edhe ARTI, ka lindur tek njeriu... si pjesë e një thyerjjej tabuje, në të kundërtën ARTI nuk mund të ishte ART, pra i fuqishëm, pasionant dhe rrëmbyes nëse nuk do të kishte brenda vetes energjitë e rrebeklimit, e të bërit të gjërave “ndryshe”, pasi në të kundërtën ARTI do të ishtë konformistë, monoton dhe aspak tërheqës…EVA dhe ADAMI, rrebeluan rregullat, moralin dhe kafshuan mollën e Mëkatit, realizuan puthjen dhe bashkuan shpirtërat e tyre të tallazitur në një tërbim pasioni mes mashkullit dhe femrës…Dhe kjo tashmë është mëse e kuptueshme se sa tundues janë mashkulli dhe femra ndaj njëritjetrit edhe pse e dijnë se mund të bëjnë MËKAT. Po çfarë është në fund të fundit MËKATI? Është një përvojë, një dhimbjë, një dëshirë, një passion, një marrëzi, një çmenduri apo thjesht një ritual? Së pari do të thosha se MËKAI është pjesë e jëtës. Jeta nuk mund të konceptohet pa mëkat, i cili shfaqet në të gjitha format, në atë moral, në atë shoqeror, në atë privat, shtetëror, social, artistik dhe padyshim edhe në atë fetar…Nuk besoj se ka mbi dhe në këtë botë një njeri i cili nuk ka mëkatuar qoft edhe njëherë të vetme. Ne të gjithë mëkatojmë çdo ditë nga pakë, edhe pse përpiqemi që në pamje të jashtëme të dujemi ËNGJËJ, por në fakt MËKATI, fle brenda nesh dhe në një moment të caktuar ai zgjohet, shpërthen pa na pyetur, duke sfiduar moraklin, arsyen, vlerat dhe realitetin. Ja si e shpreh unë këtë fenomen të shpirtit në një nga poezitë e mia:
TË GJITHË JEMI NGA PAK MËKATARË
Vijmë dhe ikim
Por asnjëherë nuk ramë në gjunjë
Përpara të vërtetave.
Megjithatë
Të gjithë jemi nga pak mëkatarë.
Me të vërtetën
Të gjithë kemi flirtuar nga pak,
Ndërsa me mashtrimin
Kemi fjetur fshehtas
Si me të dashurën e padeklaruar...
Përse heshtni
Përpara këtij altari prej ajri.
Flisni
Mos e mundoni fjalën
Në burgjet e harresës
Mungesa e pendesës së artë
Ka për t’ju munduar gjer në vdekje...
Vetëm një gjest, një fjalë
Dhe ju rilindni,
Ngriheni mbi vetveten
Duke u shndërruar në djep të gëzimit tuaj...
Kot lodheni
Asgjë nuk mund ti fshihni qiellit
Sytë e së vërtetës
Janë tashmë brenda jush...
ARTI në vetvete është një vullkan njerëzor në errupsion të plotë dhe padyshim që kërkon energji të mëdha për tu realizuar, për t’u ngritur mbi të zakonshmen dhe te shpërthej duke rreëmbyer shpirtin e artëdashësve. ARTI e shpëton shpirtin njerzor nga MËKATI vetëm në koncept. ARTI si një formë magjike e shprehjes e lartëson shpirtin, e fisnikëron dhe e bënë më të devotshëm, më të fortë por njëhërësh edhe më të predispozuar për të mëkatuar…Pasi mëkati në fund të fundit është vet si proces i një “krijimi”. Sepse të mëkatosh , do të thot të dalësh nga kornizat, nga kufizimet, të jesh një shpirt shpërthyes i lirë, i fuqishëm dhe padyshim krijues për ta bërë MËKATIN “të bukur”. ARTI kam bindjen se mund t’i japi shpirtit njerëzor atë tharmin e pazëvendësueshëm që njeriu kërkon për të përjetuar një përvojë, por natyrisht, arti e fisnikëron shpirtin njerzor, e benë të bukur, të ndjeshëm, madhështor dhe me me tepër forcë, por arti nuk është “armë” dhe nuk e vret dot MËKATIN, i cili kërkon njëmijë e një forma për të pushtuar NJERIUN dhe pë t’i dhënë atij një kënaqësi brilante të jashtëzakonshme, të cilën ai , MËKATI di ta surprizoj shkëlqyeshëm.Pse jo edhe me një lloj forme të ligjëruar moralisht….Se padyshim, të rrëmbesh një PUTHJE, edhe pse konsiderohet si mëkat, është një gjë e bukur, e rrallë, e magjike që të ndodh jo cdo ditë.Në raste të tilla ARTI të vjen në ndihmë. Ai I ngre përmendore puthjes, dashurisë dhe justifikon MËKATIN. Padyshim, nëse puthja nuk do të ishte e bukur, ajo do të ishte kështu një “MËKAT” I paprovuar, sepse gjënë e shëmtuar nuk e do askush, por mendoni një puthje të rrëmbyer kalimthi një femre të bukur, sa shumë do t’ju joshi dhe intrigoj, sa shumë do tja u mbushi shpirtin me dritë, me ëndërra dhe dashuri të ndaluar…E pra këtu mëkati shëndrrohet në poezi, pse jo edhe ne kengë, apo në piktur, në skulpturë apo në një forëm magjike artistike…Ja si e konceptoj unë këtë në një nga poezitë e mia të kohëve të fundit:
TE MEKATOJ
Te mekatoj…
Te luaj me petalet
Te puth buzet e ndaluar...
Te dua te pamunduren
Te prek gishtat e ftohte
Format
E trupit tend te bukur
T’I shendrroj
Nje nje statuje pasioni
Gjithe cmenduri
Gjithe marrezi
Dhe perkushtim…
Te mekatoj
Me thua fshehur
Zjarrin tim
Tja dhuroj akullit…
Fjalet
Te lidh si skllever
Ne anijen e premtimit
Drejt Saharase
Krahet e mi
Te braktisen nga perqafimi…
Te mekatoj
Te guxoj
Te blasfemoj
Te shkel
Gjithe ligjet e shpirtit
Per te qene vetem per nje cast
Perandor I dashurise…
Nuk e di
Por…
Eh…
Patjeter e dashur
Patjeter qe do te mekatoj
Si përfundim. Arti edhe e shpëton shpirtin njerzor nga mëkati por edhe e inspiron, e frymëzon dhe e bënë më agresiv drejt mëkatimit…Mendoj pa medyshje sa edhe vet ARTI është një formë tepër e moderuar e MËKATIT, duke I dhënë njeriut “pasapartën” për në botën misterioze, magjike dhe të jashtëzakonshme të MËKATIT.Aty njeriu provon, sijon dhe gjenë përvoja, forma dhë të papritura të jashtëzakonshme, të cilat kurrësesi nuk mund t’I gjej në realitetin konservativ, të rregullt e të autokorrigjuar nga ligjet dhe morali… Mëkati padyshim që është një ART I sendërtuar në veprinm te bota e madhe njerzore duke e bërë njëriun një MËKATARË të përjetëshëm dhe të pakurrigjuesghëm…Ndaj dhe njeriu e pëlqen, e do e adhuron ARTIN, duke e parë atë si një universe mëkatues por që në fund të fundit e shpëton nga MËKATI dhe I jep legjitimitetin moral të MËKATOJ…Epo në fund të fundit edhe mëkati është njerzor, se lindi pikërisht nga njeriu, bashkë me të bukurën dhe magjiken, më të jashtëzakonshme dhe të dëshiruarën, me atë që shpesh e ndeshim vetëm në ëndërra…

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen