1823 - 1918
Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 ne Koshutan të Rugovës në kohën kur populli shqiptar po përjetonte ditët më të vështira nën okupimin turk dhe sulmet e parreshtura të fqinjëve serbo-malazez për ndarjen e trojeve etnike shqiptare. Është kjo koha e lulëzimit dhe e shuarjes me gjak të dy pashalleqeve shqiptare, të pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës dhe atij të Bushatlinjeve të Shkodrës. Fëmijërinë Kadriu e kaloi në Rugovë e pjesërisht në Pejë. Shumë herët shquhet për mençuri dhe trimëri dhe si i tillë që në moshën 17 vjeçare, ai u bashkëngjitët luftëtarëve rugovas në luftërat e pafund për mbrojtjen e kufijve dhe trojeve shqiptare. Për mençurinë dhe guximin që tregoi në përleshjet me armikun ai fitoi shpejtë simpatinë dhe dashurinë e mbarë popullatës së Rugovës, Pejës e më gjerë dhe si i tillë zgjedhet udhëheqës - BAJRAKTAR - i Rugovës në vitin 1846 në një kuvend gjithë rugovas. Kadri Bajri, së bashku më vëllaun më të ri (Hysen Bajrin 1825-1848) u treguan si prijës të zotët dhe strategë të vërtetë në luftërat e përgjakshme për mbrojtjën e trojeve shqiptare.
Kadri Bajri ishte ideor e shpirtëror i rugovasve në paqe dhe prijës sypatrembur në betejat e shumta që bënë rugovasit për mbrojtjën e tokave të veta e më gjerë, kurdoherë të ndihmuar nga vullnetarë të tjerë nga Peja e nga vende të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Ai mori pjesë dhe udhëhoqi luftërat në Smilovicë, Mokna, Kacuberr, Beranë, Shekullar, Moraqë etj. Kadri Bajri me luftëtarët e tij pati detyre të posaçme në Lidhjen e Prizrenit e poashtu ishte prijës më 1879 kur vritet Mehmet Ali Pasha në kullën e Avdulla Pashë Drenit, që kishte ardhur nga Stambolli për ta shuar me gjak Lidhjen e Prizrenit. Në luftën e Kaçanikut, krahas Idriz Seferit e luftëtarëve të tjerë mori pjesë edhe Kadri Bajri me forcat e veta.
Populli e përjetësoi në këngë :
- Kadri Bajri po e ç’vesh shpatën,
- Po i shkëlqen si hana natën,
- Hana natën e dielli ditën,
- N’Kaqanik e kanë zanë pritën,
- N’Kaqanik të Guri i Ç'pum,
- Gjysa dekum, gjysa t’varruem...
Ali Pashë Gucia( - 1885), Haxhi Zekë Peja (1832-1902), Kadri Bajri (1823-1918).
Kadri Bajri ishte edhe prijës i forcave të Lidhjës së Prizrenit edhe në luftën e mirënjohur të Nokshiqit.
Në këtë luftë nën flamurin dhe komandën e tij, luftuan heroikisht luftëtarët rugovas, luftëtarët e Podgurit dhe të vendeve të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit.
Ai pati shokë të idesë e bashkëluftëtarë besnikë edhe Ali Pashë Gusinë e Haxhi Zekë Pejën. Këta kurdoherë i erdhën në ndihmë njëri-tjetrit.
Kur nga Stambolli i rrezikohet qëndrimi në Pejë, Haxhi Zekës, Haxhiu gjeti strehim në Rugovë, në kullën e Kadri Bajrit, i ruajtur dhe i mbrojtur nga trimat rugovas.
Kështu veproj Kadriu kur e kërcënoj Mark Milani duke mbrojtur Haxhi Zekën:
- Kadri Bajri n’kam na u que ,
- N’jatagan Dora i ka shkue,
- Po ma preke ti mu o Haxhinë,
- Unë t’vras ty e ta kalli shpin.
Edhe në Kuvendin gjithëpopullor të Verrat e Llukës ai ishte pjesëmarrës. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet historike dhe vendimet e këtij kuvendi dihen.
Kadri Bajri vdiq më 1918 duke ua lënë të vetëve, dhe gjithë shqiptarëve amanetin që të luftojnë për Shqipëri. Amanetin e tij u respektua. Luften e vazhdoj vellai i tij me i vogël Hysen Bajri, bashk me luftetaret tjerë Rugovas.
Flamurtari i Rugovës Hysen Bajri
Hysen Bajri lindi ne vitin 1825 ne Koshutan te Rugovës.Ishte vllau me i vogel i Kadri Bajrit. Si i ri u bashkua me luftetaret e rogoves dhe me vellaun e ti me te madh Kadrinë, per ti mbrojtur trojet shqiptare nga parandorija osmane dhe serbia e Mali i Zi. Ne të gjitha lufterat për Shqiperi ku mori pjesë, ai e mbajti flamurin ne dore. Ishte trim sypatrembur por ne vitin 1848 ne lufte me flamur në dorë, bie herojkisht në fushebetejë në Shekullar, duke luftuar ball për ball me forcat malazeze.
Ai këndohet edhe sot në këngë:
Hysen Bajri po ban me dore,
se spo muj baclok me fole,
se me ka ra gjaku ne goj
me kan pre shkijet me jatagan.
Hysen Bajri fjal ka que,
A ka djal ne Rugovë me shkue,
Nanes teme me mi kallxue,
Kjajmi shokt ma fort se mue,
Kjajma Smajlin e kjajma Zeken,
Qysh nuk iken o mem lan vetem,
Bashk me mu e kan ba deken
.
Burimi: WIKIPEDIA
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen