Donnerstag, 20. Juni 2013

Namik Selmani: Portreti i nje gruaje

Jeta që fitohet me pasionin e sakrificës

Nga Namik Selmani

Një portret gruaje që të bën të klithmosh fort: “O verbëri e të mëdhenjve!”

Beratin e kemi parë shumë herë vetëm në atë pamje të jashtme të tij me Kalanë, Tomorin, me Mangalemin, me Osumin e Goricën... Dalldisja ëmbëltore që të jep pamja magjike e dritare-çative të tij, ajo kulturë shumë e lashtë, ajo ruajtje e brezave gati hyjnore e Kodikëve më të lashtë të mbarë njerëzimit, na ka bërë që viktimisht dhe ëmbëlsisht të harrojmë atë botë të madhe shpirtërore, njerëzore të atyre që herë me letra pergamenësh, herë me letra librash, herë me shënime kronikanësh të huaj, herë me tinguj këngësh dhe bëma legjendash apo me anonimatin e tyre të dhimbshëm, na kanë befasuar e të gjithë e i kemi bërë atij një KURORË të re respekti që rrallë qytete e kanë në historinë e gurëve dhe të shpirtit të tyre.
Shumë herë duhet të themi e ta pranojmë të gjithë (natyrisht është mirë që edhe ta provosh një gjë të tillë, qoftë edhe dhimbshmërisht) se edhe sakrifica kërkon një pasion flakëpashuar që të bëhet e prekshme në motivimin e asaj që ajo ka në thelbin e saj dhe që të marrë kuptimin më të mirë që i afrohet paksa edhe vetë hyjnores që e ngjiz në atë nisje të saj.
Këtë mesazh na e sjell shumë mirë jeta e një gruaje me aftësi të pakët shikimi. Për të mos thënë e verbër. E dhimbshme të shohësh një grua symbullur që ecën në udhët e qytetit ku ajo ka kaluar rininë e saj dhe ku ka dëgjuar kënëgë e para të sokakëve. Të një nëne që, bashkë me rritjen e saj të vështirë, i duhet që të rrisë të edukojë edhe djalin e saj të mirë. Quhet Renata Vavla. Banon në një shtëpi në palcën e lagjes “Çelepias” të Beratit Në lidhje me jetën e saj na kujtohet një shkresë-urdhër që të dërgon lart, shumë lart në majën më të lartë të pushtetit . Para pak vitesh Ministri i Arsimit dhe i Shkencës së Shqipërisë do të ketë firmosur shkresën më të veçantë. Pse jo edhe të çuditshme. Natyrisht edhe të paharruar për karrierën e tij profesionale dhe njerëzore. Pas një kërkese këmbëngulëse që bëhej sa në emër të jetës, por edhe aq edhe të zjarrit prometean të dijes njerëzore që nëna e Renata Vavlës të merrte pjesë në të gjithë leksionet e studimeve të pjesshme që bënte vajza e saj Renata Vavla në degën e Filozofisë në Unversitetitin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit për të shkruar leksionet e vajzës së saj. Shikimi i saj kërkonte disa mundësi teknike të kësaj pune ndaj ajo, nëna e saj, i duhet që të merrej edhe me pjesën teknike të inçizimit të këtyre leksioneve. Kjo ka filluar që në ditët e para të studimeve, por edhe tani kur ajo për vazhdon edhe studimet mastër në degën që ka nisur katër vjet më parë.

Më tej rrëfimi na fut në disa labirinte të veçanta gati të pabesueshme, jo vetëm për një student që e ka përditshmërinë e tij studentore me një leksion prej një fletore të shukosur e të zhubrosur më tej se ato të adoleshencës së tij ku edhe mund të gjeje ndonjë libër në çantë dhe kafeve të panumërta në lokalet e panumërt mes tymit të duhanit dhe thahethemeve te ditës që mbushin edhe faqe të tërë fletoresh e librash.
Në këta vite studentore të Renatës janë dhënë deri tani 33 provime. E për secilin prej tyre është bërë leximi me zë, faqe më faqe për t’u hedhur i gjithë materiali libror në kasetë. E llogaritë që të ndjekin më pas janë nga ato që futen në historitë më të veçanta njerëzore, por edhe ato që i përkasin dyerve të diturisë. Me kaseta 60 minutëshe ka patur raste që një tekst ka zënë edhe 12 kaseta. Ka patur jo pak raste që janë incizuar edhe kaseta 90-minutëshe. Të gjithë kanë brenda tyre të gjithë tekstet. Të gjithë tekstet e lëndëve fiozofi sociologji janë nga më të pëlqyeshmet e jetës së saj. Të gjithë janë futur si “argatë” të jashtëzakonshëm në këtë punë. Dhe bilanci i deritanishëm është arkivi i saj që ka të paktën 350 kaseta.
Së pari në këtë punë e ka ndihmuar nëna e saj. Disa janë bërë nga shoqet natyrisht edhe duke i paguar me një çmim të caktuar jo edhe aq të vogël për secilën kasetë. Disa kaseta janë vënë në tavolinën e profesorit të një lënde për të incizuar leksionin e tij ndërkohë që shumë prej leksioneve janë shkruar në fletore nga vetë nëna e saj që ka marrë këtë autorizim nga vetë Ministri i Arsimit për të shoqërur në çdo leksion atë. Disa herë këtë gjë e ka bërë edhe djali i saj, edhe pse ai ka edhe ngarkesën e tij mësimore në shkollën e mesme. Djali i saj e ka bërë këtë gjë kur gjyshja e tij ka qenë e sëmurë me grip dhe leksoni duhej bërë patjetër.
Dhe pas kësaj pune gati sizifiane, niste ajo më e vështira, më e veçanta. Ajo, me duar që hapnin dhe mbyllinin kasetat e një libri (tamam si të shfletonin fletët e këtij libri ) vetëm dëgjonte, dëgjonte atë zë të nënës, të shoqes, të djalit, të ...profesorit, të ...për ta futur më vonë në kujtesën e saj të jashtëzakonshme.
Vetë jeta studentore e kësaj gruaje është një faqe me vete e pasionit dhe e sakrificës. Në këtë kohë moderne ku janë pakësuar shumë, shumë, tregime të tilla për katër vjet me radhë çdo të shtunë e çdo të diel në orën 4 të mëngjesit, në shi a në borë, ajo dhe nëna e saj janë ngritur nga gjumi dhe i kanë hipur autobuzëve të parë që nisen për në Korçë për të shkuar në leksionin e parë të ditës. Nuk kanë harruar asnjëherë që të vënë në çantë bashë me kasetat dhe librat e fletoret, edhe dy racione buke me një ushqim familjar të thatë që ta hanin në pushimet e leksioneve për të ardhur sërish po atë ditë në Berat. Dhe meqënëse nuk kanë patur mundësi (pse jo edhe para të mjaftueshëm) për të fjetur në një nga hotelet e qytetit ato janë nisur sërish të shtunën pasdite për të ardhur sërish të dielën. Dhe, ndryshe nga studentët e ditës, pa le të atyre me kohë të pjesëshme, ajo asnjëherë nuk ka munguar, nuk i ka braktisur kurrë leksionet, edhe pse vetë ka patur vetëm rolin e një dëgjueseje pa e parë profesorin apo profesoren ligjëruese. As ka menduar që një ditë ta marrë provimin duke paguar ndonjë sekser notash që sillet nganjëherë rrotull dyerve. Apo aq më pak të kërkojë mëshirë për atë që do të vihet në regjistrin e vlerësimit të diturisë së saj. Duke e lexuar çdo leksion, çdo mësim një ditë ose për të thënë më saktë shumë herë i kshte lindur edhe vetë nënës së saj ideja që edhe ajo, nëna, të vazhdonte këtë degë që po vazhdonte vajza e saj. Ajo kishte edhe vetë një shkollë të mesme, por ishte vetëm pamundësia e pagesës së detyrimit studentor që nuk ia mundësor marrjen e një diplome si ajo e vazjës së saj, Renatës.
Nganjëherë paksa edhe fshehurazi ajo edhe qante për fatin e keq të kësaj vajze që ishte edhe nënë dhe që po luftonte me kaq kurajo me vështirësinë e jetës së saj në atë pikë ku ajo, jeta, të godet jo pak, në shikimin e syrit.
Në këtë dialog të bukur, por edhe të trishtuar me librat- kaseta ajo ka edhe një kujtim të bukur të një libri që i erdhi nga Tirana, pas kërkesës që ajo i bëri për këtë libër që e kishte literaturën më kryesore e asaj lënde. Me një kushtim të veçantë, atë ia solli si dhuratë profesori Zydi Dërvishi
Madje na tregon edhe një ngjarje që e ka trishtuar pak dhe e ka “provuar“ atë sakrificë të jashtëzakonshme që ajo ka bërë dhe bën. E kishte dhënë një provim. Në sekretari i kishin humbur listën. Në kushtet e saj të vështira shëndetësore ku ta gjente të drejtën? Askund. U detyrua, që, për të ”rregulluar” gabimin e zyrtarëve që e kishin për detyrë një gjë të tillë, ta bënte edhe një herë provimin.
****
Njerëz të tillë kanë dhe duhet të kenë një motiv të madh në jetë. Që nga ajo hapësirë e vogël familjare ku njerëz të tillë e kanë të vështirë që të orientohen qoftë edhe për më të voglin shërbim njerëzor që mund të kenë si njerëzit e tjerë. Për të ka shumë motive udhëheqëse. Labirintet ku e ka futur jeta me një shikim të munguar ka bërë që ajo brenda një kohe të shkurtër të atij rrëfimi dramatik dhe heroik të jetës të na e shprehë forcën e saj shpirtërore për të fituar këtë betejë të përherëshme me kryemotivin e saj: “Gjeje motivin e jetës dhe ndiqe atë pas gjithnjë!”
Ndodhi që për tetë vite të jetonte e të punonte në Greqi.. Sëmundja e diabetit po ia veniste pak nga pak shikimin. Mjeku që ia vizitonte dhe e kuronte mes të tjerash e këshillonte që dilte në natyrë. Ajo kujton respektin që kishte ai mjek dhe shumë të tjerë për të mos e përmendur kurrë mungesën e shikimit. Ai e trajtonte njëlloj si të tjerët e kjo ngrohtësi njerëzore, aq e domosdoshme për këtë grup pacientësh është një nga terapitë më të spikatura. Përballë kësaj ngrohtësie ajo është e trishtuar kur thotë se në Shqipëri dallimi social i kësaj shtrese në krahasim me të tjerët është shumë e dukshme dhe që i jep edhe më shumë dhimbje njerëzore. Kështu pas kaq viteve ajo duhet të kthehej në Berat. Për të nisur gati nga e para jetën me disa kushte të ndryshme, natyrisht edhe të vështira që do të provonin në të njëjtën kohë edhe karakterin edhe guximin madje edhe persnalitetin edhe forcën, por edhe atë mjedis të ri njerëzor që po krijohej rreth saj dhe të paktën 600 të tjerëve që sot janë këtë listë në qarkun e Beratit.
Renata jeton me djalin e saj në një shtëpi fare afër shkollës së mesme “Kristaq Capo” të Beratit. Gatuan vetë, lan madje edhe hekuros vetë perdet. E ka të vështirë vetëm që t’i vërë ato.
Një ditë kur duhet të lyente shtëpinë mori për ndihmë njërën nga vajzat e dajës. Ajo, fare pa dashje pati një moment që nuk e lyente mirë murin. Në këtë çast, vetëm me mollëza të gishtërinjve ajo e kuptoi se nuk ishte bërë edhe aq mirë. Dhe natyrsht që i kërkoi që ta bënte prapë. Vajza, e çuditur me këtë ndjeshmëri dhe me këtë veprim, natyrisht që e pranoi gabimin i thoshte sa e sa herë shoqeve të saj ku ajo ndodhej: “Çfarë pastrimi bëni ju? Renata ishte supersterile në shtëpi”
Renata jeton jetën, gatuan, dëgjon muzikë, shkollohet dhe përdor internetin. Thotë se është e vetmja që ka në Berat, por edhe ndër të rrallat në Shqipëri një program të veçantë të leximit të internetit për të verbërit që i mundëson që të lexojë ato çfarë thuhet atje. Është romantike. Lexon dhe pëlqen shumë veprat letrare të romantikëve. Pëlqen shumë lagjet e Mangalemit, të Goricës për pastërtinë që ata kanë pasur me atë traditë të bukur të beratase në shekuj të lyerjes me gëlqere të rrugicave. Ndjek me të gjithë mjetet e komunikimit edhe sukseset e atyre shoqeve të komunitetit të saj që i përkasin muzikës, shkollës, në fusha të tjera të jetës duke u frymëzuar edhe vetë me këto shembuj frymëzues.
Është pjesa më aktive e Shoqatës të të Verbërve të Beratit. Para pak kohësh ajo përshëndeti edhe librin e Josif Mihos për kuzhinën beratase kur u bë ky promovim në një nga mjediset e Shtëpisë së Ushtarakëve të qytetit. Ishte një diskutim shumë emocionues. I saktë. I plotë. Duke përshëndetur këtë autor që ka botuar librin e tij të dytë me këtë temë ajo mbase ballafaqohej me jetën e saj, me motivet që ajo ka në jetën që do të vijë më pas.
Ndoshta, mendon ajo, edhe Shoqata të tilla duhet të jenë edhe më aktive në jetën sociale të qytetit dhe të vendit apo edhe shqria duhet që të marrë edhe më shumë detyrime për këtë shtresë sociale që ajo të përfaqësohet edhe më mirë në jetën sociale, kulturore. Në betejën e saj ajo ka një shok, një ushtar të palodhur, një kolonë ku mund të mbahet pa u trembur se një ditë mund të zhgënjehet. Është nëna e saj. Vetëm një nënë mund ta kuptojë se sa e dhimbshme është fati i vajzës së saj në këtë gjendje. Por prapë ajo është e lumtur se Renata i ka fituar vetë shumë sfida të jetës. Shumë herë bën edhe humor me të. Mundohet që edhe ta argëtojë që Renata të mos e ndjejë. Bëhet pjesa e sakrificës së saj.
Renata ka nisr edhe të ëndërrojë nusne e djalet të saj . “Nuse? Jo,- thotë ajo-. Përherë më kanë pëlqyer vajzat e do të doja që ta trajtoja të gjithë jetën time si vajzë. Një vajzë që të gjithë ëndrrat t’i ketë të bukura. Që të gjithë ditët e jetës t’i ketë të bukura.”
Në këtë karvan dëshirash ajo ka pranë besimin te Zoti. Banon në një lagje që është nga më tradicionalet e qytetit për besimin fetar. Madje fare pranë shtëpisë së saj është edhe një lulishte e bukur që në Berat e quajnë ndryshe “Dëshmorët e Kombit’ ka një histori shumë të bukur kjo lulishte. Në vitet 30 të shekullit të kaluar këtu kishte disa varre të familjeve myslimane dhe kryetari i bashkisë së qytetit kërkoi mirëkuptimin që të gjithë banorët të pranonin heqjen e eshtrave të të afërmëve për të bërë aty një lulishte.
Vetë Renata ka disa ëndrra të bukura. Këtë vit djali i saj duhet që të shkojë në shkollë të lartë dhe ajo, me gjithë kushtet e saj të vështira ekonomike, do të mundohet që të mos ia presë ëndrrën e tij djaloshare në mes. Ajo vetë kërkon kurse kompjuteri të diferencuara për këtë moshë, kërkon kurse të gjuhës angleze. Një ambicje për t’u përshëndetur. Dhe në mbarim të studimeve master në degën Filozofi- sociologji. Ëndrra e saj është që të punësohet në një nga sektorët socialë të bashkisë. Ka plotësisht të drejtë. Kush më shumë se vetë Renata do të mund që të bëhej avokatja dhe ndihmësja e asaj shtrese në nevojë sa ajo? Kush do të kuptonte saktësisht rrjedhën e vërtetë të jetës në këtë shtresë më shumë se ajo që përplaset çdo ditë me dallgë të tilla të mëdha? Ka takuar nga afër Liri Berishën dhe Zotin Genc Pollo që është dhe deputet i Beratit dhe ia ka treguar edhe për forcën, me të cilën ajo përpiqet që të mundë jetën. Ka dëgjuar edhe fjalët e tyre të ngrohta, dashamirëse, për ta ndihmuar për të përballuar sfidat e jetës.

Renata në ditë e pranverës beratase të mbushur me lule, me shushurimë Osumi, të mbushura me një lumë të madh njerëzor tërë kulturë që edhe sot e kësaj dite, si në asnjë qytet të Shqipërisë, vazhdon në të gjithë ditët e vitit traditën e shetitjes mbrëmësore, rri aty me nënën, me djalin, me shoqet dhe pa asnjë fjalë, por plot modesti, me jetën e saj-vepra më e bukur njerëzore, i kujton të gjithëve se jeta që fitohet dhe jetohet me pasionin e sakrificës, është shumë më jetëgjatë, më e lumtur se njëqind jetë të tjera që mund të jetohen pa kuptimin e tyre.

Janar , 2011

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen