Donnerstag, 20. Juni 2013

Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

NDJENJË.

Me verën ngatërova
Gotën
Dhe Ti
Si më afroje
Buzëve
Gjithë tejkalimet
E joshjeve!...
Në dialogim
Kulluar
Si përmes dehjesh
Të aromës tënde
I harruar!...
Përmbi çdo ndjenjë
Shikoj
Ndjenjat, përqafuar
Jetës dhe zbërthyer
Po m’i fal!...
Bashkë me trupin
Aromën dhe verën
Oh!... Psheretima
E verës
Më trondit
Mes trupave po përjetonë
Si prekje, buzësh
Kur gëzojnë
Mes dashurisë përthithur
Rrëshqitjeve
Aty ku çthurren
Largësitë shuhen!...
Edhe çuditjet.

28-06-2012

MJEGULLA

Dhe ndjej, një flladë
Qe më pushton
Si mjegulla mëngezin
Më ngjitet trupit
Përkushtim dhe më zapton
Mendimit.

Mani qe ka mes shuarjes
Dhe ngjitjes
Kacaviret, tej shtrirjes
Shrihet, dalë - ngadalë
Dhe trupin e mban mpirë.

Mjegulla, doli në kërkim
Si çfaqje e mundimit
Më qendron, zgjerohet
Joshjeve… e tepëron
Çdo tek të sajë, si mund ta shkund
Dhe shpirtit shkundet, shuhet?...

Rrëmbehesh kacavjerëse
Si lartësitë, munduar.
Nuk do të çfaqesh në deshtim
Mes dritës të pranosh
Largim dhe ngrohtësis
Po vuan. Aty po mundesh
Tretesh, në mes saj si det
Po kaltërohesh bregut mundim
Po përjeton dhe psheretimat
Ndizen, pa trishtim si shpirti
Mes gëzimit. Kështu më ngjan
O mjegullë, një det!.... I kaltëruar.
Sapo humbet, mes ngrohtësis
Vështrimet hedh!… Zbuluar.




PA BUSULL

Skeletin e varkës
Qe ndërtonin!...
Brinjët e saj
Dallgët, deshirash
Po shpenzonin
Përplasjeve dhe epsheve
Mes etheve vargonjsh
Hetuar
E zbulonin dhe faleshin
Mes rrahjeve
Të qetësisë!...
Aty ku çoroditeshin
Destinacionet e përplasjeve
Humbisnin
Si enërgji urie të busullave
Harruar
Mes koordinatash
Në veprim.
Stuhitë e kaltërsive
Rrezikonin
Sapo afroheshin
Më mallit intensiv
Aty zbulojnë
Çdo hapësirë të fantazisë!...
Kërkuar.

 2013/04/06


PËRSHENDETJE E TEJSKAJËSHME.

Planeti i shndritshëm i sistemit tonë
Zbret të josh jetën, të vendos
Balanca dhe fat planeteve lëshuar
Ledhatimit mbi rrezet e tij, mes krehjes
Dhe alarmimit të vendosur qeverisë
Qiellore mbi skema mashtruese
Rënkime dhe çthurje devijimit të parimit,...
Ngrohtësi!

Planeti i ngrohtë, shtrinte krenarinë
Ritmike fuqisë rrezatuese po dhe goditëse
Në mardhëniet që ndryshonin terësinë
E sistemit të veprimit planetar por dhe kullimin
Rrezatues të masës njerëzore, në veçanti.

Rumbullaksia e përkryer ciklike
Dhe monotone e tij
U paraqit në formën e buzëve
Mes vizatimeve, kjo!...
Si shenjë mirënjohjeje dhe ngrohtësie
Përzgjedhjes, çorientuese.

Ne! Rritemi brënda ngrohtësisë dhe flakët tona
Përpijnë, jetën, zhvillimit pa gërshetim.
Aplikim çoroditës dhe sfidues dijet njerëzore
Përballë padrejtësisë falëse të energjive mes planetit
Të zjarrtë dhe të ngrohtë që vëzhgon dhe mashtron
Përmes fshehjes eklipsore për një rikthim të madhë!…
Të madhështisë!... .... ... ...

Asnjëherë nuk parafytyrova perëndinë
Mbi frenimin dhe perëndimin e gjithësisë
Ndaj mbretërive që s’i përkasin më magjisë!

Sa i dashur ky Diell veçse!...
Sundimtar!... Mbi të gjithë.
Mos vallë mes dezertimit
Prej rrezeve të tij njerëzit
Harojnë,... të përcjellin
Ngrohtësinë ?!...

E dyshimtë krenaria njerëzore mes britmave
Joshëse, lavdisë. Rrezatimet kozmografike
Bagazh stok nuk bien ligjeve që ndryshojnë
Dhe ndryshojmë iritimeve mendore,...
Qetësisë. Ato! Mundojnë, sundojnë përkulen
Transformimit, të përjetësisë.

A mundet, rrezatimin diellit ta gjykojmë?!... ...
Iritimeve të tij ai, pranon vetëm ngjitje
Përsosmërie, kur i afrojmë,... përkujdesjes
Gjirit që na rrit dhe e vjelim, veçse ai na mjel
Energjitë,... që i sfidojmë!


ABSTRAKSIONIZËM

Ndryshimet neologjike
Ja përshkruajmë jetës
Mbi çdo moment joshjeje
Afrimi, gjykimin?!...Ndoshta
Urtësisë e përpunojmë.

Moment i masës ndryshe tejkalimi
Ashtu, si abstraksionizmi
Preferues, tezën ndryshe të realitetit
Konkuron. Të pa bindurit...
Depërtojnë gjykimit apo momenti
Që i rrethon e zbukurojnë
E tradhëtojnë?!...

Kurioziteti i jetës?!
Njohuri e të panjohurës
Abstrakte
Ndaj urtësisë!... Së fjalëve tona
Kur gjykonim pasurinë
Apo!... Në mes të rrugës
U zhveshëm prej politikës
Së thesarit?...



DHIMBJE NËNE.

Pranverës!...
Mbijmë si lule
Mes dhimbjes së një nëne
Kur jetën bie
Varrur qafës
Si torbë,...
Të qarën tonë.


URTËSI E TEJSKAJËSHME!

Mes qetësisë!... Lajme
Shtrëngatës
Mendore po sfidoj!
Mendime me dremitje
Letargjike
Nuk mundet kurrë
Të na zgjojnë.

Shpreh edhe hesht!.... ...
Mes urtësisë që ngrë
Mes lartesive
Kundërveprimi, na mungon.

Shkruaj, shuaj
Dhe përpunoj si këngë
Që mjelin joshjen
Dinamike, shpirtin tonë.

I mbyllim dhe kthehemi
Me heshtjen sërish
Ngurojmë!...
Mes melodisë së heshtur,...
Torturojmë!


PA RREZATIM.

U vela dashurisë
Përmbi premtime
Humbur!...
S’ më qetëson
Qendrimesh
As si stuhi kaluar
Humbur!...
Rrezatimesh
Si ta gjurmoj?!...

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen