Dienstag, 18. Juni 2013

Skënder R. Hoxha

Skënder R. Hoxha (1949) u lind në Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës, komuna e Gjakovës. Nga një kohë jo shumë e largët, gjyshi i tij (Ukë Isuf Demaliaj) rrjedh nga një familje malësore, Demaliaj,  nga Paci i Bytyçit. Shkollën fillore e nisi në fshatin e lindjes atëherë, në shtëpitë – shkolla), pastaj pak në Baran, pak në Gërgoc dhe e mbaroi në Zhabel. Kështu ishte atëherë e zorshme mundësia e shkollimit fillor. Gjimnazin e mbaroi në Gjakovë, në qershor të vitit 1968, ku u regjistrua në Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
     Më 1 shtator 1969, pasi kishte kryer një vit studimesh, fillon të punojë arsimtar në shkollën fillore “Ferhat Binishi” të Zhabelit (Dushkajë), për të vazhduar edhe studimet pa shkëputje nga puna. SHLP-në e mbaron në vitin 1972, në Gjakovë..
    Në janar të vitit 1973 emërohet drejtor i parë i shkollës fillore “Hazir Ramaj” në Kralan (Dushkajë), komuna e Gjakovës. Nga Kralani është kthyer prapë në Zhabel, ndërsa prej 1 shtatorit të vitit 1978 shkon të jetojë në Pejë dhe fillon të punojë arsimtar në shkollën fillore “Vëllazërim – Bashkim” në Ozdrim të Pejës. (Më vonë kjo shkollë riemërtohet “Sami Frashëri”).
    I etur për dije, në ndërkohë, regjistrohet në Fakultetin Filozofik – Dega e Ghuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Fakultetin, gjithashtu, pa shkëputje nga puna, e kreu në vitin 1985 dhe mori thirrjen: Profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Më vonë, në vitin akademik 1992/93, qe pranuar në studime pasuniversitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në Degën e Gjuhësisë, por, për shkak të aktivitetit të tij, ishte i përndjekur nga organet e sigurimit të atëhershëm, ku për t’iu shmangur lëvizjeve jashtë Pejës, u detyrua t’i ndërpresë studimet pasuniversitare.
     Në shkollën e Ozdrimit punon, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, deri në prill të vitit 1997, ndërsa, prej atëherë, Skënder R. Hoxha është profesor në shkollën e mesme të lartë teknike “Shaban Spahia” të Pejës. Në këtë shkollë, përveç mësimdhënies, është edhe kronist i shkollës si dhe kryeredaktor i revistës periodike “Tekniku i ri” të kësaj shkolle. Vlen të përmendet se në të gjitha shkollat ku punoi, ishte themelues i grupeve letrare si dhe kontribuoi në begatimin e jetës kulturore përgjithësisht.
    Me ardhjen e tij në Pejë (1978), pa vonuar, angazhohet regjisor në grupin dramatik të fabrikës së autopjesëve “Ramiz Sadiku” të Pejës, ku (deri më 1981), bëri regjinë e disa pjesëve teatrore (drama, komedi), ndër të cilat po përmendim: dramën “Fosilet” e Azem Shkrelit, komeditë “Vëllazëri e interes” dhe “Burri – burrë” të Kristo Floqit, përgatiti disa akademi solemne etj.
    Në vitin 1984, me iniciativën e tij dhe të disa krijuesve letrarë, pas një pauze të gjatë, u riaktivizua aktiviteti i Klubit Letrar të Pejës, kryetar i të cilit u zgjodh në mandatin e parë, e për herë të dytë kjo detyrë iu dha edhe në shtator të vitit 1989.
     Skënder R. Hoxha me shkrime kishte zënë të merrej qysh si nxënës i Gjimnazit “Hajdar Dushi” të Gjakovës. Shkruan: poezi e prozë (për të rritur dhe për fëmijë), publicistikë, eseistikë, fejtonistikë, trajtesa letrare e shkencore, kritikë letrare, tema historike, çështje e probleme gjuhësore, ndërsa më me përkushtim merret me hulumtime e studime në fushë të onomastikës, përkatësisht të toponimisë. Shkrimet e tij filluan ta shohin dritën në fillim të vitit 1969, e pastaj, kohë pas kohe, e gjejmë të botojë në gazeta e revista që botoheshin në Prishtinë, Shkup, më vonë edhe në ato në Tiranë e gjetiu.
     Përveç krijimtarisë letrare Skënder R. Hoxha një kohë të gjatë u mor edhe me gazetari, si bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave, Programit të Dytë të Radio-Prishtinës, Radio – Pejës, etj.
     Njihet si publicist e studiues i zellshëm. Ka botuar një serë trajtesa letrare, punime të fushës didaktiko – metodike, recensione për libra shkollorë e letrarë, si dhe materiale e punime studimore në fushë të onomastikës, dialektologjisë, folklorit dhe etnologjisë, kulturës së gjuhës etj. Merr pjesë në Simpoziume e Tryeza shkencore që kanë të bëjë me shkencat filologjike, me kumtesa e diskutime, të cilat iu kanë publikuar në botime të veçanta të Institutit Albanologjik të Prishtinës, si dhe në botime të tjera. Ndërkaq, në përmbledhjen e përbashkët “Roje drite”, me punime letrare të anëtarëve të Klubit Letrar të Pejës, (botuar më 1990, në Pejë), Skënderi u prezantua me një tufë poezi.

     Në vitin 1996 ka themeluar shtëpinë botuese “Art poetika”, të cilën e drejton dhe është redaktor i botimeve. Do përmendur se në edicion të SHB “Art poetika”, deri më tash, janë botuar një numër veprash letrare e shkencore të autorëve të ndryshëm. Përveç këtyre angzhimeve që i përmendëm më sipër, Skënderin e gjejmë redaktor, koredaktor, recensent, lektor e korrektor edhe nëpër shumë vepra të botuara.     
     Që nga viti 1983 është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, në sektorin e onomastikës dhe në atë të folklorit.
    Në vitin akademik 2011/12 është regjistruar student i rregullt në studimet pasdiplomikeFakultetin FilologjikUniversitetit Shtetëror i Tetovës, Programi studimor: Gjuhë dhe letërsi shqipe – Letërsi. Këto studime Sënderi i kreu me sukses të shkëlqyeshëm, duke dhënë të gjitha provimet e parapara me Programin Studimor.
     Ndërkaq, më 13 qershor 2013, mbrojti publikisht me sukses punimin e magjistraturës me titull: “GJUHA POETIKE E PROZAVE TË DRAMATIZUARA TË AZEM SHKRELIT”, para Komisionit Profesional në përbërje: 1. Prof. dr. Salajdin Mehmeti – mentor, 2. Prof. dr. Luljeta Isaku – kryetar, 3. Prof. dr. Ejup Ajdini – anëtar, dhe fitoi gradën shkencore MAGJISTËR I LETËRSISË SHQIPE.  
Skënderi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve në Pejë.
Jeton, punon e vepron në Pejë e në vendlindjen e tij, në Shqiponjë.

    
Deri më tash ka botuar këto vepra zhanresh të ndryshme:

  1. “Pëllumbi në fluturim” (poezi), 1990;   
  2. “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (I)” (studim), 1992;
  3. “Kalorësit e mortit” (poezi), 1993;
  4. “Bilbili i Dushkajës” (poezi për fëmijë), 1995;
  5. “Dy akte të dramës së pakryer” (poezi), 1997;
  6. “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (II)” (studim), 2000;
  7. “Tridhjetë vjet pune të shkollës së mesme “Shaban Spahija” të Pejës” (monografi), 2002;
  8. “Vjersha dhe poema” (poezi), 2004;
  9. “Jabllanica (Shqiponja) e Dushkajës” (monografi), 2004;
10. “Radoniqi e Rakoci të Dushkajës” (monografi), 2005;
11. “Toponimia e Dushkajës” (vepër studimore), 2007;
12. “Poemë e dhimbjes krenare” (poezi), 2007;
13. “Poet i trazuar” (libër – bisedë, me shkrimtarin Hasan Hasani), 2007;
14. “Hasan Hasani në sytë e kritikës” (përmbledhje kritikash për veprat e H. Hasanit), 2008;
15. “Rrugëtimi për në panteon – Aspekte të krijimtarisë letrare të Hasan Hasanit”, 2009;
16. “Fitonimia dhe zoonimia e Dushkajës” (vepër studimore), 2010;
17. “Në mes meje e dhimbjes”, (poezi), 2010;
18. “Kolonizimi dhe rikolonizimi i Dushkajës me sllavë – sipas burimeve shkrimore dhe  informatorëve në terren”, (temë historike), 2010.
19. “Këndimi i muzave - Haiku dhe sibilat” (poezi), shqip – anglisht, Tiranë, 2011;
20.  Thanë për veprat e mia – thashë për veprat e tyre (I)”,(kritikë, ese, recensione,vështrime), 2011;
21. “Udhëkryqet e fatamorganës” (poezi), shqip – rumanisht, Bukuresht, 2012.       

      Vlen të theksohet se poeti Skënder R. Hoxha, gjatë vitit 2012 u prezantua me disa poezi (shqip - rumanisht) në Antologie literara (Antologji letrare) SETEA CUVINTELOR (ETJA E FJALËVE), ku janë të  përfshirë 8 shkrimtarë shqiptarë e 8 shkrimtarë rumunë. Gjithashtu, për krijimtarinë letrare të këtij poeti, me vlerësime mjaft të mira, shkruan kritikë të njohur nga Bukureshti, si: Maria Mureshan, Marius Çellaru etj., duke publikuar ato shkrime në revista prestiqioze të atjeshme, si: “Constelatii diamantine”, “Citadela”, “Kosova literara” (Kosova letrare), etj. Në revistën shumë të njohur atje “Nomen artis – Dincolo de tacere”, nr. 9, të datës 10 maj 2012, poeti Skëndër R. Hoxha zë dy faqe me poezi sibilike të tij, shqip - rumanisht.
    Në 100 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Skënder R. Hoxhën e nderon me MIRËNJOHJE Për kontribut dhe bashkëpunim permanent me komunitetin shqiptar të Rumanisë.
    Vl;en të theksohet se ky autor ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera që presin mundësitë e botimit.

 

SKËNDER R. HOXHA

JETËN E RRITA NË KËNGËT E MIA

 (Ky prill i 40 – Vjetorit…)

1.
Kam udhëtar i palodhur –
Kam mposhtur dyert e llahtarisë
Shigjetat i thyeja me një dorë…

2.
Me gjithë baticat dhe zbaticat
Jetën e rrita në këngët e mia –
Unë e Ti të jemi bashkë.

3.
Edhe fshatin e strukur n’bungishtë
Edhe qytetin e zhurmshëm –
Në lirikë dashurie i mbaj…

4.
Në zinxhirët e jetës
Ëndrra ime merr frymë –
Në parzmen e Takimit të Parë…

                                               (18 mars 2013, Pejë.)

 

ATËHERË KUR MALIN KISHA MIK

Sado e egër të ishte nata
Edhe erës së furishme
I dilja para!
Ajo ndriçonte me hapa dashurie
Tek vinte te unë në prozhmë

Atëherë malin kisha mik –
Ku kaloja nga një copë nate
Ndizja zjarrin pranverave të hershme
Nëpër të ftohtit e vetmisë
Tymi lundronte heshtas
Nëpër drurët, dëllinjat e rogëmalit
Nëpër rrugët e mendimeve
Deri në aurorë
Kur agu nis të shkrepte…
Aroma e së dashurës së njom
Më rrinte pranë – larg harrese
Mbase Ajo tash flente
Kur unë duhej të braktisja malin
Në kaltërsinë e parë të ditës!

                                        (19 mars 2013, Pejë.)

 
LUM NE –

QË NUK JEMI HARRUAR

(Idil që nuk u harrua kurrë)

Edhe tash më shoqëron
ëndrra
Më bëhet si dikur
të shoh përtej fletësh
të bagrenave
kur depërtonin
rrezet e hënës së lodhur
nëpër prozhmë
kur ti vije lehtas.
Për ëndrrën
e shpërblej natën, gjumin
Lum NE  -
që nuk jemi harruar! 
bile në ëndrra…
Është mirë
që kujtimin
s’e zbeh nata,
nuk e shkrin
zjarrmi e harresës
nuk e lag uji
i bekuar
as lotët e vesës… 

2.
Në oazë vetmie më vjen
Mendim i çuditshëm
I lemerishëm
Pikat e shiut të trembur
Trazojnë rutinën e ditës
Natën e shtrëngoj e mposht
Si dikur me duart e territ
Prapë –
Në këtë furtunë
Në këtë stuhi
Me gjuhën time
Flet bukuria jote…

                                           /20.III.2013/

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen