1951 - 1984
Atdhetar, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare, hero i kombit Rexhep Mehmet Mala u lind në Hogosht të Dardanës me 29 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren ne tërësi Rexhep Mala e kreu ne Hogosht, me pastaj meqë i ati Mehmeti shperngulet ne Gjilan, Rexhepi e vazhdoi gjimnazin këtu e si nxënes I vitit të III-të ishte nder organizatoret e pare ne organizimin e demonstratave te 1968-tës. Në vitin shkollor 1969/1970 kur bijtë e bijat shqiptare po kërkonin te drejtat e tyre Brenda shtetit dhe okupatorit te ndytë, Rexhepin e përjashtojnë nga shkolla me qrast Rexhepi ishte i etur jo vetëm ne çështjet atdhetare për lirinë e atdheut por edhe për pasurinë e horizontit te tij ne aspektin intelektual dhe gjimnazin e vazhdoi ne Preshevë ku edhe e kreu me sukses.
Ne vitin shkollor 1970/71 me kënaqësi të veçantë ushtroi
detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec te Prishtinës, mirëpo I etur për dituri
dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua ne fakultetin Ekonomik ne
Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e pare te studimeve, ishte edhe ne
ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi ne Shqipëri nga edhe kthehet shumë
shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër dhe pikërisht në Prishtinë,
rrugëtimi, shkuarja-ardhja e tij ne Shqipëri i kushton me burg qe ndëshkohet
nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu
për te kaluar një kohë edhe jashtë shtetit të Jugosllavisë fashiste të cilin
Rexhep Malaj s’e njohu kurrë si shtet të tij.
Kaloi një kohë edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe në
Zvicër. Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte ne
shoqërim, e kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lire dhe të pavarur
por ishte ne përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar i
Lëvizjes Nacional Çlirimtare pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçin
e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh dënohet me 9 vite
burgim të rëndë.
Doli nga ato dyer te ndyta dhe e gjen atdheun, Kosovën po
aty ku e kishte lënë më pare, pas 8 vitesh Rexhep Mala nuk vëren se diç kishte
ndërruar, jo... sërish të robëruar me qrast atë jetë me atë robëri Rexha s’e
deshti kurrë dhe me plot energji futet serish në rrugën drejt realizimit të
synimeve dhe idealit të tij, gjen shokun e idealit Nuhi Berisha dhe futen prapë
në ilegale, pas daljes nga burgu e shkroi edhe një shkrim net e cilin thotë :
“Tash e tutje edhe ne do ja fillojmë këngës, bile këngës të cilën askush s’do
te mund ta këndoj me mire se ne, zjarrit do t’i përgjigjemi me zjarr meqë s’na
keni lëne rrugë tjetër, s’lat’ gjë pa bere mbi këtë popull e qe me ju s’ ka
kurrfarë marrëveshje, jemi dy palë te papajtueshme e kundërshtare e pasi qe e
keni mbushur kupën qe moti, durim me nuk ka, e ju e keni humbur çdo ndjenje
humane...” ndonëse ne çdo hap i përcjellur, UDB-ja u bie në gjurmë, por trimat
ne fjalë lidhen besa-besë për t’mos u ra ne dorë te gjallë gjelatëve dhe me 7
tetor 1983 kalojnë ne ilegalitet, ne lagjen e trimave te Prishtinës, ne një
luftë të pabarabartë por me këngë dhe refale armësh me 11/12 janar 1984 ranë
heroikisht per t’mos vdekur kurrë.
Pa dyshim se Rexhep Mala ishte njeri nder trimat me te
mëdhenjtë kosovarë që pas LDB-së I parapriu luftës së armatosur te popullit
shqiptar te Kosovës per çlirim nga armiku shekullor serbo-sllav andaj Rexhep
Mala, Nuhi Berisha, Tahir Meha, Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Ali Ajeti e
Bajram Bahtiri e shume te tjerë u shndërruan në një ushtri te madhe me te
pjekur e me te organizuar e cila do te behet realitet vite me vonë me çka edhe
gjaku i tyre bashkë me amanetin qe patën sikur do te përmbushet ne një masë nga
shokët e tyre te idealit.
Ne dosjet e SPB-së te Kosovës ceket kjartë se Rexhep Mala
ishte nder te burgosurit me te pathyer i cili me se gjati kishte mbajtur grevë
urie, megjithëkëtë ai arrin që edhe pse ne kushte te vështira të shkruaj
ditarin nga burgu Kujtime nga Burgu ku paraqet jetën shume te vështire dhe
torturat me çnjerëzore mesjetare te UDB-së qe ishin përdorur e ushtruar kundër
tij.
Sot për veprën patriotike të Rexhep Males me plot krenari
flasin bashkëpunëtoret, bashkëluftëtaret, bashkëfshataret dhe mbarë Kosova në
përgjithësi ndonëse emrin e Rexhep Males e shohin në çdo flamur me shqiponje
dykrenare, e hasim ne shume rrugë te cilat me ndere e krenari mbajnë emrin e
tij, ne shume sheshe e vatra edukativo-arsimore, e piktoreve, poeteve dhe
këngëtareve u linden frymëzime dhe vargje për krijimtari te reja, po ta
vizitoni Gjilanin, aty do te jeni edhe me të gëzuar ngase shtatorja e ngritur
në Gjilan ku qytetit i bëjnë roje edhe ne ditët e sotme duke ndriçuar dhe
shtuar krenarinë dy simbole te kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha që shquhen
nder figurat me te ndritura te qendreses sonë kombëtare.
Burimi: WIKIPWDIA
Burimi: WIKIPWDIA
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen